Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama nga Gjermania: Shqipëria krenohet me frymën e tolerancës! Ishte i vetmi vend në Europë pas Luftës së Dytë Botërore që…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama nga Gjermania: Shqipëria krenohet me frymën e tolerancës! Ishte i vetmi vend në Europë pas Luftës së Dytë Botërore që…
Lajmi i funditPolitike

Rama nga Gjermania: Shqipëria krenohet me frymën e tolerancës! Ishte i vetmi vend në Europë pas Luftës së Dytë Botërore që…

Published: May 9, 2024
Shpërndaje

Në vijim të vizitës së tij në Aachen, Gjermani, Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë tradicionale të akordimit të çmimit ndërkombëtar “Karli i Madh”, ku u ftua të mbajë fjalën kryesore.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Shqipëria krenohet me frymën e vjetër të tolerancës shoqërore dhe se pas Luftës së Dytë Botërore, ishte i vetmi vend me më shumë hebrenj sesa para nisjes së saj.

“Jam me fat që vij nga një vend i cili krenohet me frymën e vjetër të tolerancës shoqërore. Ne bashkëjetesën e ndërsjelltë të besimeve të ndryshme fetare, dhe ata që shkruan për tolerancën, shpesh i panë si më të vështirë për t’i përfshirë. Shqipëria një vend me shumicë myslimane, ishte i vetmi vend në Europë që kishte më shumë hebrenj në fund të luftës së dytë botërore, përpara sesa të niste.

- Publicitet -

Toleranca për Shqipërinë nuk ishte thjesht një pranim pasiv, apo një njohje me zor i diversitetit të dikujt. Toleranca kërkon të dalim jashtë zonës së rehatisë. Jo thjesht duke pranuar pikëpamjet tjera, por duke u angazhuar në mënyrë të përhershme në kompleksitetin e historive tonë. Është tolerance që kurrë nuk rresht së luftuari me armët e kritikës dhe autokritikës duke shmangur shkuarjen te armët reale që do të na shkatërronin. Vetëm një formë toleranca që nuk e braktis dialogun mes besimeve mund të mbrojë të mirën më të rëndësishme përtej mosmarrëveshjeve, betimi se të gjithë jemi qenie njerëzore. Toleranca ende mbetet një temë komplekse”, tha Rama.

Çmimi i Karlit të madh, (Charlemagne Prize) konsiderohet si një nga nderimet më të rëndësishme europiane dhe që prej vitit 1950, me këtë çmim janë nderuar individë dhe institucione me kontribut të spikatur në bashkimin dhe përparimin e Evropës.

Këtë vit, çmimi ndërkombëtar “Karli i Madh” i akordohet Kryerabinit Pinchas Goldschmidt, President i Konferencës së Rabinëve të Evropës, për rolin e tij të rëndësishëm në promovimin e dialogut dhe tolerancës ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare në Evropë.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • LETRA: Ligji i ri i pagave të magjistratëve, Rama fton në takim krerët e drejtësisë
  • Sherri mes dy kushërinjëve në Pogradec përfundon në plagosje me thikë, arrestohet autori
  • “PS dhe PD të punojnë në një klimë më të qetë”, Kryetari i delegacionit të BE: Reformat të zbatohen në praktikë
  • Bojkoti i avokatëve, GJKKO gjobit me 50 mijë lekë 10 prej tyre
  • Dyshohet se Belinda Balluku fshehu dy vila në emër të tij, Igli Tare paraqitet sërish në SPAK

Komentet e Fundit

  1. Mollosi on Bedri Islami: Vendimi ndaj liderëve të UÇK-së, i papranueshëm dhe disproporcional! Shqipëria të futet në lojë
  2. nastradini on Bedri Islami: Vendimi ndaj liderëve të UÇK-së, i papranueshëm dhe disproporcional! Shqipëria të futet në lojë
  3. labi on Bedri Islami: Vendimi ndaj liderëve të UÇK-së, i papranueshëm dhe disproporcional! Shqipëria të futet në lojë
  4. nastradini on Bedri Islami: Vendimi ndaj liderëve të UÇK-së, i papranueshëm dhe disproporcional! Shqipëria të futet në lojë
  5. info analitike on Kush po bën pazar me Bankers?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?