Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama kujton Srebrenicën, ç’thuhet nga PS për krimin e llahtarshëm serb
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama kujton Srebrenicën, ç’thuhet nga PS për krimin e llahtarshëm serb
AktualitetPolitike

Rama kujton Srebrenicën, ç’thuhet nga PS për krimin e llahtarshëm serb

Published: July 11, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama përkujtoi masakrën më famëkeqe serbe në Bosnje, me një status ku shkruan:

“11 korrik – 28 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës”.

- Publicitet -

Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë më tepër se tetë mijë burra e djem muslimanë në enklavën lindore boshnjake të Srebrenicës.

Parlamenti Evropian e ka shpallur 11 korrikun datë të përkujtimit të masakrës më mizore që ka njohur Evropa pas Luftës II Botërore.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi vitin e shkuar me 113 vota pro, Rezolutën e propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.

Në Rezolutën për Srebrenicën, nismë e PS-së, thuhet: “Kuvendi i Republikës së Shqipërisë konfirmon qëndrimin e Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake në Srebrenicë nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar, nxit fenomenin e pandëshkueshmërisë ndaj krimeve të luftës, si dhe shkel mbi dinjitetin e më shumë se 8 mijë civilëve që u masakruan në Srebrenicë, të mbijetuarve dhe familjeve të tyre, por edhe ndaj rreth 10 mijë shqiptarëve të vrarë gjatë spastrimit etnik në Kosovë dhe 20 mijë grave të dhunuara nga regjimi serb i Sllobodan Milosheviçit;

Shpreh dhimbjen e thellë për viktimat dhe traumat njerëzore të shkaktuara nga gjenocidi në Srebrenicë, si dhe mirëkuptimin e plotë dhe simpatinë e sinqertë ndaj tërë të lënduarve gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë dhe Hercegovinë;

Dënon fuqimisht çdo prirje dhe veprim për të mohuar publikisht me qëllim ose jo, gjenocidin e kryer në Srebrenicë, fshehjen e motiveve, lëvdimin e autorëve, ideatorëve dhe mbështetësve të këtij gjenocidi, si dhe konsideron të papranueshme e tejet të rrezikshme vazhdimin dhe përshkallëzimin e retorikës politike nacionaliste, nxitjen e urrejtjes etnike si pasojë e mohimit të gjenocidit të kryer në Srebrenicë, masakrave dhe krimeve të tjera kundër njerëzimit kryer në të gjithë hapësirën e ish-Jugosllavisë nga disa individë, grupime, e aktorë politikë e mediatikë brenda e jashtë rajonit të Ballkanit;

Bashkohet me vlerësimin se qëndrimet e kandidatëve për anëtarësim në BE duhet të përputhen plotësisht jo vetëm me acquis të BE-së, por edhe me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, në linjë me ato parime e vlera të vendosura nga Bashkimi Evropian dhe të gjitha vendet demokratike, sipas të cilave mohimi dhe mosdënimi publik i gjenocidit në Srebrenicë është i papajtueshëm me vlerat dhe aspiratat evropiane;

U bën thirrje të gjitha vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe organeve ndërkombëtare e kombëtare të drejtësisë të rrisin angazhimin dhe përpjekjet e tyre serioze për ndjekjen penale dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës dhe bashkëpunëtorëve të tyre përgjegjës për gjenocidin dhe krimet e tjera të luftës. U bën thirrje Bashkimit Evropian, NATO-s dhe secilit prej vendeve të tyre anëtarë, të punojnë me intensitet për të përshpejtuar proceset e zgjerimit, si një garanci për konsolidimin e vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Evropë e më gjerë.

Shpreh mbështetjen e plotë për qëndrimet, veprimet dhe masat e marra nga qeveria shqiptare në mbështetje të parimeve mbi të cilat është ndërtuar siguria evropiane, dhe rendi global i marrëdhënieve midis shteteve.

Duke vlerësuar dhe përkrahur angazhimin serioz, profesional e në frymë të lartë përgjegjësie të qeverisë shqiptare në përmbushje të rolit të Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022-2023, i kërkon qeverisë që: Të vazhdojë angazhimin e saj në mbrojtje të parimeve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare dhe forcimin e llogaridhënies për shkeljet e rënda të saj, në bashkërendim të ngushtë me të gjitha vendet aleate dhe partnere të Këshillit të Sigurimit, BE, OSBE dhe Këshillit të Evropës;

Të nderojë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe, duke iu referuar vendimit të Parlamentit Evropian, të shpallë datën 11 korrik si Ditën e Përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë;

Të japë tërë kontributin e saj në mbështetje të thellimit të reformave dhe proceseve demokratike për konsolidimin e një shoqërie ku sundon ligji, drejtësia dhe mbrojtja e dinjitetit njerëzor, fryma e bashkëpunimit rajonal, fqinjësisë së mirë dhe integrimit evropian, si rruga e vetme për të kapërcyer urrejtjen dhe ndarjet, për të promovuar drejtësinë mbi bazën e të cilës ndërtohet paqja, siguria dhe pajtimi mes popujve në rajon, Evropë e më gjerë.

Të punojë pareshtur për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në frymën e respektit reciprok, parimeve të barazisë, frymës së pajtimit dhe mirëkuptimit për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët të drejtë, duke forcuar lidhjet politike, ekonomike dhe tregtare mes vendeve si dhe kontaktet mes njerëzve, në të mirë të paqes, sigurisë, përparimit ekonomik e shoqëror për çdo vend dhe rajonin në tërësi”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Albin Kurti: Mund të importojmë gaz amerikan nga Shqipëria
  • SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
  • SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja
  • VIDEO: Polifonia shqiptare në filmin “The Odyssey”, sqarimi i kompozitorit shqiptar
  • Kush është 46-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës te “Liqeni i Thatë” në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. demo on VIDEO: Polifonia shqiptare në filmin “The Odyssey”, sqarimi i kompozitorit shqiptar
  2. 666 on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  3. SK on Familja e Martinit kundër Ramës: Po përdor emrin e djalit tonë për politikë, institucionet dështuan
  4. Parku Rinia on Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës EURO
  5. Sarkazma on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?