Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama për sipërmarrësit: I falen Allahut 5 herë në ditë dhe nuk paguajnë sigurimet shoqërore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama për sipërmarrësit: I falen Allahut 5 herë në ditë dhe nuk paguajnë sigurimet shoqërore
AktualitetPolitike

Rama për sipërmarrësit: I falen Allahut 5 herë në ditë dhe nuk paguajnë sigurimet shoqërore

Published: October 23, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, në një takim me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit, ka deklaruar se pagat reale në vendin tonë janë “600 euro për sanitare dhe mbi 1100 euro paga mesatare për sektorët e tjerë”, por këto paga nuk deklarohen nga bizneset.

“Këto janë pagat reale për sektorët përkatës, në të gjitha shërbimet e kësaj natyre në Tiranë dhe pak më e ulët në zona të tjera. Por, kur vjen puna te deklarimi i pagave, pasqyra është komplet tjetër. Ne jemi i vetmi vend i rajonit që e kemi biznesin e vogël me 0 taksa. Sa për kuriozitet, nuk ka vend tjetër në botë besoj, ku vetëm 10% e bizneseve paguajnë tatim-fitimi. 90% janë të çliruara nga barra e tatim-fitimit, si rezultat i një strategjie dhe vendimmarrje të qeverisë sonë prej vitesh tashmë, që kemi vendosur që deri në vitin 2029 biznesin e vogël ta lëmë pa taksa. Kjo për t’i dhënë frymëmarrje që të zhvillohet. Por, ka një shifër tjetër akoma më të jashtëzakonshme: në Shqipëri vetëm ¼ e bizneseve paguajnë TVSH. Na mungon kontributi i sipërmarrjes te buxheti që shkon për pensionet. Si do t’i bashkojmë ne këto të dyja? Që edhe i kemi dhënë lehtësira sipërmarrjes, edhe sipërmarrja vjedh pensionistët… Më falni, se fjala është shumë e rëndë, por nuk e di çfarë emri t’i vë tjetër. Është grabitje sepse sigurimet shoqërore janë detyrimi i parë, edhe përpara taksave. Nëse Shqipëria do të vazhdonte mbi taksën e sheshtë mbi pagën, ne do të kishim më shumë të ardhura edhe për sigurimet shoqërore, por do të merrnim më shumë nga xhepi i punonjësve. Ne e hoqëm taksën e sheshtë dhe e bëmë progresive dhe kemi hequr dorë nga jo pak, por nga një shumë e konsiderueshme që ia kemi lënë mësuesve, infermierëve, kamarierëve etj. Si t’ia bëjmë ne kur për 17 sektorët e ekonomisë janë 156 mijë të punësuar që deklarohen me pagë 50 000 lekë sepse e dimë të gjithë që kjo pagë është përjashtuar nga taksimi. Duke i parë sektorët me radhë, nuk ka logjikë që ta pranosh këtë gjë sepse janë paga të gënjeshtërta. Mirëpo, nga kjo gënjeshtër dhe nga kjo qasje kriminale ndaj pensionistëve ne kemi një gropë shumë të madhe, të cilën e kompensojmë sot që flasim duke vendosur gjysmë miliardë euro për të plotësuar pensionet sepse pa këtë gjysmë miliardi pensionet nuk mund të jepen në nivelin që janë sot. Është kollaj të premtosh kur e di që nuk do të kesh gjë në dorë. Problemi i pensioneve nuk zgjidhet me dëshirën e mirë vetëm. Rritja e pensioneve nuk zgjidhet duke ua marrë fëmijëve që sot janë të mitur dhe kanë nevojë për investime të tjera. Taksat janë për fëmijët, për të ardhmen, për shkolla, spitale dhe infrastrukturë. Sigurimet shoqërore janë për të moshuarit, janë dy gjëra të ndara komplet dhe nuk puqen bashkë”, shtoi kryeministri.

- Publicitet -

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?