Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama nxjerr foto me Blinken, Macron dhe Melonin. Çfarë ndodhi në Samitin e NATO-s
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Rama nxjerr foto me Blinken, Macron dhe Melonin. Çfarë ndodhi në Samitin e NATO-s
Politike

Rama nxjerr foto me Blinken, Macron dhe Melonin. Çfarë ndodhi në Samitin e NATO-s

Published: July 12, 2023
Shpërndaje

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, përmes disa fotografive të publikuara në Facebook ka bërë të ditur se është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe të tjerë në Samitin e NATO-s në Lituani.

“Aleatë dhe Miq”, ka shkruar kryeministri krahas foto albumit.

Samiti i NATO-s që po mbahet në kryeqytetin e Lituanisë solli një sërë përparimesh pozitive mbi sigurinë e vendeve, teksa në fokusin kryesor mbetet Ukraina, që deri më tani ka arritur të marrë nga anëtarët e aleancës veriatlantike opinione pozitive për anëtarësimin dhe ndihma të tjera, përshirë armatimet e nevojshme për luftën.

- Publicitet -

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se është i bindur se aleatët do të konfirmojnë anëtarësimin e Ukrainës, por vendimi përfundimtar do të jepet në momentin që do të plotësohen kushtet e nevojshme:

Presidenti francez Emmanuel Macron siguroi se vendi i tij do t’i dërgojë Ukrainës raketa me rreze të gjatë veprimi, të nevojshme për të përballuar luftën.

Pavarësisht se nuk pritet një diskutim I gjerë ndërmjet aleatëve, Stoltenberg nuk la në hije as situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë, ku konfirmoi se është i gatshëm të takojë presidentit serb Alekansadar Vuçiç, për të diskutuar situatën e tensionuar në veri dhe të hapave që duhet të ndërmarrin.

Një ndryshim i menjëhershëm nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, hapi rrugën për Suedinë për t’u bashkuar me NATO-n, teksa më parë vuri kushtin që drita jeshile do të jepet në momentin që do të shqyrtohet anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Europian.

Ministri i jashtëm I Rusisë, Sergei Lavrov, deklaroi se Helsinki dhe Stokholmi po përgatiten të shtrijnë infrastrukturën e NATO-s në tokën e tyre, ndërsa theksoi se do të marrin masa për këto veprime. Gjithashtu Rusia e konsideron të padrejtë vendimin për furnizimin e Ukrainës me armë, të cilat do të përdoren kundrejt ushtarëve rusë.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili po ashtu nuk mungoi në samitin e rëndësishëm të NATO-s, mirëpriti vendimin për zgjerimin e aleancës me Finlandën dhe Suedinë.

Për herë të parë në dekada, NATO miratoi një plan për mbrojtjen kolektive ushtarake.

Ndërkohë që vendet e NATO-s vazhdojnë të debatojnë se si të përshkruajnë marrëdhëniet e ardhshme të Ukrainës me NATO-n dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë, aleanca ka përfunduar tashmë një pjesë qendrore të punës së saj në samitin e Vilnius-it, duke miratuar plane të detajuara të mbrojtjes për të siguruar se mund të pengojë armiqtë e saj dhe mbrojnë “çdo pëllëmbë” të territorit të saj.

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Albin Kurti: Mund të importojmë gaz amerikan nga Shqipëria
  • SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
  • SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja
  • VIDEO: Polifonia shqiptare në filmin “The Odyssey”, sqarimi i kompozitorit shqiptar
  • Kush është 46-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës te “Liqeni i Thatë” në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. demo on VIDEO: Polifonia shqiptare në filmin “The Odyssey”, sqarimi i kompozitorit shqiptar
  2. 666 on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  3. SK on Familja e Martinit kundër Ramës: Po përdor emrin e djalit tonë për politikë, institucionet dështuan
  4. Parku Rinia on Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës EURO
  5. Sarkazma on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?