Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama sot në Estoni për konferencën Lennart Meri 2026, takime edhe me drejtuesit më të lartë të shtetit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Rama sot në Estoni për konferencën Lennart Meri 2026, takime edhe me drejtuesit më të lartë të shtetit
Politike

Rama sot në Estoni për konferencën Lennart Meri 2026, takime edhe me drejtuesit më të lartë të shtetit

Published: May 15, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë pune në Tallinn, Estoni, me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën Lennart Meri 2026, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të debatit mbi politikën e jashtme, sigurinë dhe sfidat gjeopolitike globale, e organizuar këtë vit nën moton “Fati i favorizon të guximshmit”.

Kryeministri Rama është i ftuar në panelin hapës “Një Urë mbi Ujëra të Trazuara: Kapitulli i Ardhshëm i Bashkëpunimit Transatlantik”, përkrah liderëve dhe përfaqësuesve të lartë euroatlantikë ku diskutimi do të fokusohet në të ardhmen e partneritetit transatlantik, forcimin e shtyllës europiane të NATO-s, sfidat e sigurisë globale dhe rolin e Ukrainës në arkitekturën e re të sigurisë europiane.

Në kuadër të vizitës, Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim dypalësh me homologun e tij, Kryeministrin e Estonisë Kristen Michal në Shtëpinë Stenbock, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve, si dhe do të mikpritet nga Presidenti i Estonisë Alar Karis, në zyrën e tij.

Gjatë qëndrimit në Tallin, Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të vizitojnë Qendrën e Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike Bashkëpunuese të NATO-s, ku do të takohen me drejtuesit e qendrës dhe do të njihen me veprimtarinë dhe rolin e saj në forcimin e mbrojtjes kibernetike në kuadër të NATO-s.

- Publicitet -

Pjesë e agjendës është edhe vizita në Memorialin e Viktimave të Komunizmit në Maarjamäe, si dhe ndalesa në e-Estonia Briefing Centre, një nga qendrat më të njohura ndërkombëtare të inovacionit dhe qeverisjes digjitale.

Ndër të tjera, Kryeministri Rama do të japë një intervistë për të përditshmen estoneze Postimees, mbi perspektivën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, ja sa do të jenë temperaturat
  • VIDEO: Tronditëse, hetim për vrasje nga pakujdesia pas vdekjes së futbollistit në fushë
  • 06 nëntor 2026
  • VIDEO: “Hiqe dorën”, Flamur Noka sulmon gazetarin në studio
  • BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec

Komentet e Fundit

  1. durrsaku on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  2. durrsaku on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  3. Sokol luarasi on BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  4. Matjani on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950
  5. I juaji Edi Rama on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?