Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama takon Presidenten greke: Do t’i zgjidhim të gjitha çështjet e lëna pezull
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama takon Presidenten greke: Do t’i zgjidhim të gjitha çështjet e lëna pezull
AktualitetPolitike

Rama takon Presidenten greke: Do t’i zgjidhim të gjitha çështjet e lëna pezull

Published: March 21, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me Presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, në ditën e dytë të vizitës në shtetin fqinj.

“Marrëdhënia e njerëzve të zakonshëm është e shkëlqyer, kjo na ka ndihmuar që ta shihnim njëri tjetrin me sytë e njerëzve të zakonshëm. Jam shumë optimist se pikërisht në këtë klimë do të zgjidhim më së miri të gjitha çështjet e lëna pezull mes dy vendeve. Edhe dakortësia për t’ju drejtuar një pale të tretë për zgjidhjen e detit tregon se jemi në rrugën e duhur për t’i dhënë zgjidhje problemeve”, tha Rama.

Ditën e dytë të vizitës në Athinë, Rama e nisi agjendën e tij politike me takime në parlamentin helen, ku u takua me kryetarin Konstantinos Tasoulas.

Tasulas, pasi i uroi mirëseardhjen delegacionit shqiptar, vlerësoi miqësinë mes dy vendeve dhe urat lidhëse mes dy popujve, siç janë minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi.

Tasulas përsëriti qëndrimin e Greqisë për mbështetjen e vendit në Bashkimin Europian, ku siç tha ai, vendet anëtare gëzojnë benefite. Rama e falënderoi për pritjen dhe vlerësoi rolin e Greqisë në rrugën euroiane të Shqipërisë.

- Publicitet -

Një ditë më parë, Rama zhvilloi një darkë pune me homologun grek Kyriakos Mitsotakis në selinë qeveritare “Maksim”.

Dy krerët bashkë me delegacionet e tyre folën rreth marrëdhënieve dypalëshe si dhe mundësitë e reja për bashkëpunim në të ardhmen.

Kryeministri shqiptar çeli edhe ekspozitën me punimet e tij personale në Athinë. Para të pranishmëve ai tha se kjo ishte një ëndërr e hershme e rinisë.

Ai gjithashtu u takua dhe me ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendiasi cili inauguroi ekspozitën, ndërsa e vlerësoi kryeministrin Rama jo vetëm si artist, por edhe si politikan.

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit, transportohet e gjakosur drejt Spitalit të Traumës
  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?
  • Gjuha që ushqen dhunën
  • Kultura politike, kultura qytetare dhe kuptimi demokratik i dorëheqjes

Komentet e Fundit

  1. Mirësia on Grupe të rinjsh rrethojnë dhe godasin selitë e PS-së dhe PD-së në Shkodër, shikoni çfarë shkruajnë në fasadë (VIDEO)
  2. xxx on Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  3. . on Rama flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  4. Lesh lesh on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. abdiaga on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?