Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Synojmë modelin e parë në Evropë të prokurimeve publike me IA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama: Synojmë modelin e parë në Evropë të prokurimeve publike me IA
AktualitetPolitike

Rama: Synojmë modelin e parë në Evropë të prokurimeve publike me IA

Published: September 10, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje, në një panel diskutimi për perspektivën e Shqipërisë në procesin e integrimit, njoftoi se qeveria e tij ka synim që Shqipëria të ketë “modelin e parë në Evropë të prokurimeve publike me inteligjencë artificiale”.

“Teknologjitë e reja mund t’i japin shteteve si ne mundësinë që të bëjmë hapa që përndryshe do të ishin të pamundura. Imagjinoni, nëse nuk do të ishte e zbatueshme teknologjia digjitale nuk do të ishte e zbatueshme, si do të ishim ne në gjendje të ofronim qindra shërbime online. Miliona njerëz rrinin në radhë për certifikata. Vetëm falë teknologjisë jemi në pozicionin që mund të bëjmë diçka të tillë, edhe në fusha të tjera. Nëpërmjet inteligjencës artificiale, gjërat që Kroacisë ju deshën 7 vite për t’i bërë, ne mund t’i bëjmë në më pak se dy vite”, tha Rama.

“Synojmë që të kemi modelin e parë në Evropë të prokurimeve publike me inteligjencë artificiale. Do të jetë komplet me inteligjencë artificiale, nga A-ja te ZH-ja. Kjo do i bëjë krejtësisht transparente prokurimet publike dhe nuk do të ketë vend për kontestime”, shtoi kryeministri.

- Publicitet -

Rama u shpreh se nëse Shqipëria do të veprojë “si një vend anëtar i BE, kjo do ishte trashëgimia më e madhe që mund t’i japim fëmijëve tanë”.

“Procesi për ne është po aq i rëndësishëm, edhe më i rëndësishëm se rezultati përfundimtar. Udhëtimi është ai që kemi nevojë, nëse ne bëhemi një vend i cili vepron si një vend anëtar i BE, kjo do ishte trashëgimia më e madhe që mund t’i japim fëmijëve tanë”, tha Rama.

“Që fëmijët të rriten në një shtet ku institucionet funksionojnë si në Itali apo një vend tjetër mesdhetar. Sepse si Gjermania nuk bëhemi dot edhe me ndihmën e Bashkimit Europian. Prandaj, ne kemi nevojë që të mos e humbasim plotësisht mundësinë që të kemi disa gjëra të vogla në jetët tona, pjesën e gëzueshme të jetës dhe kjo është arsyeja pse të gjithë ambasadorët dëshirojnë të qëndrojnë më gjatë në Shqipëri nga sa është misioni i tyre dhe kur largohen janë gjithmonë të trishtuar”, shtoi Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?