Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama takim me qytetarët në Gjirokastër: Nuk diskutojmë rezultat vetëm si të shkojmë përpara; Libohova, atraksion turistik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama takim me qytetarët në Gjirokastër: Nuk diskutojmë rezultat vetëm si të shkojmë përpara; Libohova, atraksion turistik
AktualitetPolitike

Rama takim me qytetarët në Gjirokastër: Nuk diskutojmë rezultat vetëm si të shkojmë përpara; Libohova, atraksion turistik

Published: April 29, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama në një takim elektoral në Gjirokastër, tha se opozita nuk duhet të ketë më asnjë shans për të qeverisur.

Kreu i qeverisë theksoi se qyteti i Gjirokastrës ka qenë lënë në harresë nga qeverisja e kaluar ndaj dhe sipas tij, qytetarët nuk duhet t’i votojnë më për të marrë drejtimin e bashkisë.

“Sot jemi këtu sepse ka një akses të ri, më në fund by passi i qytetit është realitet dhe së bashku me parkingun nëntokësor në sheshin e Çerçizit janë dy vepra të reja që do ta lehtësojnë tërësisht zonën historike nga makinat dhe do ta bëjnë shumë më të jetueshme dhe tërheqëse Gjirokastrën për këmbësorët, duke rritur më shumë vlerën e pronës dhe atraksionin turistik të saj. Është dashur kohë për t’i bërë këto punë, por do të doja që për një moment të ktheni sytë mbrapa dhe të shihni nga sa larg e kemi nisur punën dhe sa rëndë ishte Gjirokastra kur morën detyrën dhe çfarë braktisje dhe përbuzje pati për këtë qytet në vitet e qeverisjes së atyre që nuk duhet të kenë më asnjë shans jo këtu por askund në Shqipëri. Më vjen mirë të jemi në gjendje të flasim përmes punëve. Në bashkitë tona flasin punët“, u shpreh Rama.

- Publicitet -

“Kur shkon të votosh do të mendosh edhe nëse ai që ti voton do ta bëje më të mirë apo do e prishë çerdhen e kopshtin e shkollën. Libohova na dha mundësinë që ne ta drejtojmë dhe i kam bërë pyetjen vetes që si ka mundësi që këtu jetojnë njerëz kur këtu nuk ka as edhe nëj shërbim dhe gjithçka është rrënim e ato godina që duket sikur mbajnë njëra-tjetrën. Shkoni në Libohovë sot, kush shkonte më parë për turizëm. Është kthyer në potencial që bëhet atraksion turistik dhe kjo nuk ndodh vetë nuk e bën zoti por njerëzit me ndihmën e zotit dhe këtë e bëjmë vetëm ne nuk dinë ta bëjnë ata të tjerët fare se po të donin do të mund të na tregonin sot pas 31 vitesh një komunë ku kanë bërë diçka dhe të thonë edhe ne dimë të bëjmë. Nuk kanë çfarë na tregojnë shikon i Shkodrën e kanë pasur 31 vite në dorë dhe sot është qyteti më i papastër i Shqipërisë për turp të zotit. Nuk ekziston më në qytet që qeverisën nga e që kazanët të qëndrojnë të mbushur, kush vjen i bën përshtypje sa pastër është vendi. Përveç meritës së drejtueses tuaj që paska lindur me fshesë në dorë, paska humbur shumë kohë si përkthyese, kjo është çështje përgjegjësie e ata nuk e kanë. Atyre jepi çelësin e një zyre dhe bëjnë çetën e tyre. Shikoni Dropullin ne sot kemi çfarë të themi e të tregojmë edhe pse ka akoma shumë për të bërë, Nuk është e largët dita kur të gjithë do të kthehen për të pasur biznesin e tyre këtu e agroturizmin. Me kë do të diskutojmë trashëgimi kulturore e kujt mund ti lihet në dorë ta administrojë përveçse Partisë Socialiste që të mos ju flas për Tepelenen rëndohet biseda, ishte bërë si një xhep fallso ku nuk ndalonte njeri. Erdhi dita dhe jo Tepelena por faji i Tepelenes gjithë qarku ka dhe një dalje në det të shkurtër fare. Në Gjirokastër nuk diskutojmë rezultat e asgjë vetëm si të shkojmë përpara, tani radhën e kanë pjesët e qytetit që kanë nevojë për ndërhyrje.”, tha Rama.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E dashur Europë…
  • Mbaji shënim!
  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  2. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  3. K R on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  4. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  5. Ik mër legen on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?