Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama ironizon Berishën: Çfarë do bëjë, do u ngrejë tavanin atyre në Bruksel?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama ironizon Berishën: Çfarë do bëjë, do u ngrejë tavanin atyre në Bruksel?
Lajmi i funditPolitike

Rama ironizon Berishën: Çfarë do bëjë, do u ngrejë tavanin atyre në Bruksel?

Published: April 21, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një miting me gratë dhe vajzat e Durrësit, nga ku përveçse ka kërkuar mandatin e radhës pas zgjedhjeve të 11 Majit, gjithashtu ka ironizuar dhe kreun e PD-së, Sali Berishën.

Teksa ishte duke folur për rëndësinë e negociatave me Bashkimin Evropian, e se sipas tij vetëm Partia Socialiste mund të dakordësohet me unionin, Rama pyeti me ironi se “çfarë do bëjë ai në Bruksel, do ngrejë tavanin?”, referuar kështu vizitës së Berishës në Krujë, nga ku foli për tavanin për bizneseve dhe videoja e tij me një tregtar u bë virale.

“Sinqerisht u fol këtu për mandate. Tani po të jetë puna për mandatin e 8 ne e dimë shumë mirë, ne i marrim qoftë edhe thjesht dhe duke bërë atë që kemi bërë gjithnjë, shumë punë patjetër, por nuk na i marrin dot. Ama duhet diçka më shumë, jo për mua as për… na duhet diçka më shumë për të pasur një vazhdimësi në negociata e për të mos u ndërprerë asnjë sekondë dhe negociatat janë diskutime, dakordësi, e kur bëhet dakordësia që thonë do bëni këtë, këtë, këtë, e ne themi do i bëjmë, këto do shkojnë në Parlament. Duhen mbështetje, kërkojnë mbështetje. Përfytyroni tani që këto procese të kalojnë nga këneta. Nuk del llogaria, se nuk e llogaris që Shqipëria të çojë bufin në Bruksel. Pasi ne ua përmbysëm komplet imazhin për Shqipërinë, e bëmë një vend të respektuar, të vlerësuar, që nuk na shohin dot nga lart poshtë e pse janë më të mëdhenj e të fortë, na shohin sy më sy. Imagjinoni tani ata të marrin vesh se shqiptarët vendosën që ju të flisni me bufin, që në çdo fjali i fiken llampat 3 herë. Ça do bëjë, do ua ngrejë tavanin atyre në Bruksel? Ne na duhet që të kemi parasysh që më 16 Maj në Tiranë tek Sheshi Skëndërbe do vijë gjithë Evropa, jo vetëm BE, por do shkulën të gjithë nga Londra në Ankara, në Baku, Kiev, Stokholm, të gjithë, BE dhe jo BE, të gjithë ata që janë anëtarët të Këshillit të Evropës. Do vijnë të gjithë atje, te Skënderbeu, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, të gjithë…”, tha Rama.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania ku u përgjuan: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  • Vendimet e Hagës për ish-krerët e UÇK, vjen reagimi i parë nga qeveria Kurti
  • VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  • Bëhet thirrje për qetësi dhe për të pritur vendimin e Apelit: Reagimet e para në Prishtinë dhe Tiranë pas dënimit të krerëve të UÇK
  • Dënohen krerët e UÇK, reagon Edi Rama: Marre!

Komentet e Fundit

  1. PANO HALLKO on Gjyqi i Historisë
  2. O fol e mba, o bëj e ha on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  3. Rjepsi on Shtrenjtimi i tarifave “zbraz” bankat e shkollave private, ku po shkojnë nxënësit
  4. Mala on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  5. .... on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?