Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama njofton faljen e madhe për detyrimet tatimore përmes “Paqes Fiskale”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama njofton faljen e madhe për detyrimet tatimore përmes “Paqes Fiskale”
AktualitetPolitike

Rama njofton faljen e madhe për detyrimet tatimore përmes “Paqes Fiskale”

Published: November 19, 2025
Shpërndaje

Duke folur nga seanca plenare, kryeministri Edi Rama deklaroi se deri në vitin 2029 biznesi i vogël nuk do të paguajë tatim fitimi.

Rama theksoi se Shqipëria ka nivelin më të lartë të biznesit pa TVSH në të gjithë Evropën.

Kryeministri u shpreh se deri në fund të mandatit ka për objektiv që paga minimale në vend të arrijë 700 euro.

- Publicitet -

Ai gjithashtu njoftoi se, përmes “Paqes Fiskale”, do të realizohet një falje e madhe për sipërmarrjet dhe i ftoi bizneset të njihen me detajet e saj.

Sipas kryeministrit, falja e detyrimeve tatimore do të bëhet në katër forma:

  1. Fshirje e plotë e detyrimeve të papaguara për periudha më të vjetra se 10 vite.

  2. Fshirje e 50% e detyrimeve për periudhën 5–10 vite, me kusht që pjesa e mbetur të paguhet menjëherë.

  3. Fshirje e 25% e detyrimeve për periudhën 5–10 vite, nëse pjesa e mbetur paguhet me këste brenda vitit.

  4. Fshirje e gjobave dhe kamatëvonesave për periudhën 1–5 vite, me kusht që të paguhet tatimi dhe kontributi i asaj periudhe.

Të gjitha këto përfitime do të përfshijnë gjithashtu fshirjen e gjobave dhe kamatëvonesave. Gjithashtu, sipërmarrësit do të kenë mundësinë të korrigjojnë deklarimet e mëparshme në pasqyrat financiare.

“Sipërmarrjet mund të angazhohen për të rritur fitimin e tatueshëm me 18% krahasuar me vitin e kaluar, dhe ky fitim do të taksohet vetëm 5%. Kjo është një marrëveshje e re, kuptimplotë dhe transparente.

Buxheti parashikon edhe një rritje të domethënëshme të pagave. Për të kujtuar, nisëm me përjashtimin nga tatimi mbi pagën për ata që kishin pagë minimale 300 euro, më pas për ata me pagë 400 euro dhe tani për ata që do të kenë 500 euro. Paga minimale në Shqipëri kur morëm detyrën ishte vetëm 157 euro.

Gjithashtu, pesha e të punësuarve me pagë minimale ka rënë nga 60% në 14%, duke treguar një rritje të vazhdueshme drejt pagave më të larta. Paga mesatare në sektorin privat është dyfishuar dhe sot është shumë më e lartë se më parë, ndërsa paga mesatare në sektorin publik ka arritur 1000 euro.

Për herë të parë do të futet indeksimi periodik i pagave për administratën publike, për të fuqizuar familjet dhe për të mbështetur rritjen e standardeve të jetesës. Buxheti parashikon gjithashtu rritje të diferencuar të pagave më të ulëta”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kërkuan pavlefshmëri provash, mbahet sot seanca e radhës për Metën dhe Kryemadhin
  • Horoskopi 29 Korrik 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjat
  • E mërkurë me mot të kthjellët dhe të nxehtë, vranësira të lehta në zonat malore
  • Procedura nuk është automatike: Si do ekstradohet në Shqipëri i akuzuari i miliona eurove të zhdukura të AKSHI-t
  • E BUJSHME: “Po flisja me nënën…” E kërkonin në tokë për aferën AKSHI, Franca arreston në ajër ‘për spiunazh’ Ermal Beqirin

Komentet e Fundit

  1. Bruno on Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë shqiptare?
  2. xhaxhi moderatori on Procedura nuk është automatike: Si do ekstradohet në Shqipëri i akuzuari i miliona eurove të zhdukura të AKSHI-t
  3. Baulant Talla on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  4. demo on Pushteti që ndihet i kërcënuar, krijon armiq. Kur gjithçka tjetër dështon, kriminalizohet kritika
  5. krimi ne simbioze me pushtetin on Procedura nuk është automatike: Si do ekstradohet në Shqipëri i akuzuari i miliona eurove të zhdukura të AKSHI-t

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?