Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Kemi bërë 15 marrëveshje për pensionet me vendet ku janë shqiptarë, po negociojmë edhe me Greqinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama: Kemi bërë 15 marrëveshje për pensionet me vendet ku janë shqiptarë, po negociojmë edhe me Greqinë
AktualitetPolitike

Rama: Kemi bërë 15 marrëveshje për pensionet me vendet ku janë shqiptarë, po negociojmë edhe me Greqinë

Published: February 25, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama në lidhjen e tij live në “Facebook” në rubrikën “Sy m’sy” foli në lidhje me pensionet pasi u pyet nga një zonjë. Rama u shpreh se ata nuk kanë ndenjur duar kryq ndërsa theksoi se kanë bërë 15 marrëveshje për pensionet me vendet ku janë shqiptarë.

Ai gjithashtu theksoi se janë duke negociuar me qeverinë greke që sipas tij është marrëveshja më e vështirë. Sipas tij e vështirë ishte edhe marrëveshja me Italinë. Rama theksoi se duke bërë marrëveshjet me Italinë kanë garantuar se vitet e punës së pensionistëve shqiptarë në Itali të njihen.

“Mesa kuptoj unë zonjë ju shkruani nga Greqia, keni shkuar atje mbase në vitet ‘90 ose më vonë por jeni atje, keni punuar atje me siguri dhe nuk keni paguar asgjë në sistemin e sigurimeve shoqërore të Shqipërisë. Si ju janë qindra mijëra të tjerë. Si gjenden këto para që t’ju jepet të gjithëve pensioni që do të dëshironin? Ama nga ana tjetër nuk kemi ndenjur duarkryq por kemi bërë 15 marrëveshje për pensionet me vendet ku janë shqiptarë, dhe jemi duke negociuar me qeverinë greke, që është marrëveshja më e vështirë.

- Publicitet -

Dy ishin të vështira, Italia. Bëhen shumë më shpejt gjërat këtu se në vendet e BE se sa kohë u bë që është firmosur marrëveshja me Italinë, ka shkuar në parlament, është një histori burokracie dhe procedurash, vendet më të zhvilluar kanë më shumë burokraci, kështu që duke bërë marrëveshjet me Italinë kemi garantuar se vitet e punës së pensionistëve shqiptarë në Itali njihen. Shumë herë mirë dhe nganjëherë keq, kjo qeveri dhe unë në krye të saj jemi këtu për të bërë një detyrë. Nuk jam këtu për të dëgjuar gjithë farë lloj llafesh dhe për të gëlltitur poshtërsitë dhe sulmet ndaj meje, familjes, njerëzve me të cilët punoj sepse kam një axhendë tjetër por sepse jam në një mision”, tha Rama.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vdes 87-vjeçarja që u bë simbol i protestave në Spanjë
  • Eurodeputetët marrin deri në 18 mijë euro në muaj, të Majtët në Parlamentin Europian kërkojnë përgjysmimin e pagave
  • “O hajdut!” – I riu godet me vezë makinën e Edi Ramës, policia i vihet pas (VIDEO)
  • Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  • ​”Nuk patën as guxim, as dëshirë!” SPAK pezulloi dosjen Berisha, reagon Haklaj: UDB shkatërroi vendin nëpërmjet tij

Komentet e Fundit

  1. Regjimet si Diktatura me kozmetike on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  2. Kuptove?! on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  3. Xha Teme Analisti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  4. katarakti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  5. nastradini on Dje, dita më e rëndë e karrierës sime, por Kosova fitoi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?