Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama takim në Kuçovë: Kandidatët e Berishës dhe Metës, faqja e zezë e vendit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rama takim në Kuçovë: Kandidatët e Berishës dhe Metës, faqja e zezë e vendit
KryesorePolitike

Rama takim në Kuçovë: Kandidatët e Berishës dhe Metës, faqja e zezë e vendit

Published: May 8, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët e Kuçovës të cilëve u ka kërkuar votën për kandidatin Kreshnik Hajdari i cili rikandidon në krye të kësaj bashkie. Duke folur për kandidatët e koalicionit Berisha-Meta, Rama tha se ato janë përfaqësojnë faqen e zezë të Shqipërisë.

Sipas tij, kandidatët kundërshtarë, duan të fitojnë bashkitë me qëllimin e vetëm për t’i mbajtur peng.

“Në 14 është një zgjedhje më e qartë se kurrë ndonjëherë. Nga njëra anë është PS me kandidatët e saj. Asnjë nga kandidatët tanë nuk ka rënë nga qielli, asnjë nuk është i përsosur, por ama kandidatët e tyre janë faqja më e zezë ndër shqiptarë. Janë kandidatët e faqes së zezë të atyre të dyve që i kanë marrë dhe i kanë vënë për t’u turrur nëpër bashkitë e vendit dhe për të marrë peng këdo që mund të marrin peng. Janë kandidatët e faqes së zezë të një gërdalle 80-vjeçare”-tha Rama.

- Publicitet -

Teksa theksoi rëndësinë e investimeve të huaja për Shqipërinë, Rama tha se këto të fundit të cilat janë tepër jetike për zhvillimin ekonomik, do jenë të pamundura nëse votohet për kandidatët kundërshtarë të cilët përfaqësojnë Berishën i cili është shpallur i padëshirueshëm nga SHBA duke bërë që edhe në Europë mos t’i hapet asnjë derë.

“Partnerët ndëkombëtarë do numërojnë sa shqiptarë akoma nuk e kanë kuptuar, akoma nuk mbushin që me faqen e zezë lëndojnë marrëdhëniet me ta. Dhe marrëdhëniet me ta janë shumë të rëndësishme se nëse Shqipëria po rritet sot ekonomikisht është falë investimeve të tyre. Nëse marrëdhëniet me ta lëndohen, gjërat bëhen më të vështira. Kështu që çdo familje mund t’i bjerë fatkeqësia që t’i dalë ndonjë dru i mbrapshtë, por çdo familje merr masa që most ë kthehet në problem për gjithë popullin. Unë u them atyre të shtëpisë time po pati shenjën më të vogël që unë mund të shkoj në këtë drejtim, më mbyllni në shtëpi. Atyre nuk u hapet asnjë derë në Europë. Cilët donatorë do vijnë këtu të financojnë në secilën bashki? Edhe kur nuk ka qenë kështu, më tregoni një bashki që ata e morën dhe e cuan një hap përpara”- shtoi kryesocialisti.

Ai e konsideroi të panevojshme të fliste për veprat e kandidatit të PS-së për bashkinë e Kuçovës, duke e cilësuar atë shumë në avantazh në raport me kandidatin përballë tij që sipas tij, përfaqëson dyshen Meta-Berisha.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Meloni anulon statusin special për resortin luksoz në zonën e mbrojtur në Sardenjë
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”
  3. Ramat qe zbrazin Shqiperine nga rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  4. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  5. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?