Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama nga Berlini: Synojmë që brenda 2030, Shqipëria të jetë kampionia e Ballkanit në turizëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rama nga Berlini: Synojmë që brenda 2030, Shqipëria të jetë kampionia e Ballkanit në turizëm
KryesorePolitike

Rama nga Berlini: Synojmë që brenda 2030, Shqipëria të jetë kampionia e Ballkanit në turizëm

Published: March 8, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Rama zhvilloi sot në Berlin një takim me përfaqësues të operatorëve dhe agjencive të njohura turistike në Gjermani, si dhe botues e drejtues të revistave prestigjoze për turizmin, në një diskutim mbi perspektivën e Shqipërisë, në kuadrin e zhvillimit turistik rajonal, si dhe rolin bashkëpunues të Gjermanisë në këtë drejtim, përmes investimeve në këtë sektor, turistëve të saj, si edhe përmes promovimit në tregun gjerman të potencialeve të jashtëzakonshme turistike dhe bukurive natyrore të Shqipërisë.

Në nisje të takimit, mikpritësi i eventit u shpreh se Shqipëria ka zgjuar ndjeshëm interesin e turistëve gjermanë, i cili vitin e kaluar u rrit me 60 %, krahasuar me periudhën e para Covidit, duke theksuar se Shqipëria është qartësisht një rajon i ardhshëm udhëtimi për gjermanët, me plazhet e saj, me kulturën e saj, me jetën e gjallë në qytetin e Tiranës dhe me distancën e shkurtër të fluturimit me Gjermaninë.

“Të nderuar ministra, miq, nuk është hera e parë kjo, që Shqipëria më befason.  Sinqerisht dija shumë pak për vendin tuaj. Kur u takuam për herë të parë më treguat një anekdotë të shkurtër që shpresoj ta kujtoj si duhet, në të kundërt do duhet të më korrigjoni ju më vonë në fjalën tuaj. Nëqoftëse dikush troket në derën e shqiptarit do trajtohet si mik dhe i ftuar. M’u duk kjo frymëzuese, m’u duk përmbledhja e përsosur për Shqipërinë.

- Publicitet -

Faktikisht besoja se e kisha zbuluar unë Shqipërinë për gjermanët. Kur kontrolloj shifrat në Holidaycheck mësoj që nuk jam i fundit, por absolutisht as i pari që e kam zbuluar Shqipërinë.

Trafiku në faqen tonë të internetit vitin e kaluar tregoi se interesi për Shqipërinë u rrit me më shumë se 60%, krahasuar me periudhën e para Covidit.

Shqipëria qartësisht është një rajon i ardhshëm udhëtimi për gjermanët, me plazhet e saj, me kulturën e saj, me jetën e gjallë në qytetin e Tiranës dhe me distancën e shkurtër të fluturimit me Gjermaninë. Besoj që nisja e bashkëpunimit në turizëm midis Shqipërisë dhe Gjermanisë është një përputhje e shkëlqyer”, – u shpreh ai.

Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit dakordësuan se Shqipëria ka një potencial të shkëlqyer në tregun gjerman dhe treguan interes për atë çfarë mund të ofrojë turizmi shqiptar në të ardhmen,

“Unë përfaqësoj operatorët e vegjël turistikë dhe agjencitë e udhëtimit në Gjermani dhe jam shumë i interesuar të dëgjoj më shumë për vendin tuaj”, – u shpreh një prej tyre.

“Jam kryeredaktor i Travel Book që është revista më e madhe e udhëtimeve online në Gjermani dhe si çdo gazetar jam shumë, shumë kureshtar për Shqipërinë dhe çfarë vjen më pas për të”, – u shpreh një tjetër përfaqësues i një prej revistave më të mirënjohura në fushën e turizmit.

Ndërsa Kryeministri Rama, teksa mori fjalën, u shpreh mes të tjerash se objektivi i qeverisë shqiptare për vitin 2030 është që Shqipëria të jetë kampionia e Ballkanit në turizëm.

“Më lini t’ju them se kurrë, asnjëherë, nuk ma kishte marrë mendja të kisha kënaqësinë edhe të isha me kaq shumë gazetarë që nuk interesohen për politikën, por për jetën. Kjo është e jashtëzakonshme dhe faleminderit për këtë!

Së dyti, kurrë nuk do ta kisha imagjinuar të nisesha për të drekuar me 4 vetë dhe aty gjeta 40 vetë. Kjo është shenjë e mirë. Ndoshta Gjermania po ngrohet.

