Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama ‘këshilla’ Kurtit: Përmbushni obligimet për BE-në, kështu do fitoni paqen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama ‘këshilla’ Kurtit: Përmbushni obligimet për BE-në, kështu do fitoni paqen
AktualitetPolitike

Rama ‘këshilla’ Kurtit: Përmbushni obligimet për BE-në, kështu do fitoni paqen

Published: September 28, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë së fundmi një intervistë për mediat kosovare teksa ka folur për situatën aktuale në Kosovë, për zhvillimet e fundit politike dhe rajonale si dhe gjykimin në Hagë të ish-krerëve të UÇK-së.

Për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Europian, Rama tha se është e vetmja formë që shteti të fitojë paqen. Kryeministri u shpreh se Kosova nuk duhet të mendojë aspak për Serbinë në arritjen e qëllimeve të veta.

“Që të fitojë paqen do të thotë që të sistemohet në tryezën e bashkësisë demokratike. Kjo është e gjitha. Që ta bëjë këtë nuk duhet të shoh fare nga Beogradi, nuk duhet të mendojë fare për Serbinë, nuk duhet t’ia di fare për çfarë thonë apo çfarë pretendojnë serbët, por duhet të bëjë detyrat e veta.

- Publicitet -

Duhet t’i bëjë detyrat e veta për veten dhe për të ardhmen e vet, jo për serbët. Dhe këto lidhen me dialogun por lidhen me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara pastaj, që do të thotë se nëse në tryezën e dialogut janë ‘x’ pika për tu përmbushur, Kosova t’i bëjë në mënyrë unilaterale dhe të shkojë përpara. Nuk ka rëndësi fare se çka bën Serbia, kurrë mos i bëftë, s’ka asnjë problem”, tha Rama.

Shefi i qeverisë shqiptare theksoi se nëse Kosova përmbush obligimet e veta si shtet dhe Serbia jo, atëherë Kosova më drejtë i thotë të gjithëve “shkoni merruni me Serbinë, unë dua vendin tim, dua rrugën time, dua vëmendjen time’”.

Ndër të tjera, Rama foli dhe për Gjykatën Speciale të Hagës ku po mbahen në paraburgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të akuzuar për krime lufte.

Rama u shpreh se krijimi i Gjykatës Speciale erdhi pas një raporti të politikanit zvicerian Dick Marty të titulluar “Trajtimi çnjerëzor i njerëzve dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë” gjatë luftës në Kosovë.

Gjithashtu dhe dëshmitarët që kanë marrë pjesë në këtë proces, kryeministri Rama i ka cilësuar aktorë të epokës së Millosheviçit.

“Po të shohësh se çfarë e nxiti krijimin e Gjykatës Speciale edhe për çfarë po flitet në këtë proces, se në fund të ditës është harruar se krijimi i Gjykatës është nxitur nga raporti i famëkeqit Dick Martyt, dhe nuk ka asnjë gjurmë, asnjë shenjë, asnjë shkronjë dhe asnjë tingull të lidhur me atë trafik organesh, qoftë në atë çarçafin e akuzës, qoftë në gjithë zhvillimin e procesit.

Pra, që këtu ka një devijim dramatik dhe është e gjitha një histori insinuatash e pa mbështetur në asnjë provë bindëse, përkundrazi e mbështetur nga dëshmitarë super-qesharakë që duken si aktorë të epokës së Millosheviqit”, u shpreh Rama.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 14 tetor 2026
  • 19-vjeçari u tërhoq zvarrë me këmbë të thyer, pezullohen 5 efektivë dhe shefi i Rendit
  • Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  • VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  • Protestuesit zhvendosen te Bashkia, thyejnë derën dhe futen brenda, ndërhyn policia (VIDEO)

Komentet e Fundit

  1. L on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  2. Historia on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  3. K R on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  4. Andi on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  5. Stop dhunës ndaj protestuesve shqiptar! on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?