Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama takim elektoral në Lezhë: Akademikët i lanë shëndenë tufës së deleve…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Rama takim elektoral në Lezhë: Akademikët i lanë shëndenë tufës së deleve…
Politike

Rama takim elektoral në Lezhë: Akademikët i lanë shëndenë tufës së deleve…

Published: May 7, 2023
Shpërndaje

Pas Kurbinit, ku kërkoi mbështetjen e qytetarëve për Majlinda Carën dhe sulmoi ashpër kundërshtarët politik Meta-Berisha, kreu i qeverisë Edi Rama ka vijuar turin elektoral në Lezhë.

Gjatë fjalës përballë lezhianëve, Rama nuk kurseu notat e ironisë për situatën në të cilën është katandisur opozita kur tha se edhe Mark Marku me Argon Gjekmarkajn, dy persona nga bota akademike që demokratët kishin pasur përreth, e kuptuan se ishin në ‘vathën’ e gabuar dhe u larguan. Sipas Ramës, të dy këta figura u distancuan nga Sali Berisha sepse donin Amerikën dhe jo Moskën.

“Në 2021 në Lezhë ata kishin në krye dy njerëz, me të cilët unë kam pasur debat dhe nuk i kam pasur për zemër, por sido që të vijë puna ishin dy personazhe që vinin nga bota akademike, që përfaqësonin Lezhën e familjeve të persekutuar, që u përfshinë me PD sipas meje me naivitet të madh, por sidoqoftë u përfshinë jo për karrige, por për të vazhduar atë që ata e quanin lufta me regjimin.

- Publicitet -

Ku është Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj? Me kë janë zëvendësuar dhe pse nuk janë këtu? Sepse ishin të parët që e kuptuan që kishin hyrë në vathën e gabuar. E kuptuan dhe ndryshe nga delet e tjera ngritën krye, e thanë publikisht atë që menduan dhe i lanë shëndenë tufës së deleve të një gërdalle non grata që vjen vërdallë nëpër Shqipëri. Edhe pse është bërë 80 vjeç dhe në vend që të rrijë në shtëpi e të mos lërë nam rrugëve vazhdon kërkon vota dhe flet për fitore.

Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj i përkasin shpirtërisht dhe tradicionalisht asaj ane. Anës së familjeve historia e të cilave u shkrua me gjakun e konfliktit me regjimin komunist. Anës e familjeve që trashëguan idenë e të djathtës jo nga jeta akademike, apo nga librat, por e trashëguan nga kujtimi i stërgjysheve dhe gjyshërve të tyre, të cilët komunizmi i persekutoi tek cdo qelizë e familjes. Kjo është e djathta.

Pyetja është pse u ndanë ata nga komunistët? Ca donin ata? U ndanë sepse ata donin Amerikën, Perëndimin, e donin Shqipërinë si në Perëndim, ata nuk donin Moskën nuk donin komunizmin”, tha Rama.

Një koment, kryeministri e pati edhe për thirrjet e herë pas hershme “Rama ik”. Sipas kreu i qeverisë, ata nuk janë gjë tjetër veçse militantë që iu japin një 5 mijë leksh për të bërtitur kundër tij.

“Ja doli një fëmijë atje, e prisja. Gjithmonë del një fëmijë që thotë “Rama ik” në çdo miting “Rama ik”, i thonë na 5 mijë lekë ik bërtit Rama ik, dhe hajde merr 5 mijë lekshin. Ik merre tani 5 mijë lekëshin. Tani kanë mbetur vetëm kalamaj të vegjël, ose ndonjë pijanec që thotë “Rama ik””- tha Rama.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 11 nentor 2026
  • 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  • Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  • “Epsteini” i historisë së zezë
  • Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda ngre pyetje pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë

Komentet e Fundit

  1. AUTORI on 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  2. Emigranti on 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  3. Mollosi on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Nuk ka Zot on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. Pse Bibla tregon përralla? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?