Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama në qarkun e Dibrës: Me votën e 14 majit do bëjmë punë të mira. Votuat me mendje, edhe pse me zemër të thyer!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama në qarkun e Dibrës: Me votën e 14 majit do bëjmë punë të mira. Votuat me mendje, edhe pse me zemër të thyer!
AktualitetKryesorePolitike

Rama në qarkun e Dibrës: Me votën e 14 majit do bëjmë punë të mira. Votuat me mendje, edhe pse me zemër të thyer!

Published: May 22, 2023
Shpërndaje

Gjatë takimit me qytetarët në Peshkopi të cilët i falënderoi për fitoren që i dhanë Partisë Socialiste në 14 maj, kryeministri Edi Rama tha se votuesit ashtu si në Shkodër votuan me mendje dhe jo me zemër. Ai tha se zgjedhjet e 14 majit në vend ishin një shuplakë e rëndë për koalicionin Bashkë Fitojmë dhe e cilësoi si një disfatë të një grushti njerëzish dhe të verbërve që besojnë rreth tyre.

“Kanë votuar me mendje edhe pse me zemër të thyer, për të vetmen zgjidhje për të çuar përpara punët në Dibër. Dua të falënderoj edhe ata që nuk dolën të votojnë, ata që i thonë vetes të djathtë por në respekt të vetes, nuk e ndyen dorën për të vënë votën tek një koalicion i cili ka ngrënë shuplakën më të rëndë ndonjëherë nga shqiptarët që u bënë bashkë duke i votuar ose duke mos i votuar. Do bëj cdo përpjekje që është në dorën time, të gjithë ata që janë me mua, të bëjnë përpjekje që ajo harta elektorale që për herë të parë është harta e një Shqipërie që nuk është e ndarë, të mos jetë e tillë edhe për herë të fundit. Dua që ne ta shtyjmë përpara këtë vend dhe shoqëri që të votojë gjithmonë e më shumë me mend dhe jo me tifozllëk. Kjo disfatë skandaloze e atyre që e kanë marrë peng të djathtën shqiptare, nuk është disfata e njerëzve që besojnë në zgjedhje të tjera, por e një grushti njerëzish dhe një rrethi të verbërish rreth tyre”, u shpreh Rama.

Pas fitores së thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit, ku kandidatët e PS-së u zgjodhën kryebashkiakë në 53 bashki të vendit, Rama ka nisur një tur falënderimesh në të gjitha këto bashki. Këtë herë ai është ndaluar në Mat dhe Klos ku ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë ndaj PS-së. Ai tha se vetë ndryshimi që bashkitë kanë pësuar nën drejtimin e PS, tegon se vota është shumë e vlefshme në politikë për të bërë të mundur ndryshimin në zona ku sipas tij për dekada nuk janë bërë investime sa janë bërë në 4 vitet e fundit.

- Publicitet -

“Nuk kemi ardhur për t’ju kërkuar vota por për t’ju falënderuar. Ju e bërë detyrën tuaj, tani na takon neve të bëjmë tonën që këtë besim t’ua kthejmë në punë të mira dhe mirësi dhe mbarësi për komunitetin tuaj.  Shpeshherë dikush pëlqen t’i bjerë shkurt, të thotë se vota nuk ka vlerë por besoj se edhe këtu në Mat ashtu si në vende tëtjera, kushdo që sheh me sytë e tij, i ka të gjitha mundësitë për të kuptuar se e kundërta është e vërtetë. Politika vlen dhe vota vlen, nuk janë të gjithë njësoj. E vërteta është që gjërat kanë ndryshuar dhe besoj se në këtë votë kaq plebishqiptare për PS është konfirmimi i besimit”, tha Rama. Duke përmendur Bulqizën dhe Klosin, Rama tha me batutë se edhe pse këto dy bashki të qarkut Dibër njiheshin si vendi ku burrat dominonin dhe për ta krijoheshin legjenda, tashmë të dy bashkitë do të drejtohen nga dy gra.

“Në Bulqizë ku ishte bërë zakon të mendohej se ishte një vend burrash një vend trimash që tregonin bëmat e tyre nëpër klube për të cilët do të fliste më pas legjenda, fitoi një grua që i mori gjithë burrat përpara. Që tregoi se në këto komunitete njerëzit nuk janë më ndryshe se në komunitetet e tjera. Historia e këtyre zgjedhjeve në qarkun e Dibrës është histori e jashtëzakonshme ndryshimi, dy vendet më të karakterizuara nga mustaqet eimagjinare, do t’i drejtojnë dy gra. Jam i bindur që në drejtimin e tyre edhe Klosi dhe Bulqiza, do jenë në këto 4 vite në pararojë të ndryshimeve në komunitetet e tyre”, shtoi kryeministri. Ai falënderoi edhe ata të cilët nuk kishin dalë në votime, duke i konsideruar si të djathtë të cilët nuk donin të votonin për koalicionin që udhëhiqej nga Ilir Meta në fletën e votimit. Ai shtoi se fitorja e PS nuk është rezultat i mirë vetëm për këtë parti por për të gjithë Shqipërinë.

“I falënderoj edhe ata që nuk kanë dalë në votim, sepse nuk e ngarkuan traditën e tyre të djathtë me turpin për votën e një vote për Like Floririn, duke i hequr një votë atyre që dolën për t’i tërhequr zvarrë pas problemeve të tyre personale. Ky nuk është rezultat i mirë për PS, është rezultat i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Është përmbysja ngjyrash në hartë, ta kthejmë përmbysje në ekonomi, në të gjitha fushat”- u shpreh Rama. Kryeministri e nisi turin e falënderimeve nga Shkodra, ku për herë të parë pas 32 vitesh, PS do të drejtojë bashkinë me Benet Becin si kryebashkiak. Ai tha se besimi i dhënë nga qytetarët do të kthehet në vepra më të shumta se në çfarë është investuar gjatë këtyre 32 viteve në zonat ku më parë ka qeverisur PD.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. Vlora 97 on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. nastradini on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  4. Marinari on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  5. K R on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?