Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama takim me biznesin e madh në Durrës: Punonjësit të mos marrin më ‘paga shfrytëzimi’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama takim me biznesin e madh në Durrës: Punonjësit të mos marrin më ‘paga shfrytëzimi’
AktualitetEkonomi

Rama takim me biznesin e madh në Durrës: Punonjësit të mos marrin më ‘paga shfrytëzimi’

Published: April 12, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësues të biznesit të madh në qytetin e Durrësit, ku theksoi domosdoshmërinë kapitalit njerëzor për zhvillimin e kompanive që operojnë në vendin tonë.

Rama tha se për të bërë të mundur që në kompani të tilla si fasoneritë, të punësohen vajza dhe djem të rinj, duhet që këta të fundit të paguhen me paga më të larta dhe të kenë një trajtim dinjitoz. Kreu i ekzekutivit tha se do të jetë shumë vonë kur kompanitë të humbasin kapitalin njerëzor për shkak të pagave të ulëta të cilat i konsideroi si ‘paga shfrytëzimi’.

“Të gjithë e kanë të qartë se sot kemi hyrë në një fazë zëvendësimi të kapitalit njerëzor. Shumë prej zonjave që janë këtu kanë qenë me siguri që në ditën e parë dhe sot pak nga pak me siguri kanë filluar t’i afrohen moshës së pensionit. Ësshtë e qartë që zëvendësimi i tyre me djem apo vajza të reja që janë gati të ulen tek makina qepëse dhe të punojnë me përulësi dhe teë marrin paga si këto që marrin sot, bëhet shumë e vështirë. Ajo që ka më shumë rëndësi për ne është që të paktën arsyeja e trajtimit dinjitoz të punonjësve, nuk duhet të jetë problem por përkundrazi duhet të jetë zgjidhja e problemit. Të gjitha sipërmarrjet të rendin të rrisin pagat dhe të mbajnë të paprekur kapitalin njerëzor sepse kur ta humbasin, do jetë shumë vonë. Kur mos të gjejnë më punonjës që duan të vijnë dhe punojnë me paga shfrytëzimi në kohën ku punojmë, do jetë shumë vonë për ta. E gjithë mungesa e respektit ndaj punonjësve do jetë boomerang ndaj këtyre kompanive”-tha Rama.

- Publicitet -

Ai tha se pavarësisht se qeveria e ka të pamundur të ndërhyjë në rritjen e pagave në bizneset private, nuk mund të qëndeojë duarkryq teksa sheh se punonjësit nuk vlerësohen. Rama theksoi se brenda këtij mandati synohet rritja e pagës minimale deri në 45 mijë lekë të reja. Ndërsa përsëriti se nuk do të jepen tendera publikë ndaj kompanive të ndërtimit të cilat kanë të deklaruara paga minimale për punonjësit e tyre.

“Jetojmë në një sistem që nuk ia mundëson shtetit të përcaktojë pagat në sektorin privat. Por nga ana tjetër nuk mund të rrimë të bëjmë sehir nëse kompani të caktuara nuk u përgjigjen punonjësve me dinjitet dhe përdorin paga që janë lëmosha shfrytëzimi. Ajo që ne mund të bëjmë, është vendosja e pagës minimale, që është rritur në 40 mijë lekë, do ta çojmë në 45 mijë lekë brenda këtij mandati besoj unë. Synimi është që në rrugën drejt 2030-ës, Shqipëria të mos ketë pagë minimale nën 60 mijë lekë. Por nuk është e lehtë për ne t’u imponohemi kompanive. Por nuk mund të shikojmë sesi kompani ndërtimi që kanë një shkallë vështirësie aq të ulët të paraqesin paga minimale për punonjësit e tyre. Ata nuk i paguajnë me këto paga realisht, por një pjesë të pagës ua japin nën dorë. Kështu ata iu grabisin punonjësve pensionet dhe sigurimet shëndetësore. Të gjithë në Shqipëri mendojnë se duhen rritur pensionet dhe me të drejtë”- u shpreh kryeministri.

Në 10 prill, kryeministri Edi Rama bëri me dije se paga mesatare në vend do të shkojë nga 563 euro në 900 euro. Ndërkohë paga miniamle nga 34 mijë lekë ka shkuar në 40 mijë lekë. Rritja e pagave do të shtrihet në dy faza. Brenda këtij muaji, me vendim të Këshillit të Ministrave, do të rritet paga për punonjësit e arsimit, shëndetësisë, zjarrfikësve, si edhe për policinë e Shtetit, Burgjeve dhe Gradës. Ndërkohë, në fazën e tjetër do të rritet paga për administratën, pasi projektligji të kalohet në Kuvend.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?