Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama mbyll dyert e Asamblesë, mesazh “sekret” për anëtarët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama mbyll dyert e Asamblesë, mesazh “sekret” për anëtarët
AktualitetPolitike

Rama mbyll dyert e Asamblesë, mesazh “sekret” për anëtarët

Published: November 14, 2026
Shpërndaje
Screenshot

Asambleja e Partisë Socialiste ka nisur punimet në Gjirin e Lalzit, ndërsa mbledhja drejtohet nga Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS-së.

Rama është paraqitur në ambientet e resortit me një dosje në dorë, ndërsa në nisje të punimeve ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet pa praninë e mediave.

Kryeministri ka njoftuar se do t’u drejtohet me disa fjalë anëtarëve të Asamblesë, përpara se të vijojnë diskutimet e brendshme. Në këto kushte, forumi më i lartë vendimmarrës i Partisë Socialiste do të zhvillojë punimet me dyer të mbyllura.

- Publicitet -

Duket se Rama ka zgjedhur që mesazhi i tij të mbetet “sekret” për anëtarët e Asamblesë, edhe pse më herët ishte njoftuar se fjala e Kryeministrit do të ishte publike.

“Do lutesha për ndërprerjen e transmetimit. Fillimisht dua të ndaj disa fjalë vetëm me asamblenë e familjes sonë politike”, tha Rama.

Kërkesa e Kryeministrit për zhvillimin e mbledhjes me dyer të mbyllura nuk është vënë në diskutim, teksa kjo nuk është hera e parë kur socialistët nën drejtimin e Ramës hermetizojnë takime të tilla.

Madje, për të ruajtur sekretet, duket se anëtarët e Asamblesë ose i është kërkuar të fikin telefonat ose është aktivizuar bllokuesi i valëve, duke mos lejuar funksionimin e celularëve. Mbledhja zhvillohet në një moment kur zhvillimet politike dhe debatet brenda mazhorancës kanë shtuar vëmendjen ndaj vendimeve që mund të marrë drejtimi i Partisë Socialiste.

Por një nga çështjet që shoqëron këtë Asamble është qëndrimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka kërkuar të marrë pjesë në mbledhje dhe ka bërë thirrje për aktivizimin e mekanizmit të mocionit të mosbesimit ndaj Edi Ramës.

Veliaj e ka cilësuar Ramën si pengesë për Partinë Socialiste, duke e zhvendosur debatin nga çështjet e organizimit të partisë te përgjegjësia politike e kryetarit të saj.

Ende nuk ka një njoftim nëse kërkesa e Veliajt do të përfshihet në diskutimet e Asamblesë apo nëse drejtuesit socialistë do të mbajnë një qëndrim për mocionin e mosbesimit.

Në rendin e diskutimeve pritet të jenë organizimi i strukturave të PS-së, zhvillimet e fundit politike dhe qëndrimet që drejtuesit e partisë do të përcaktojnë për periudhën në vijim.

Mbetet për t’u parë nëse Rama do t’u përgjigjet kërkesave të Veliajt gjatë fjalës së tij apo do ta përqendrojë mbledhjen te çështjet organizative të Partisë Socialiste.

Një nga çështjet që Asambleja pritet të miratojë është dyfishimi i drejtuesve politikë për fushatën e 9 majit, por edhe përcaktimi i kritereve lidhur me kandidatët për kryebashkiakë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama mbyll dyert e Asamblesë, mesazh “sekret” për anëtarët
  • VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  • Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës
  • Si ndahet tregu 9 miliardë euro i Ballkanit Perëndimor, cili sistem bankar fiton më shumë
  • Veliaj u dërgon anëtarëve të PS fjalimin që do të mbante në Asamble: Partia është më e madhe se Kryetari i saj

Komentet e Fundit

  1. Sa për korrektësi... on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Arvaniti Arbresh on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. Historiani on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. Gani USA on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Valbona on Pasqyra e Dublinit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?