Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Kamza do ndahet nga urrejtja dhe përçarja!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama: Kamza do ndahet nga urrejtja dhe përçarja!
AktualitetPolitike

Rama: Kamza do ndahet nga urrejtja dhe përçarja!

Published: May 11, 2023
Shpërndaje

Partia Socialiste ka mbyllur fushatën e saj këtë të Enjte dhe në Kamëz. Kryeministri Edi Rama bashkë me kandidatin e mazhorancës për këtë bashki Rakip Sulin, u pritën me ovacione. Në fjalën e tij, Rama vuri theksin te transformimi historik që sipas tij Rakip Suli ka bërë për Kamzën në këto 4 vite.

“Unë votoj në Tiranë, jo në Kamëz, jam votues në Tironë, por dua të them disa gjëra që janë shumë të rëndësishme jo për ju, as për ata që ndryshimin e Kamzës e kanë prekur çdo ditë, por për shumë të tjerë që është provuar se në bashkinë e Kamzës që është vlera e votës, ju e dini se Kamza është drejtuar nga të tjerët që nga viti 1992 kur janë bërë zgjedhjet e para pluraliste vendore deri në 2019 kur bashkia Kamëz nuk pati garë sepse ata u tërhoqën dhe filluam ta drejtojmë ne me Rakipin. Bashkia Kamëz filloi të drejtohet nga Rakipi me mbështetjen tonë, duke bërë faktikisht një transformim për Kamzën që nuk kishte ndodhur në gjitha vitet e tjera të marra sëbashku. Një transformim se si kjo bashkësi e madhe njerëzish e ardhur nga të gjitha anët, trajtohet në radhë të parë, me respekt, me dashuri dhe me shumë durim për të pasur vëmendjen te çdo familje, te çdo derë.”

Kryesocialisti u shpreh se pavarësisht propagandës së vazhdueshme ndaj qytetarëve të Kamzës, tanimë ata e kanë parë vetë ndryshimin rrënjësor që nga infrastrukturat arsimore e deri te hapësirat argëtuese për fëmijët.

“Rakipi përmendi ato politikat sociale të kamzës, janë shembullore, janë kuptimplota për atë që Rakipi përfaqëson. Pastaj kujdesi për fëmijët, ajo që gjithmonë më ka shqetësuar thellë kur kam vajtur në Kamëz, kur ne kemi pasur gjithmonë e më tepër njerëz që na kanë dëgjuar, por jo një shumicë që na kanë votuar, sa herë kam ardh në Kamëz ishte një vend ku nuk kishte vend për fëmijët, për vajzat dhe djemtë, nxënëse dhe nxënës sepse s’kishte ansjë infrastrukturë arsimore, asnjë hapësirë sportive, asnjë adresë për nënat që të çonin fëmijët e tyre dhe gjithmonë kam menduar se si i bëhet që të arrijmë të komunikojmë me ata që nuk janë thjesht votues, por janë prindër, që duhet ta shohin votën e tyre si një investim për fëmijët e tyre, jo në kuptimin abstrakt e ardhmja, por në kuptimin konkret.

Ka qenë e pamundur sepse politika e përçarjes dhe urrejtjes, i gjithë sulmi propagandistik edhe kundër meje duke thënë që Edi Rama nuk ju do, e bënin shumë të vështirë t’i mendonin gjërat pa tifozllik, pa ngjyra dhe ky moment erdhi dhe fati e deshi që ata që Kamzën e mbajtën për fyti të dilnin nga rruga normale e marrëdhënies me qytetarët dhe të braktisnin procesin zgjedhor. Dhe, në atë moment ndodhi ajo gjëja që sot na ka dhënë mundësinë që Kamza të flasë vetë si pasqyra domethënëse e një ndryshimi historik. Kështu ndodh kur ne drejtojmë bashkitë sepse ne kemi një tjetër vizion, qasje për atë që është qeverisja vendore. Dhe nuk ka sesi të ndodhë ndryshe sepse kjo është një provë e stërdhënë në shumë e shumë vite, edhe në Tropojë deri në vitin 2019 ne kurrë nuk e kemi patur drejtimin e bashkisë.”

Rama u shpreh me bindje për fitoren në këtë bashki më 14 maj.

“Puna më e madhe dhe vepra më historike e Rakip Sulit do të jetë në 14 Maj sepse 14 Maji do jetë ndarja e Kamzës me urrejtjen, kapërcimi nga vetë komuniteti i Kamzës i një ndasie të hekurt, të pashpirt, të pabesë, e një ndasie e cila është ushqyer nga nevoja për pushtet e një grushti njerëzish që e morën peng PD që në krye të herës.”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?
  • Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  • Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Komentet e Fundit

  1. K R on 21 janari, një provë zjarri për drejtësinë e re që duhet çuar deri në fund për hir të së ardhmes
  2. K R on Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?
  3. K R on Historia nuk jep “waiver”
  4. Pensionisti i Porcelanit on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  5. Po on Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?