Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama vijon turin e falënderimeve në Klos dhe Mat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Rama vijon turin e falënderimeve në Klos dhe Mat
Politike

Rama vijon turin e falënderimeve në Klos dhe Mat

Published: May 22, 2023
Shpërndaje

Pas fitores së thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit, ku kandidatët e PS-së u zgjodhën kryebashkiakë në 53 bashki të vendit, Rama ka nisur një tur falënderimesh në të gjitha këto bashki. Këtë herë ai është ndaluar në Mat dhe Klos ku ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë ndaj PS-së.

Ai tha se vetë ndryshimi që bashkitë kanë pësuar nën drejtimin e PS, tregon se vota është shumë e vlefshme në politikë për të bërë të mundur ndryshimin në zona ku sipas tij për dekada nuk janë bërë investime sa janë bërë në 4 vitet e fundit.

“Nuk kemi ardhur për t’ju kërkuar vota por për t’ju falënderuar. Ju e bërë detyrën tuaj, tani na takon neve të bëjmë tonën që këtë besim t’ua kthejmë në punë të mira dhe mirësi dhe mbarësi për komunitetin tuaj. Shpeshherë dikush pëlqen t’i bjerë shkurt, të thotë se vota nuk ka vlerë por besoj se edhe këtu në Mat ashtu si në vende tëtjera, kushdo që sheh me sytë e tij, i ka të gjitha mundësitë për të kuptuar se e kundërta është e vërtetë. Politika vlen dhe vota vlen, nuk janë të gjithë njësoj. E vërteta është që gjërat kanë ndryshuar dhe besoj se në këtë votë kaq plebishqiptare për PS është konfirmimi i besimit”- tha Rama.

- Publicitet -

Duke përmendur Bulqizën dhe Klosin, Rama tha me batutë se edhe pse këto dy bashki të qarkut Dibër njiheshin si vendi ku burrat dominonin dhe për ta krijoheshin legjenda, tashmë të dy bashkitë do të drejtohen nga dy gra.

“Në Bulqizë ku ishte bërë zakon të mendohej se ishte një vend burrash një vend trimash që tregonin bëmat e tyre nëpër klube për të cilët do të fliste më pas legjenda, fitoi një grua që i mori gjithë burrat përpara. Që tregoi se në këto komunitete njerëzit nuk janë më ndryshe se në komunitetet e tjera.

Historia e këtyre zgjedhjeve në qarkun e Dibrës është histori e jashtëzakonshme ndryshimi, dy vendet më të karakterizuara nga mustaqet eimagjinare, do t’i drejtojnë dy gra. Jam i bindur që në drejtimin e tyre edhe Klosi dhe Bulqiza, do jenë në këto 4 vite në pararojë të ndryshimeve në komunitetet e tyre”- shtoi kryeministri.

Ai falënderoi edhe ata të cilët nuk kishin dalë në votime, duke i konsideruar si të djathtë të cilët nuk donin të votonin për koalicionin që udhëhiqej nga Ilir Meta në fletën e votimit. Ai shtoi se fitorja e PS nuk është rezultat i mirë vetëm për këtë parti por për të gjithë Shqipërinë.

“I falënderoj edhe ata që nuk kanë dalë në votim, sepse nuk e ngarkuan traditën e tyre të djathtë me turpin për votën e një vote për Like Floririn, duke i hequr një votë atyre që dolën për t’i tërhequr zvarrë pas problemeve të tyre personale. Ky nuk është rezultat i mirë për PS, është rezultat i jashtëzakonshëm për SHqipërinë. Është përmbysja ngjyrash në hartë, ta kthejmë përmbysje në ekonomi, në të gjitha”- u shpreh Rama.

Kryeministri e nisi turin e falënderimeve nga Shkodra ku për herë të parë pas 32 vitesh, PS do të drejtojë bashkinë me Benet Becin si kryebashkiak. Ai tha se besimi i dhënë nga qytetarët do të kthehet në vepra më të shumta se në çfarë është investuar gjatë këtyre 32 viteve në zonat ku më parë ka qeverisur PD.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një zjarr i vogël në Kuçovë, shenjë e një krize të thellë në PS
  • Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete
  • Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  • Revolucioni i Flamingove si “masa e gjithçkaje”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?

Komentet e Fundit

  1. Te fala nga Policani on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Greta on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Greta on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  5. sela on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?