Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama mbledh ministrat dhe zëvendësat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama mbledh ministrat dhe zëvendësat
AktualitetPolitike

Rama mbledh ministrat dhe zëvendësat

Published: September 2, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të mërkurë, në orën 13:00, ministrat dhe zëvendësministrat në Vilën e Kuqe. Takimi zhvillohet një ditë përpara mbledhjes me Grupin Parlamentar të zgjeruar të Partisë Socialiste.

Takimi i sotëm pritet të shërbejë si pikënisje për zbatimin e detyrave të përcaktuara nga Rama në mbledhjen e zhvilluar javën e kaluar. Në atë takim, drejtuesit e qeverisë u udhëzuan për konkretizimin e programit të periudhës së ardhshme dhe mënyrën se si ai do të zbatohet në terren.

Në fokus do të jetë edhe qasja e re ndaj problematikave të qytetarëve, përmes platformës PasqyrAlbania. Nisma, e prezantuar gjatë takimeve të zhvilluara në Pogradec, synon të krijojë një mekanizëm më të strukturuar për evidentimin dhe ndjekjen e shqetësimeve të qytetarëve.

- Publicitet -

Pjesë e këtij mekanizmi do të jenë “Flamingo Albania” dhe “Radar”. Përmes tyre synohet që problematikat e evidentuara në territore të mos mbeten vetëm në nivel raportimi, por të ndiqen deri në trajtimin e tyre nga institucionet përgjegjëse.

Në të njëjtën linjë janë edhe ndryshimet ligjore që pritet të përgatiten për funksionimin e PasqyrAlbania, ndërsa një tjetër detyrë e lënë për qeverinë lidhet me organizimin e Pranisë Besnike në territor.

Mbledhja e kabinetit do të pasohet nga një tjetër takim politik. Të enjten, në orën 10:00, Rama do të mbledhë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave.

Brenda dy ditësh, kryeministri pritet të zhvillojë kështu dy takime me peshë, fillimisht me strukturën ekzekutive dhe më pas me deputetët socialistë, me synimin për të përcaktuar prioritetet e fazës së ardhshme të qeverisjes.

Platforma PasqyrAlbania u prezantua gjatë takimeve dyditore me dyer të mbyllura në Pogradec, ku Rama kërkoi që problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve të vendosen në qendër të axhendës së qeverisë.

Sipas konceptit të prezantuar, platforma do të funksionojë përmes dy mekanizmave, “Flamingo Albania” dhe “Radar”. I pari do të shërbejë për grumbullimin e problematikave dhe ankesave të qytetarëve, ndërsa i dyti për ndjekjen dhe monitorimin e tyre.

Pas mbledhjes me ministrat dhe zëvendësministrat, Rama do të zhvillojë të enjten, në orën 10:00, mbledhjen me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave.

Të dy takimet pritet të shërbejnë për përcaktimin e prioriteteve dhe detyrave të qeverisë dhe mazhorancës për periudhën e ardhshme.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Konsiderohet shqiptari më i fuqishëm në trafikun ndërkombëtar të drogës, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu
  • 24 shtator 2026
  • Kush e kontrolloi kontrollin?
  • SHBA-ja dhe Kina negociojnë, fuqitë e mesme pozicionohen
  • VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. Gazetari on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  2. Via on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  3. Phoenix on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  4. Albi on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  5. Kohë on Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?