Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama ironizon Bashën: Erdhi ‘Lul tsunami’ dhe u mbylla në lista, më ka marrë malli të këndosh himnin, jepi gaz!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama ironizon Bashën: Erdhi ‘Lul tsunami’ dhe u mbylla në lista, më ka marrë malli të këndosh himnin, jepi gaz!
AktualitetPolitike

Rama ironizon Bashën: Erdhi ‘Lul tsunami’ dhe u mbylla në lista, më ka marrë malli të këndosh himnin, jepi gaz!

Published: March 22, 2025
Shpërndaje

Nuk kanë munguar as ditën e sotme video-postimet në distancë mes kreut të mazhorancës Edi Rama dhe atij të Koalicionit Euroatlantik, ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Kryeministri i është përgjigjur Bashës pas “zgjimit në mesnatë” që i bëri dhe pyetjes se “ku i ke shokët”, me një tjetër postim në rrjetin social Facebook, me nënshkrimin: “Jepi gaz!”

Duke përdorur në sfond gjatë udhëtimit me mjet, hitin muzikor ‘Jepi gaz’ të Ronela Hajatit, Rama vijon me thumbimet në distancë dhe virtuale.

- Publicitet -

Teksa vendos thirrjen e Bashës që ‘të dilte në fushë’ apo se ‘kishte nxjerrë doktorin për të sulmuar Bashën’, kreu i mazhorancës i përgjigjet se “nga frika u futa te listat e mbyllura, pasi e ndjeu edhe bufi plak, duke ulur qepenin, prej frikës ndaj tij (Bashës)”.

Rama i ka gjetur një epitet të ri, duke e thirrur edhe “Lul tsunami”, teksa i kujtoi me ironi edhe “shkatërrimet elektorale” që i kishte bërë në 4 fushata radhazi, 2015, 2017, 2019 dhe 2021.

“Më ka marrë malli mo burrë, të ma këndosh himnin aty poshtë”, i thotë Rama, teksa vendos sërish në sfond një pjesë të deklaratës së Bashës që të dilte në fushë dhe të mos linte vetëm Sali Berishën.

“Jo mo burrë, u ngrejt era euroatlantike dhe po shkunden puplat te këneta. Më keni bërë si dashnore kolektive me doktorin, ai thotë jam i “Lul bravës”, ti thuaj jam i doktor bufit, si shprehja e Robert Çamçakëzit”, shprehet kryeministri.

Teksa në fund e pyet se “Gaz ballokumja i kujt është (për Gazment Bardhin), se më çmende, thoshe është i imi, i imi! Mos harro, të përshëndes (vendos këngën në sfond), numrin 5, bashkë me Hysenin dhe Pëllumbin”, e mbyll Rama.

Video-postimi i plotë i Edi Ramës në Facebook:

Basha- O Rameee, çfarë frikacaku je me burë, ke vënë doktorin me më sulmu mu…! A ça je, ça je, mërzit doktorin që i sulmoi partnerin eee…?!

Rama- Ahaha… e ndiu Lul e ndiu… E ndjeu bufi plak, atë që ndjeva unë kur u futa me vrap aty te lista e mbyllur! Sa e pashë që u zgjove, pupupu ça stresi, ik thashë, ik, ik mbyllu në listë aty, mbyll qepenin se të shkatërroi prapë Lul tsunami, siç më shkatërrove më 2015, 2017, 2019, 2021, eh ça më ke bë, ça më ke bë. Po që më ka marrë malli mo burrë të ma këndosh pak himnin aty poshtë.

Basha: Po dil vetë në fush mo burrë… doktori 81 vjeç!

Rama: Unë të dalë në fushë? Mos mo burrë, tani që dole ti me Hysen Gjurën dhe Pëllumb Seferin, jo mo vlla. Le të merret bufi me ty tani, se e mori lehtë këtë punë. Po kam frikë se është vonë, u ngrejt era euroatlantike dhe po shkunden puplat te këneta, po shkunden puplat.

Basha: Dil vetë në fushë, thuj doktorit merrem unë me Bashën, siç jeni marrë më përpara të dy me mua…!

Rama: Eeee, vallai këtu s’di ça të them tani, se më keni bërë si dashnore kolektive kur thoshte ai, robert çamçakëzi, e mban mend bertin apo jo, te ai filmi “Horizonte të hapura”, ju mbyti xhelozia ju mbyti… ti thua jam i doktor bufit, ai thotë jam i lul bravës. Ore nuk e di, po ai Gaz Ballokumja i kujt është mor Lul, pash Zotin se më para më çmendje, gazi është i imi, Gazi është i imi, s’ka si Gazi im… ahahah! E mor artist kur do të të kuptojë ty këneta do jetë tharë komplet. Por ti, ti, mos ma ndaj mendjen e lehtë dhe ec aty, jepi gaz! Të përshëndes! (vendos këngën ‘Jepi gaz’ në sfond)… Dhe në fund fare mos harro, 5, numrin 5, bashkë me Hysenin dhe Pëllumbin!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  • Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  • Polici dhe Gardë pranë resorteve: KISH nxjerr në garë Dhërmiun dhe Palasën
  • Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës
  • E FUNDIT: Refit Buzi vret veten, disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën

Komentet e Fundit

  1. Indriti on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  2. tarasi on “Kam sjellë me vete dy dokumente…” Rama thotë se do bëjë kthesë dhe “do skanohet” ligji për Zonat e Mbrojtura
  3. Wrzzt on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  4. Anonymous on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  5. Arlinda Ymeraj on Ylli Manjani: Të isha në vendin e gardistëve, do t’ia fusja me shpullë turinjve Agron Shehajt

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?