Së treti Gjermania po thyen protokollet. Është një shenjë vërtetë e mirë.

Sot erdha se më në fund, ne kemi, jo vetëm një prezencë shumë të mirë këtu, por kemi çka të tregojmë dhe çfarë të themi për t’i ftuar njerëzit të vijnë. Ka qenë një rrugë e gjatë. Na u desh ta nisnim nga një pozitë vërtetë e keqe dhe praktikisht me shumë paragjykime që duhet t’i luftonim. Nuk ka përfunduar. por fakti qe jeni këtu tregon se kemi ecur në drejtimin e duhur.

Shqipëria nuk ka vetëm plazhet apo bregdetin e bukur apo malet e jashtëzakonshme, por ka edhe mikpritje e mirëfilltë dhe atmosferën e ngrohtë brenda saj. Ne ia dolëm. Turizmi ynë po rritet. E kemi nisur nga zero e tashmë kemi më shumë se 260 destinacione agroturistike e po përmirësohen më tej.

Kur vjen fjala për të huajt, Shqipëria është vendi më i mirë dhe mrekullueshëm  sepse ju trajtoheni si në shtëpinë tuaj. Shifrat e turizmit po rriten gjithandej në ccdo vend, nga çdo vend. Aeroporti ynë është i pari në Europë pas pandemisë që është ringritur me 123% vitin e kaluar që janë të dhënat zyrtare të agjencisë euoropiane të transportit ajror.

Hotelet po ndërtohen ditë pas dite natyrisht duhet të bëjmë më shumë për turizmin e nivelit të lartë. E kemi nisur, por na udhët të bëjmë më shumë në turizmin luksoz, ndërkohë që kemi punuar shumë për të bërë një analizë të mirë të legjislacionit të vendeve fqinje dhe po bëjmë një ligj që do të jetë shumë më tërheqës për investuesit.

Të zhvillosh turizmin është një ambicie shumë, shumë e madhe dhe është po kështu edhe një sfidë e madhe sepse na duhet të jemi të ekuilibruar midis zhvillimit dhe mbrotjes dhe konservimit. Praktikisht gjatë viteve të fundit kemi  rritur masën e zonave të mbrojtura. Kemi një ngjarje mjaft të madhe në javët që vijnë, që ka të bëjë me deklarimin e lumit tonë Vjosa, Park Kombëtar.

Është shumë, shumë i rëndësishëm si lumë për Evropën se thonë që është lumi i fundit i egër në Evropë. Sigurisht që ka mbetur i fundit sepse të tjerët u kthyen nga “tigra” në “mace” për t’i shërbyer ekonomisë europiane, por tani Europa na kërkon ne që ta ruajmë lumin e fundit të egër dhe edhe ne duam që ta ruajmë. Lumi mund të jetë një potencial shumë i madh për turizmin dhe ne do ta ruajme. Sigurisht kanë thënë që duhet të investojmë, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm për atë çka investojmë në turizëm sepse duhet të shkojmë gjithmonë e më tepër drejt një turizmi  që është luksoz dhe i bazuar në natyrë, jo luksoz sipas stilit të vjetër.

Nuk është e lehtë, por ne po përpiqemi. Shpresojmë dhe objektivi ynë për 2030-ën është të jemi kampionët e Ballkanit në turizëm. Sigurisht kur themi në Ballkan nuk e kemi fjalën për Greqinë dhe Kroacinë, që të jemi të qartë, as për Turqinë. Por duam shumë që të jemi kampionë dhe të tejkalojmë vende të tjera. Në vitin 2029, ne do të jemi eksportues neto të energjisë, pra do të plotësojmë vetë nevojat tona”,– u shpreh Kryeministri Rama.

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bonus 50 mijë lekë të vjetra për verën pensionistëve, nesër nis shpërndarja
  • Tronditet Spanja, Rodri i jep fund Botërorit, do t’i nënshtohet një operacioni
  • FIFA do ‘fitojë’ 12 miliardë euro nga Botërori 2026, sa para fiton secili vend pjesëmarrës?
  • Aksident me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, shoferi i autobusit dyshohet se pësoi infarkt
  • Qeveria rishikon Buxhetin 2026, 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, shëndetësi dhe mbrojtje

Komentet e Fundit

  1. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  2. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve
  3. Shqiptar on Çfarë mund të ndodhë me ekonominë e vendit në rast se lumi i parave të drogës ndërpritet
  4. Illi on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  5. Toni on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?