Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama vizitë në Muzeun e Paqes: Tani e tutje do jem tifoz i ekipit të Hiroshimës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama vizitë në Muzeun e Paqes: Tani e tutje do jem tifoz i ekipit të Hiroshimës
AktualitetPolitike

Rama vizitë në Muzeun e Paqes: Tani e tutje do jem tifoz i ekipit të Hiroshimës

Published: February 24, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Rama vizitoi ditën e sotme Muzeun Përkujtimor të Paqes në Hiroshima ku pa nga afër dëshmi të një pjese të errët të historisë së Japonisë.

Kryeministri në mbyllje të vizitës në muze nënshkroi librin e të ftuarve të nderit. Ai u ndal gjithashtu të fliste për të pranishmit, duke e cilësuar këtë vizitë si një përvojë të veçantë humanizmi për gjithë njerëzimin.

“Është padyshim një përvojë e mahnitshme vizita në vendin tuaj dhe të njohësh nga afër njerëzit tuaj të mrekullueshëm.

- Publicitet -

Në Japoni, kjo është pika kulmore e vizitës tonë. Është tejet e rëndësishme sepse është një përvojë e veçantë humanizmi dhe për krejt njerëzimin. Unë dëshiroj shumë që kjo përvojë të na shërbejë të gjithëve si një mësim për të gjithë e përgjithmonë. As nuk mund të imagjinohet të luhet me armët bërthamore, ashtu siç luhet me lodrat e fëmijëve. Nuk duhet njeri të guxojë as të çojë në mend të kërcënojë qytetërimin tonë me bomba bërthamore.

Unë jam i nderuar që vizitoj këtë vend që ka vuajtur dhe ka një histori unike. Për mua personalisht, do të jetë diçka që do ta kujtoj dhe do të shërbejë si një mësim për të gjithë e përgjithmonë. Faleminderit Hiroshima dhe Zoti e bekoftë popullin e mrekullueshëm japonez.

Unë nuk mund të falënderoj mjaftueshëm, të gjithë ata që e bënë të mundur këtë vizitë, unë do të dëshiroja që të gjithë njerëzit e kësaj bote të mund të vinin e ta vizitonin këtë vend sepse është diçka që nuk mund të përshkruhet me fjalë dhe me siguri vlen më shumë se një mijë faqe lexime historie.

Kishte shumë njerëz që menduan se pushtimi i Ukrainës do të bëhej brenda një jave, por ja ku jemi, pas një viti rezistence heroike të popullit të Ukrainës. Falë dhe mbështetjes së botës demokratike, jo vetëm që Ukraina nuk u pushtua, por është bërë e qartë se Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë.

Ju jam mirënjohës që keni ardhur këtu të më bëni pyetje. Dua të shtoj vetëm një gjë. Po shikoj se po ndërtohet një stadium dhe që tani e tutje do të jem tifoz i çdo ekipi të Hiroshimës, në çdo lloj sporti. Ju uroj gjithë të mirat dhe të jeni kampion në çdo disiplinë sportive”, – u shpreh Kryeministri Rama.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  • Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  • Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
  • Projektligj për të sjellë bitcoin të krimit nga Belgjika

Komentet e Fundit

  1. R. on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. K R on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  3. Phoenix on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  4. Anonymous on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  5. Cirk dhe bukë on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?