15 vite pa drejtësi janë 15 vite të një padrejtësie të madhe. Kështu u shpreh kryeministri Rama në takimin me familjarët e viktimave të 21 janarit, ku shprehu kritika edhe për drejtësinë e re, për të cilën tha se duhej t’i kishte kërkuar GJKKO drejtësinë për 4 vrasjet shtetërorë të 21 janarit.
“Zoti e di me çfarë guri në zemër unë vi për në këtë godinë kur del drita e ditës së 21 janarit. Është një gur që bëhet gjithnjë e më i madh dhe që me tregon përmes një sëkëlldie, se sa më i madh bëhet çdo 21 janar, zhgënjimi juaj të dashur familjarë, hidhërimi juaj, pengu juaj për mosardhjen e drejtësisë. 15 vjet pa drejtësi janë 15 vite të një padrejtësie të madhe, jo thjesht për disa, por mbi Shqipërinë dhe popullin shqiptar.
Për ju familjarët e dëshmorëve të 21 janarit, 15 vitet e këtij boshllëku janë sa një jetë e jetuar në ankth dhe poshtërim. Atyre ndër ju që ishin gjyshër u ka ardhur koha për tu bërë stërgjyshër, atyre që ishin fëmijë u ka ardhur koha për tu bërë prindër, ndërsa atyre 4 pjesëve të shpirtit tuaj që u janë tretur trupat në dhe nuk u ka ardhur koha të prehen të qetë. As përmbysja e sistemit të vjetër të drejtësisë dhe as rënia e kultit të pandëshkueshmërisë, nuk kanë mjaftuar gjer më sot për ta zhdukur hijen e padrejtësisë mbi 21 janarin. S’ka mjaftuar as vendimi i Strasburgut më shumë se sa dy vite më parë që prokurorët e SPAK t’ia kishin kërkuar gjykatës speciale drejtësinë për 4 vrasjet shtetërorë të 21 janarit, ndërkohë që në emër të drejtësisë, drejtësisë së barabartë për të gjithë, prej plot 6 vitesh në u bëmë atyre veç duvara dhe u paguajmë rroga ku e ku më të larta se sa vetes dhe presidentit, pa llogaritur justifikimin në durim dhe në heshtje nga na jonë të gabimeve të tyre tejet shqetësuese të një institucioni të ri dhe jetik për shtetin e së drejtës. Drejtësia për 21 janarin të vihet në vend”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka risjellë dhe njëherë në kujtesë sesi protesta e 21 janarit e opozitës së kohës, nisi e qetë dhe më pas u provokua nga policia e deri tek fundi fatal me 4 viktima përpara kryeministrisë nga plumbat që u lëshuan nga shteti mbi protestuesit.
“15 vjet më parë, këtu në këtë godinë ishte barrikaduar një hordhi e armatosur përzierje e trupës së rregullt të gardës së republikës dhe çetës së paramilitantëve famëkeq të kryeministrisë. Godina ishte përforcuar tela me gjemba, shtrirë gjithandej pas atij gardhit të shëmtuar dhe hekurave qe e rrethonin që pas sulmit të armatosur të 14 shtatori ‘98, pse që ishin dhe disa të barrikaduarit enë 12 janar. Njeriu i futur nga populli në kryeministri, kishte lëshuar ushtrimin e një përgjigje me plumb ballit ndaj protestës së opozitës së bashkuar të kohës.
Kujtoj se së bashku me Pandeli Majkon dhe disa shokë të tjerë, po kalonim urën e bulevardit për të ardhur këtu përpara godinës, një autoblind u shfaq në horizont dhe një valë gazi lotsjellës u lëshua mbi kokat e njerëzve pa nisur akoma protesta duke na zmbrapsur nga parku rinia dhe rrëmuja e provokuar nga ajo mësymje qorre, e duke e kthyer protestën në një lëmsh kaotik mes protestuesve.
Duke na detyruar që të ktheheshim në selinë e partisë, protesta doli jashtë kontrolli, por përtej reagimit të turmës ndaj policisë, dhe vatra zjarri të ndezura, nën ndonjë makinë, apo mbi faqet e piramidës, për asnjë çast protestuesit nuk tentuan të kapërcejnë gardhin e godinës së kryeministrisë përveç një veture që hyri në portën anësore të hekurit, hapur çuditshëm nga brenda si një ftesë për kurth askush nga protestuesit nuk bëri asnjë përçapje për të shkelur perimetrin e sigurisë, asnjë material filmik nuk nxori askund në pah praninë e asnjë armë në radhës e protestuesit. Kur protestuesit po largoheshin, tytat e pushkëve u ulën mbi turmën, duke marrë 4 jetë, pasojë fatale e mendjes kriminale, e cila me gjasë nuk deshi ta humbte rastin për t’u treguar kundërshtarëve politikë dhe krejt shqiptarëve se të vret me të vërtetë. Dreqi e di çfarë u tha mendja atyre që e urdhëruan dhe atyre që e ekzekutuan atë krim shtetëror”, tha Rama.
j.l./ dita
