Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama në Elbasan: Njëri non-grata, tjetri ‘Likja i Floririt’, ndërsa Boçi gënjen më shumë se Lul Basha
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rama në Elbasan: Njëri non-grata, tjetri ‘Likja i Floririt’, ndërsa Boçi gënjen më shumë se Lul Basha
KryesorePolitike

Rama në Elbasan: Njëri non-grata, tjetri ‘Likja i Floririt’, ndërsa Boçi gënjen më shumë se Lul Basha

Published: April 27, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama në një takim me gratë dhe vajzat në Elbasan në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 14 majit, hodhi akuza ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës duke thënë se e duan bashkinë e Elbasanit vetëm për ta mbajtur peng dhe jo për të punuar.

Ai tha se Berisha nuk mund të shënojë emrin në fletën e votimit për faktin se është shpallur non-grata nga SHBA. Ndërsa Luçiano Boçin, kandidatin e koalicionit Meta-Berisha, e krahasoi me ish kryedemokrain Lulzim Basha, duke e konsideruar si ‘aktor filmi’.

“Përballë kemi tre persona. Dy janë në Tiranë. Njëri nga ata të dy nuk mund ta shënojë emrin në fletë të votimit sepse është non-grata. Tjetri nga ata të dy e njihni mirë se e njohim mirë, i kemi bërë të gjitha ta sjellim në rrugë të mbarë po nuk i ndahet rrugës mbrapsht dhe nuk ka lidhje fare me shkuarjen përpara. I treti është këtu në Elbasan, më besoni që unë mendoja që Lul Basha ishte kulmi i artistit që të rre edhe kur e pyet sa është ora por Luli është shumë më i vërtetë dhe shumë më i vërtetë sesa Luluçi që keni ju këtu. Nuk besoj se në historinë e zgjedhjeve ka pasur një kandidat që e ka filluar me një skenë filmi. Kandidati bashkë me një investitor konsulent që do sillte 400 milionë euro këtu në Elbasan që dalin përpara popullit edhe firmosin marrëveshjen. Dhe në marrëveshje thuhet kryetari i ri i bashkisë, një status që nuk ekziston se ose je kryetar i bashkisë ose një artist i ri që ke dalë në skenë për t’u tallur me popullin tënd. Do ta bëjë Elbasanin kinostudio, skenë xhirimi nëse i japin votën”- u shpreh Rama.

- Publicitet -

Mes të tjerash, ai hodhi akuza edhe ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të cilin tha se gjithmonë është afruar si ndaj PS-së ashtu edhe ndaj PD-së vetëm për të përfituar.

“Si mund të votoni Like Floririn i cili sa herë i është afruar PD-së dhe partisë tonë i është afruar vetëm për të kafshuar pasuri nga trupi i partisë”-theksoi Rama.

Duke folur për koalicionin Meta-Berisha, kreu i ekzekutivit tha se të dy janë individë të padëshiruar nga partnerët ndërkombëtarë dhe se drejtësia nuk do harrojë për shkeljet që kanë bërë.

“Këta njerëz nuk kanë lidhje fare, as me të majtë dhe as me të djathtë dhe janë njerëz të padëshirueshëm për aleatët tanë strategjikë. Europa nuk e ka praktikën të shpallë non grata individë të caktuar por nuk ia hap kurrë derën individëve që i nxjerr non grata SHBA.

Atëherë si mundet e gjithë ajo bashkësie njerëzish që besojnë tek e djathta të shkojnë pas një non gratë dhe të vendosin kryqin në fletën e votimit për Like Floririn. Luluci nuk ka lidhje me këtë, ai është marrë thjesht si aktor. Regjisorët janë dy njerëz për të cilët drejtësia vonon por nuk ka më asnjë shans të harrojë”- tha kryeministri.

Në përfundim të takimit, ai u kërkoi vajzave dhe grave të votojnë për Gledian Llatjën për të vazhduar me zhvillimin e Elbasanit dhe jo të votojnë për koalicionin Meta-Berisha sepse në këtë mënyrë do kthehen prapa.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kurti prezanton raportin për viktimat e luftës: Janë dokumentuar 12.230 të vrarë mes tyre 1.047 fëmijë
  • Konstatoi shkelje disiplinore, ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren
  • SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  • Tuneli i Llogarasë, zgjaten me 3 muaj hetimet për ish-kreun e ARRSH
  • VIDEO: Rossmann & Lala sjell SUPER OFERTAT e verës me ulje deri në -40%! Më pranë familjeve shqiptare, me cilësi gjermane!

Komentet e Fundit

  1. ¿? on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  2. Kiri on “Penxherja ime…”
  3. une on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  4. Investitori jostrategjik on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  5. Detari on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?