Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama mbledh drejtuesit e PS-së: Vota e diasporës në fokus
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama mbledh drejtuesit e PS-së: Vota e diasporës në fokus
AktualitetPolitike

Rama mbledh drejtuesit e PS-së: Vota e diasporës në fokus

Published: February 24, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të hënë (24 shkurt) një takim në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë të qarqeve dhe përfaqësuesit në qendër, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se një nga çështjet kryesore të diskutimit ka qenë vota e diasporës.

Me procesin e regjistrimit që po i afrohet fundit, socialistët janë angazhuar me takime intensive jashtë vendit, kryesisht në Greqi dhe Itali, për të inkurajuar pjesëmarrjen e emigrantëve në zgjedhje.

- Publicitet -

Aktualisht, mbi 170 mijë shqiptarë me vendbanim jashtë vendit kanë të drejtën e votës, dhe Partia Socialiste synon ta shfrytëzojë këtë potencial për të përmirësuar rezultatin krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Deputetë dhe drejtues politikë janë shpërndarë në komunitetet shqiptare jashtë vendit për të informuar dhe mobilizuar votuesit e mundshëm.

Në përfundim të takimit, Rama u pa i shoqëruar nga kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, me të cilin ka zhvilluar diskutime shtesë mbi situatën elektorale.

Gjithashtu, në mbledhje janë analizuar masat dhe përgatitjet e strukturave për zgjedhjet e ardhshme.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodh tani me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin dhe sa mund të zgjasë Apeli
  • Fallsifikime në Plazhin e Semanit, arrestohen ish-kreu i Kadastrës së Fierit dhe një ndërtues
  • Dënimi i krerëve të UÇK-së dhe rasti Gotovina
  • Konflikti për Aeroportin e Vlorës, arbitrazhi i Londrës i ndalon qeverisë marrjen e kontrollit
  • Protestuesit në ditën 109 ndriçojnë fasadën e Kryeministrisë me fotot e 4 ish-drejtuesve të UÇK-së

Komentet e Fundit

  1. . on A ka luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. demo on A ka luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  3. Arbëria on A ka luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  4. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  5. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?