Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Nis për herë të parë Programi Kombëtar i Depistimit të Skoliozës te fëmijët në moshë 6 deri 14 vjeç
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama: Nis për herë të parë Programi Kombëtar i Depistimit të Skoliozës te fëmijët në moshë 6 deri 14 vjeç
AktualitetPolitike

Rama: Nis për herë të parë Programi Kombëtar i Depistimit të Skoliozës te fëmijët në moshë 6 deri 14 vjeç

Published: September 10, 2024
Shpërndaje

Me nisjen e vitit të ri shkollor, krahas zhvillimit të procesit mësimor, nisi edhe zbatimi i programeve në shkallë kombëtare, që kanë në qendër shkollën dhe që mbështesin shëndetin dhe mirërritjen e fëmijëve në moshë shkollore 6 deri në 14 vjeç, me zbatimin e një sërë procedurave depistuese për fëmijët, duke nisur që nga kujdesi dentar, kujdesi për shikimin, dëgjimin e së fundmi si një risi programi për depistimin e skoliozës.

Shkolla “Mihal Grameno” në kryeqytet, të cilën sot e vizitoi Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu – është një prej institucioneve arsimore përfituese e programeve të kujdesit shëndetësor,  me 850 nxënës dhe me 1400 depistime në një vit, e cila ka pjesë të infrastrukturës së saj, kabinetin e mjekëve, kabinetin e depistimit te shikimit, si dhe kabinetin dentar, e ku tashmë për herë të parë do të shtohet Programi i Depistimit të Skoliozës.

“Në shkollën “Mihal Grameno” ku për herë të parë do të nisë Programi Kombëtar i Depistimit të Skoliozës te fëmijët në moshë shkollore 6 deri 14 vjeç, krahas shërbimeve ekzistuese të vaksinimit, shikimit, e depistimit dentar me 200 kabinete të shpërndara në institucione të ndryshme arsimore. Në total në shkollat publike janë 400 mjekë dhe infermierë që kujdesen për shëndetin e fëmijëve, duke diagnostikuar dhe parandaluar në kohë sëmundje të caktuara, dhe nxitur kulturën për një stil të shëndetshëm jetese”, shkruan Rama në Facebook.

- Publicitet -

“Këtu jemi në shkollën “Mihal Grameno”, një nga shkollat ku aplikohet suksesshëm programi kombëtar “Shëndeti në shkolla” nëpërmjet aplikimit të një sërë procedurash depistuese për fëmijët, duke nisur nga kujdesi dentar, ai për shikimin, për dëgjimin dhe ndërkohë dhe një program më i ri kombëtar, ai për skoliozën. Shkolla ka 850 nxënës dhe vetëm vitin e kaluar shkollor këtu janë kryer 1400 depistime të përgjithshme”, u shpreh Ministrja Koçiu.

“Shërbimi që ne ofrojmë është dhënia e ndihmës së parë, kontrolli i depistimit të fëmijëve për sëmundjet infektive, në rastet e traumave ne jemi prezentë, kontrolli i kartelave të vaksinimit, pra shërbimet e përgjithshme. Pastaj, çdo fillim viti ne bëjmë vizitat e syve. Është mirëpritur goxha mirë nga nxënësit dhe nga prindërit. Kemi pasur shumë rezultate. I kemi trajtuar herët dhe referuar herët”, shpjegon një nga mjeket që shërbejnë në këtë shkollë.

Një program tjetër i rëndësishëm është ai i depistimit të Shëndetit dhe Kujdesit Dentar, rreth të cilit Ministrja Koçiu shprehet se: “Aktualisht janë 208 stomatologë, të cilët punojnë në shkollat tona dhe janë afërisht 200 kabinete apo njësi dentare që ofrojnë diagnostik të hershme dhe këshilla për shëndetin oral të fëmijëve. Vetëm 2 vitet e fundit janë investuar 40 kabinete të reja dentare.”

Ky program ofron kontroll periodik, që synon edukimin shëndetësor për ruajtjen dhe kujdesin e dhëmbëve, si dhe shërbime konkrete, si fluorizimi, pastrimi i gurëzave si dhe trajtimet urgjente apo mjekimet e patologjive të indeve të buta.

Ndërsa sa i përket Programit më të ri që do të zbatohet, Depistimit të Skoliozës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu tha se “Ka të bëjë pikërisht me depistimin, diagnoztikimin e hershëm të fëmijëve që kanë problematika me skoliozën, duke nisur nga mosha 6 vjeç deri në 14 vjeç. Nga këshillat e mjekëve nëse kapet herët edhe mundësitë për të rehabilituar dhe rikuperuar janë shumë të shpejta. Së bashku me programin “Save the children” jemi duke bashkëpunuar për të trajtuar 200 mësues fizkulture, të cilët do të kenë mundësi që nëpërmjet vlerësimeve që i bëjnë nxënësve të evidentojnë kush janë ata fëmijët që kanë nevojë për ndërhyrje më të specializuar pastaj tek mjek fizioterapie apo ortoped.” – teksa shtoi se “Ndërkohë ka dhe një faqe ëebsite të dedikuar për mënyrën e ushqyerjes së shëndetshme, për stilin e shëndetshëm të jetesës. Mësuesit e fizkulturës kanë një rol kyç në këtë pikë. Janë 200 mësues fizkulture që do trajnohen dhe do të kenë mundësi më pas të fillojnë vlerësimet e fëmijëve që është e domosdoshmëri për t’i kapur sa më herët, gjithë problematikat që mund të vijnë si pasojë e të qëndruarit jo mirë në bankë, çantës së shkollës që mbahet me një peshë të konsiderueshme.”

 

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qeveria dështon me fondet e BE, akti normativ ul me 74% fondet e Planit të Rritjes
  • Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  • 7 Korrik 2026
  • Një bisedë e sinqertë mund të zgjidhë keqkuptime, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
  • Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për ditën e sotme

Komentet e Fundit

  1. Klm on INVESTIGIM: Një dëshmi e pastër e kapjes së shtetit, delirit të madhështisë dhe marrëveshjeve informale në kurriz të transparencës dhe interesit publik
  2. Labi on “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  3. nastradini on Dosja “Partizani”, ish-ministri i Mbrojtjes Gazment Oketa thirret për të dëshmuar në GJKKO: Zbardhet dëshmia
  4. nastradini on Dosja “Partizani”, ish-ministri i Mbrojtjes Gazment Oketa thirret për të dëshmuar në GJKKO: Zbardhet dëshmia
  5. Keta jemi ky eshte niveli on “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?