Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama tallet me Luçiano Boçin: Edhe Luli është më i mirë se Luluçi!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama tallet me Luçiano Boçin: Edhe Luli është më i mirë se Luluçi!
AktualitetPolitike

Rama tallet me Luçiano Boçin: Edhe Luli është më i mirë se Luluçi!

Published: April 27, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot pasdite një takim me gratë dhe vajzat në qytetin e Elbasanit. Rama falënderoi pjesëmarrëset duke theksuar se ato do e çojnë Partinë Socialiste vetëm përpara, duke votuar alternativën e duhur më 14 Maj. “Duke luftuar me burrat deri në kapje flokësh për një vend, sot janë bashkë me kaq shumë gra dhe vajza që vijnë këtu vetëm nga bashkia e Elbasanit. Më vjen mirë që Damiani përgjithësisht është skeptik sepse do gjithmonë që të jetë i sigurt për gjërat që bën, por tashmë është i bindur që pa gratë PS jo vetëm nuk ka ku shkon, por vetëm me ato do shkojë sa më lart. Një falenderim për socialistet e brezit të parë të këtij transformimi. Sot ne kemi 50% të këshillit bashkiak me gra dhe vajza në Elbasan dhe gjithë Shqipërinë, më shumë se 50% të drejtuesve në gjithë institucionet janë gra dhe vajza sepse është bërë një proces i rëndësishëm, edhe me imponim që të vendosen kuotat me ligj, të shikohet shumë më tepër nga gratë dhe vajzat sepse parafytyroni për një moment sikur të merrnit 15 ditë, pushime larg Elbasanit dhe në Elbasan të ngeleshin vetëm burra dhe djem. Dhe, shpinë t’ja lenit burrave dhe çunave ta pastronin, ta rregullonin, parafytyroni se ca do kishit gjet pas 15 ditësh këtu. Më besoni, nuk është ekzagjerim, është e njëjta gjë sikur të nxjerrësh të gjitha gratë nga bashkia, qeveria, dhe t’i mbushësh me burra, më besoni është e njëjta, gjë do ta çonin këtë vend mbrapa dh enë gropë për shumë pak kohë.”

Për bashkinë e Elbasanit, dy kandidatët kryesorë janë Gentian Llatja i PS-së dhe Luciano Boçi i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”. Kryesocialisi ironizoi Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët kandidojnë në këto zgjedhje me koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Veç tyre, Rama e etiketoi Luaciano Boçin si “Luluçi” i cili premton të sjellë qytetin e filmit. “Ata burra që janë përballë në fletën e votimit, në zgjedhjet e 14 Majit, janë 3 burra. Dy në Tiranë, njoni nga ata dy as s’mund ta shënojë emrin sepse është non grata, tjetri nga ata dy e njihni mirë sepse i kemi bërë të gjitha që ta sjellim në rrugë të mbarë, por nuk i ndahet rrugës së mbrapshtë dhe nuk ka lidhje fare me të shkuarën përpara. I treti është këtu në Elbasan, me besoni që unë mendoja se Lul Basha ishte kulmi i artistit që të rre edhe kur e pyet sa është ora, por Luli është shumë më i vërtetë se sa Luluçi që keni ju këtu. 

Unë nuk besoj në historinë e zgjedhjeve ka pas një kandidat që e ka filluar me një skenë filmi, kandidati bashkë me një investitor konsulent që do sillte 400 mln euro këtu në Elbasan, që dalin përpara popullit dhe firmosin marrëveshjen, dhe në marrëveshje thuhet: kryetari i ri i bashkisë, një status që nuk ekziston. O je kryetar i bashkisë ose je një artist i ri që ke dalë në skenë për t’u tallur me popullin tënd. Asnjëri s’është kryetari, njëri gënjen për llogari të atyre në Tiranë e tjetri për llogari të këtij në Elbasan sepse ai konsulent nuk ekziston. Ka qenë një Tit Sojli, shkonte te treni, zbrisnin njerëz që vini nga rrethet, u thoshte: E sheh sahatin a do me e ble? Sa bo, 10 mijë lekë, ky e merrte 10 mijë lekëshin dhe ikte, sahati ngelte aty. Ai ishte një njeri në kohë tjetër dhe në fund të fundit bënte lojë me njerëzit në nivel individual, por Luluçi nuk e ka problem fare që përpiqet të gënjejë gjithë popullin, kush ta hajë, ta hajë!

Si mund t’i lejoni burrat tuaj me datë 14 të dalin  nga shtëpia dhe të shkojnë e të votojnë një njeri që thotë do e bëjmë Elbasanin skenë filmi dhe Like Floririn i cili është afruar vetëm për të kafshu e gllabëru ca mundet nga trupi i PD?! Jashtëzakonisht e rëndë në dy aspekte. Këta s’kanë lidhje fare as me të djathtë, as me të majtë dhe as me asgjë tjetër dhe janë ndërkohë njerëz të padëshirueshëm për aleatët tanë”. Më 17 prill, teksa Boçi prezantoi programin e tij, vuri theksin te projektet që ai do të realizojë nëse arrin të fitojë zgjedhjet, që nga ndërtimi i 15 tregjeve të reja, “qyteti film” e deri te parku teknologjik që do të strehojë 100-150 kompani. Janë pikërisht këto pika të planit të Boçit, të cilat Rama i konsideroi mashtrime.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?