Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Nesër mirëpresim Samitin e Diasporës në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama: Nesër mirëpresim Samitin e Diasporës në Tiranë
AktualitetPolitike

Rama: Nesër mirëpresim Samitin e Diasporës në Tiranë

Published: April 12, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur këtë të diel, 12 prill, episodin e radhës në podkastin e tij “Flasim”.

Ai nënvizoi disa prej çështjeve më të rëndësishme qeveritare të diskutuara këtë javë, duke nisur nga Samiti i Diasporës, i cili do të mbahet ditën e nesërme, për të vijuar me pagat, pensionet, investimet e huaja, si dhe një raport të Bashkimit Evropian për prokurimet publike në vend.

Ai u ndal fillimisht tek Samiti i IV i Diasporës, i cili do të mbahet nesër, 13 prill, në Tiranë.

- Publicitet -

Për këtë edicion, Rama cilësoi se samiti nuk vjen vetëm si një vlerësim i të gjithë atyre që kanë kontribuar jashtë, por dhe për të gjithë miqtë e këtyre emigrantëve të cilët i janë bërë krah shqiptarëve.

“Në javën që nis nesër, mirëpresim në Tiranë Samitin e Diasporës, edicioni i katërt, që mbledh edhe njëherë shqiptarët nga të gjitha anët e botës, ata që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, por që sytë i kanë në Shqipëri dhe, sa herë u jepet mundësia, mendojnë, komunikojnë apo vizitojnë Shqipërinë. E nisim më 13 prill me ceremoninë e mirëseardhjes, ku vëmendja do të jetë te njerëzit dhe te historitë e tyre, histori suksesi, pune e përkushtimi, që janë edhe histori krenarie shqiptare anembanë, por, njëkohësisht, edhe një hapje për vlerësim.

Vlerësim, jo vetëm për shqiptarët që kanë arritur dhe kanë kontribuar jashtë, por edhe për miqtë e tyre, miq të huaj që kanë zgjedhur të jenë pjesë e rrugës së shqiptarëve, janë bërë bashkë dhe kanë bashkuar, në një farë mënyre, krahët e shqiponjës sonë“, tha ai.

Kreu i qeverisë theksoi se diaspora vjen si një forcë zhvillimi për Shqipërinë dhe se qëllimi i këtij samiti nuk është vetëm simbolik, por bashkimi i shqiptarëve kudo ku janë.

“Sot, diaspora është një forcë konkrete zhvillimi dhe ajo vjen në këtë samit për herë të parë pas një përfshirjeje historike në zgjedhjet politike të vendit. Ajo vjen si një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj dhe kthehet në një realitet shqiptar në transformim të vazhdueshëm, gjithmonë e më shumë si një partner, si një partner i drejtpërdrejtë, duke filluar nga zgjedhjet politike, pastaj edhe tek ekonomia dhe, hap pas hapi, në rrugët e dijes drejt hapësirave të reja të së ardhmes.

Dhe sfida jonë nuk është vetëm të mbajmë këtë lidhje në një nivel simbolik, por të strukturojmë një rrjet të tërë zemrash që rrahin për Shqipërinë anembanë dhe mendjesh që krijojnë vlerë të shtuar në një bashkëpunim që prodhon rezultate për vendin dhe jo vetëm për vetë shqiptarët, kudo që janë“, tha ai.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Do të na dhembë gjatë”, letra e ndjerë e Kylian Mbappé pas humbjes në Botëror
  • “Kjo që po ndodh në Francë e Spanjë mund të ndodhë edhe te ne”, Rama: 4 helikopterë gati dhe 3 avionë zjarrfikës në fund të vitit
  • Marrëveshja me SHBA, opozita: Jemi pro, por kundërshtojmë mënyrën sesi Rama kërkon ta miratojë brenda ditës në Parlament
  • Lirohen disa nga të shoqëruarit e protestës, mes tyre edhe Arben Kola
  • PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK për Agron Shehajn

Komentet e Fundit

  1. demo on VIDEO: Tensione në protestë, tubuesit sulmojnë me vezë e domate Policinë, shoqërohen 5 prej tyre
  2. demo on 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
  3. Dashi on Rama: Nuk jap dorëheqje, le të vijnë poshtë penxheres sime deri në 2029
  4. Otto on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  5. Dashi on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?