Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama në Malësi të Madhe: Berisha-Meta kërkojnë votën për t’u bërë karshillëk SHBA-ve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama në Malësi të Madhe: Berisha-Meta kërkojnë votën për t’u bërë karshillëk SHBA-ve
AktualitetPolitike

Rama në Malësi të Madhe: Berisha-Meta kërkojnë votën për t’u bërë karshillëk SHBA-ve

Published: April 30, 2023
Shpërndaje

Partia Socialiste po vijon fushatën për zgjedhjet e 14 majit dhe ndalesa e radhës ishte Malësia e Madhe.

Kryesocialisti kërkoi nga qytetarët të mbështesin Tonin Marinaj, duke thënë se Shqipëria aktualisht ndodhet në një kthesë të madhe zhvillimi dhe për këtë arsye rrugëtimi i saj duhet të vijojë përpara nën drejtimin e Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij, Rama respektoi ezanin e hoxhës në Koplik, ndërkohë solli në vëmendje se harmonia fetare në Shqipëria ka qenë dhe do mbetet vlera më e çmuar e vendit. Sipas tij, vendi ynë nuk ka qenë kurrë më parë e vlerësuar në tryezat ndërkombëtare sa është sot.

- Publicitet -

“Shqipëria gjendet në një kthesë të madhe, dhe e ka të domosdoshme të ecë përpara dhe të mos kthehet kurrë më mbrapa. Kjo zonë e Shqipërisë ka nxjerrë shumë figura  të historisë, figura të komuniteti katolik, mysliman, por unë nuk njoh asnjë prej tyre që t’i ketë fryrë përçarjes fetare, përkundrazi prej tyre kam mësuar se shqiptarët janë një dhe se katolikët e myslimanët, në radhë të parë janë shqiptarë, pastaj janë katolikë e myslimanë. Meqenëse hyri në mes falja e hoxhës, e solla këtë. Shqipëria kurrë s’ka qenë me e respektuar në sytë e botës. Nuk ka qenë më e barabartë në tryezë me më të mëdhenjtë e botës”, tha ai.

Kryeministri Rama theksoi se kur në fokus është shërbimi i qytetarëve, Partia Socialiste nuk i ndanë njerëzit sipas bindjeve, por ju shërben atyre pa dallim.

“Për ne nuk ka demokratë dhe socialistë kur është puna për të bërë detyrë, por ka qytetarë”, theksoi ai.

Më tej ai pati një përgjigje për gjithë ata persona, të cilët e akuzojnë kryeministrin se e ka lënë pas dore dhe nuk e do veriun e vendit.

“Unë skam si të mos e dua veriun, sepse unë një pjesë të gjakut e kam nga veriu. Gjyshja ime është nga Shkodra, dhe me traditën e Shkodrës jam rritur”, shtoi Rama.

Rama ka shigjetuar edhe dyshen Berisha-Meta.

Rama shtoi se Berisha dhe Meta u kërkojnë votën shqiptarëve për tu bërë karshillëk SHBA-ve.

“Ata që ishin para nesh ulnin kokën dhe mbanin pantallonat që mos u bini para fqinjve dhe të huajve ndërsa sot u kërkojnë votën shqiptarëve t’u bëjnë karshillik SHBA-ve. Çfarë tradhtie është kjo për ata që besuan në PD”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Droni rus godet trenin e pasagjerëve drejt Varshavës
  • 13 shtator 2026
  • “Hajdute!”/ Protestuesit ndjekin Ballukun drejt makinës
  • Kosova me qeveri të re, por 62 votat e Kurtit mjaftojnë për Qeverinë, jo për Presidentin
  • Protesta kundër Muzeut Hebraik u maskua pas “Klubit Labëria”

Komentet e Fundit

  1. demo on Qeveria jep sërish 90 mijë metra katrorë me 1 euro për ‘investim strategjik’ në Lalëz
  2. demo on “Territorialja”, tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe aktorja
  3. labi on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  4. demo on Iluzioni i shtetëzimit
  5. 5EMIGRANTI NE USA on Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?