Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Do ndërtojmë një qendër të gazit natyror në Vlorë. Alijev: Thellojmë bashkëpunimin në fushën e energjisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Rama: Do ndërtojmë një qendër të gazit natyror në Vlorë. Alijev: Thellojmë bashkëpunimin në fushën e energjisë
Politike

Rama: Do ndërtojmë një qendër të gazit natyror në Vlorë. Alijev: Thellojmë bashkëpunimin në fushën e energjisë

Published: March 1, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Korridori Jugor i Gazit e ka bërë Europën më të sigurt. Në fjalën e tij në Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit, kreu i qeverisë u shpreh se do ndërtohet qendër gazi natyror në Vlorë.

“Aktualisht në Shqipëri po kërkojmë të ecim përpara përsa i përket gazifikimit. Duke u mbështetur në përvojën e suksesshme të bashkëpunimit me TAP, në bashkëveprim me partnerët tanë, synojmë të ndërtojmë një qendër të gazit natyror të lëngshëm në Vlorë“, tha ai.

Kryeministri theksoi më tej se së shpejti furnizimi i BE-së nga gazi rus do të shkojë në 0%.

- Publicitet -

“E vërtetë, kjo rrugë e re e mëndafshtë e energjisë e korridori jugor, është shndërruar në një urë bashkëpunimi intensiv, duke sjellë më pranë vendet, kompanitë në një format që vetëm sa shton dëshirën e mundësitë që ofron.

Sot ky format është shndërruar në një urë ku pjesë e re përbërëse është bërë dhe dimensioni i energjisë së gjelbër. Pra sot jemi dëshmitarë se Korridori jugor i gazit ka ndryshuar shumë jetë dhe ka bërë Evropën më të sigurt. Korridori jugor i gazit do mbetet një prej burimeve të pakta të qëndrueshme konkurruese të transportimit të gazit që vjen për në BE.

Me % e gazit rus në BE që po bie nga 40% në aktualisht në 8 % dhe së shpejti në 0% dhe në agjendën e gjelbër dhe përpjekjet për shkarbonizim në pikën më të lartë, gazi i Azerbajxhanit dhe rajoni kaspik janë thelbësor për të ardhmen e përbashkët”, u shpreh kryeministri.

Ky i fundit theksoi se Shqipëria është e pozicionuar strategjikisht në rrugën e gazsjellësit TransAdriatik që është një lidhje jetike në Korridorin Jugor të gazit.

“Ne synojmë të kapitalizojmë mbi këtë korridor transformues duke orientuar investimet drejt projekteve të energjisë së ripërtëristhshme dhe zhvillimit të infrastrukturës së qëndrueshme.

Shqipëria është e mbështetur 100% në energjinë e ripërtërishtme. Duam të diversifikojmë burimet tona të energjisë që mbështetet kryesisht në burimet hidrike”, tha Rama.

Ndërsa presidenti Ilham Alijev u shpreh se Shqipëria dhe Azerbajxhani kanë bashkëpunime në fusha të ndryshme. Ai u shpreh se Shqipëria ka luajtur rol të rëndësishëm në zbatimin e projektit të korridorit jugor të gazit dhe vazhdojnë të luajë rol të rëndësishëm ai anëtar i ekipit të TAP.

“Ne bashkëpunojmë në fusha të ndryshme. Kemi një dialog aktiv politik dhe takimet e mia me kryeministrin kanë një agjendë të rregullt në të dyja vendet. Mbështesim njëri-tjetrin në institucionet ndërkombëtare dhe punojmë për çështjet e sigurisë energjetike.

Shqipëria ka luajtur rol të rëndësishëm në zbatimin e projektit të korridorit jugor të gazit dhe vazhdojnë të luajë rol të rëndësishëm ai anëtar i ekipit të TAP. Po diskutojmë aspekte të ndryshme të bashkëpunimit tonë energjetik dhe jam i sigurt se gjatë diskutimeve të sotme do trajtojmë të gjitha çështjet që ekzistojnë”, tha Alijev.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?