Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama e nis fjalën në Asamblenë e PS me “bumin” turistik: Rritja e vazhdueshme e qeverisë tonë kulmoi këtë vit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama e nis fjalën në Asamblenë e PS me “bumin” turistik: Rritja e vazhdueshme e qeverisë tonë kulmoi këtë vit
AktualitetPolitike

Rama e nis fjalën në Asamblenë e PS me “bumin” turistik: Rritja e vazhdueshme e qeverisë tonë kulmoi këtë vit

Published: September 4, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij në sallën ku po mbahet Asambleja e Partisë Socialiste. Teksa bëri një krahasim me Shqipërinë e para një dekade, Rama theksoi arritjet e qeverisë së tij të cilat kulmuan këtë vit me bumin turistik.

Rama përmendi zhvillimin që kanë marrë qytetet bregdetare të vendit dhe jo vetëm. Ai shtoi se edhe zonat më larg detit, janë përfshirë nga një erë e re e ndryshimit.

“E para, sezoni i jashtzakonshëm turistik i këtij viti dhe e dyta impakti i pazakonshëm i organeve të reja të drejtësisë në këtë periudhë kongresi të vendit tonë. Ky është vetëm një fillim i ri, nuk është maja ku duam të arrijmë në fund të kësaj dekade, rruga drejt asaj maje, Shqipëria 2030 është ende përpjete dhe sfidat janë ende më të mëdha. Sa më shumë bëjmë progres, aq më shumë rritet nevoja për dije e fuqizim politik, aftësi, cilësi e shpejtësi vendimarrëse. Kur kthejmë kokën pas kemi 1001 arsye për të qenë krenar për rrugën që kemi bërë. Shqipëria e para 10 viteve kishte po këto hire nga Thethi në Konispol por nuk ishte një destinacion turistik evropian. Për të tjerët Shqipëria ishte sinonimi i prapambetjes, në pasqyrat e shtypit botëror lajmet e mira për Shqipërinë ishin si pika uji në shkretëtirë dhe për turistët ishte një vend zhgënjyes për të mos u kthyer më. Industria jonë turistike ishte inekzistente. Këtë vit, qysh në pranverë nuk ka pasur javë që mos të jetë shkruar për Shqipërinë turistike, në kanalet ndërkombëtare të vendeve më të mëdha të botës e bombarduan publikun e tyre me tone plot simpati për shpërthimin turistik të Shqipërisë. Turizmi ishte një kockë pa mish në pjatën e ekonomisë së tyre vite më parë, në Berat nuk shkohej se s’kishte rrugë, Korça s’kishte restorant, në Gjirokastër copë-copë. Pa folur fare për qytetet e tjera, kur sezoni sillte vetëm emigrantë të përmalluar për në shtëpi. Rritja e vazhdueshme e kësaj dekade të parë të qeverisë tonë hap pas hapi, kulmoi këtë vit me një bum të vërtetë turistik. Kjo erë e re u ndje modestisht edhe në qytetet e tjera larg bregdetit, kur unë flisja në ato fillimet e Rilindjes Urbane për Tepelenën turistike nuk më besonin. Kryeqyteti që deri dje shkretohej në Korrik, këtë vit u pushtua nga turistët, duke sjellë një lum të pataksuar parash direkt për familjet përmes sistemit Arbnb. Madje edhe në zonën e Kumes në Vlorë ku deri dje ujërat e zeza dilnin nga dera e shtëpive, këtë vit hynin e dilnin turistët në lagjet e reja. Aeroporti i Tiranës, ka më shumë pasagjerë se aeroporti i Beogradit, kush mund ta imagjinonte këtë 10 vjet më parë?! Rinasi do kapëcejë mbi 6 mln këtë vit, me siguri. Ky sezon që ende s’ka mbaruar, duket sikur kanë kaluar 100 vjet, a jam i gëzuar, po jam shumë! A jam i lumtur, jo nuk jam! Mund të mos jem i gëzuar që mendoj se deri dje ishin aty Sahati, muzeu, Skënderbeu, edhe kisha e xhamia, madje edhe liri demokracia bashkë me paratë e qeverisë që derdheshin kot për t’i bërë reklamë Shqipërisë në CNN. Sot, për Shqipërinë e kryeqytetin e saj flasin keq vetëm shqipfolësit të cilët mua dhe këtë parti na duan të vdekur, shqiptarët që kanë akoma nerva t’i dëgjojnë dhe duke i lënë pa gojë të huajt. Miliona e miliona turistët nga tërë Evropa e Amerika vijnë të buzëqeshur nga kurioziteti dhe largohen të buzëqëshur nga hiret e këtij vendi, që të gjithë thonë duam të kthehemi përsëri, gjejnë një siguri mbresëlënëse që nuk ka asnjë lidhje me legjendat“, tha Rama

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Konjufca i shkruan Kallas: Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik” kërkon reagim të ashpër nga BE
  • Irani godet bazën amerikane në Bahrein dhe ndalon katër anije në Hormuz, SHBA kundërpërgjigjet
  • DETAJE: 9 plumba ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, autorët dyshohet se u arratisën me skaf
  • Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ballukut
  • Shezlongët e vjedhur në Itali, shfaqen në Kepin e Rodonit

Komentet e Fundit

  1. Detari on Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  2. Detari on Çështja Homerike
  3. Emigranti on Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  4. Lulo Saka on “Një fuoristradë më preu disa herë rrugën, pasi filmova marrjen e inerteve nga Shkumbini”
  5. ANA on Një klithmë e heshtur për mënyrën se si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?