Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama ndan hartën e “Paketës së Maleve”: 787 aplikime në 5 ditë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama ndan hartën e “Paketës së Maleve”: 787 aplikime në 5 ditë
AktualitetPolitike

Rama ndan hartën e “Paketës së Maleve”: 787 aplikime në 5 ditë

Published: July 16, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë një hartë që tregon shpërndarjen e aplikimeve për “Paketën e Maleve”, një nismë që synon zhvillimin e zonave malore në vend.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë njoftoi se në vetëm pesë ditë janë regjistruar 787 aplikime nga fermerë dhe banorë të zonave të larta, të cilët kërkojnë të përfitojnë nga mbështetja për të zhvilluar bujtina, agroturizëm, hotele malore, ferma apo linja agropërpunimi.

“Kjo është një hartë frymëzuese e aplikimeve për Paketën e Maleve, ku në vetëm 5 ditë numërohen 787 aplikantë. Të gjithë emigrantët, posaçërisht, por edhe ata që jetojnë në Shqipëri dhe duan të rihapin derën e shtëpisë së të parëve në mal, janë të ftuar të aplikojnë dhe të ndërtojnë me leje, duke përfituar nga mbështetja e qeverisë dhe linja e kredisë së butë të Bankës së Shqipërisë”, shkruan Rama.

- Publicitet -

Nisma për “Paketën e Maleve” përmes projektit “Investo në tokën tënde”, synon të ofrojë një qasje realiste për tërheqjen e investimeve në zonat malore të vendit, falë politikave të reja të mbështetjes kundrejt investitorëve.

Paketa synon të krijojë një ekuilibër në zhvillimin e qëndrueshëm të aktiviteteve ekonomike të turizmit malor, bujqësisë, industrisë dhe inovacionit të lidhur me ekosistemin e këtyre zonave, bazuar në mbrojtjen e peizazhit natyror, ruajtjes së trashëgimisë kulturore, kulturës dhe identitetit lokal në këto zona të shpallura me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: “Na e bëj hallall…” / Nëna u tremb, protestuesit ndalen dhe e përqafojnë
  • Kush është diplomati austriak që u plagos gjatë protestës së mbrëmshme në Tiranë
  • Mbrëmë, sot, po nesër? Ç’duhet bërë?
  • Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  • Protesta para Ministrisë së Arsimit, reagon delegacioni i BE: Të gjitha palët të ulin tensionet

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  2. K R on VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  3. K R on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  4. Hana on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Aldo on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?