Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama nga Pogradeci: Projekt i madh me vlerë 15 milionë Euro për Drilonin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama nga Pogradeci: Projekt i madh me vlerë 15 milionë Euro për Drilonin
AktualitetPolitike

Rama nga Pogradeci: Projekt i madh me vlerë 15 milionë Euro për Drilonin

Published: May 1, 2023
Shpërndaje

Kryeministri e njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka vijuar fushatën elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 14 Majit në Pogradec.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është shprehur se një projekt me vlerë 15 milionë Euro është një proces që do të përfshijë të gjithë zonën e Drilonit.

Edi Rama:
Sot, falë punës së kryetarit të bashkisë dhe mbështetjes që i kemi dhënë, Pogradeci nuk ka më problem me kanalizimet dhe pas dekadash të tëra nuk ka më ujëra të ndotur që derdhen në liqen ku shtrihet një nga pasuritë më të mëdha e këtij komuniteti që është shtysa më e fortë për të investuar dhe më shumë për ta bërë Pogradecin destinacion dhe më turistik. Ne kemi në proces një projekt të madh, 15 milionë Euro që është në kantier në zonën e Drilonit. Kemi projektin tjetër për shëtitoren buzë liqenit të Pogradecit, një projekt që do ta transformojë Pogradecin. Kemi një sërë projektesh të tjera. Di që kemi akoma një borxh ndaj zonës së Mokrës ku ka akoma potencial për zhvillimin e turizmit dhe ku mungon infrastruktuara e nevojshme për t’u dhënë hov ekonomisë së zonës.

Kryeministri Rama ka bërë bilancin e punëve të bëra përgjatë qeverisjes.

- Publicitet -

Edi Rama: Jemi në një moment kthese të madhe historike për ekonominë tonë sepse kemi punuar shumë për këtë ditë. Kemi bërë shumë reforma, kemi kaluar shumë vështirësi, qytetarët janë përballur me masa shtrënguese, por nga ana tjetër në këtë përpjekje për ta çuar Shqipërinë në një nivel tjetër, na është dashur që të përballemi me të papritura duke filluar që nga tërmeti, pastaj jemi përballur me pandeminë, me atë mortje që na shkaktoi aq shumë stres dhe aq shumë dhimbje. Vazhdojmë të përballemi me një situatë të vështirë të krijuar nga lufta. Kemi punuar shumë, ja kemi dalë që sot të hyjmë në një proces historik të rritjes më të lartë të pagave të ndodhur ndonjëherë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka dhënë arsyet e tij se pse duhen votuar kandidatët e PS-së më 14 Maj.

Edi Rama: Ne në këto zgjedhje e kemi të thjeshtë se do të vendosim në 14 Maj se kë do të marrim në punë për t’i qëndruar në krye të punës në shërbim të komuniteteve. Kemi shumë arsye për të mos pasur dilemë sepse është e qartë se çfarë bëjmë ne dhe çfarë bëjnë ata. Këtu i kishit dhe mbeti Pogradeci si jetime në grupin e bashkive që vazhduan të ecnin para. E njëjta ndodh sa herë pushteti bie në duart e tyre.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vdekja e gruas së ish-portierit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për dy mjekët
  • Humb jetën në spital 27-vjeçari në Tiranë, dyshohet se u vetëhelmua me pesticide
  • FAKSIMILE: Në kulmin e protestave për Rrjollin, Bashkim Ulaj mori leje për resort në Jalë
  • Komiteti i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri mblidhet në 21 dhe 22 shtator
  • Jo aneksim dhe mbrojtje me ushtri: Çfarë parashikon marrëveshja SHBA-Danimarkë për Groenlandën

Komentet e Fundit

  1. SEHIRXHI on Avokatët e huaj të Veliajt reagojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë
  2. P S E ? on Shqipëria i bashkohet NASA-s “për eksplorimin e Hënës dhe Marsit”, nënshkruan Marrëveshjet Artemis
  3. K O R C A on Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër
  4. K O R C A on Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër
  5. ela on PS do të miratojë me votat e veta Hartën e re Territoriale, më 8 tetor shkrihen 15 bashki

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?