Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: RAPORTI: Bie ndjeshëm numri i emigrantëve shqiptarë në Greqi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > RAPORTI: Bie ndjeshëm numri i emigrantëve shqiptarë në Greqi
AktualitetEkonomi

RAPORTI: Bie ndjeshëm numri i emigrantëve shqiptarë në Greqi

Published: March 30, 2023
Shpërndaje

Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regjistroi në muajin shkurt të këtij viti rreth 277 mijë shtetas shqiptarë me leje qëndrimi të rregullta në Greqi, nga rreth 424 mijë që ishin regjistruar në shkurtin e vitit 2022. Sipas të dhënave zyrtare shqiptarët tani përbëjnë 60% të të huajve të rregullt në Greqi nga 62,7 % që përbënin një vit më parë.

Sipas ministrisë greke për Emigracionin dhe Azilin lejet e qëndrimit të shtetasve të vendeve të treta të vlefshme në shkurt të këtij viti janë gjithsej rreth 463mijë duke shënuar një rënie prej 32%, krahasuar me shkurtin e vitit 2022 .

Tre vendet kryesore të origjinës së shtetasve të vendeve të treta me leje qëndrimi të vlefshme janë Shqipëria me 60.0%, Kina me 5.0% , pasuar nga Gjeorgjia me 4.3%, thotë ministria greke e Emigracionit.

- Publicitet -

Në shkurt të vitit 2023 janë dorëzuar gjithsej 15,807 kërkesa për lejeqëndrimi nga të cilat 7,370 për lejeqëndrimi të reja dhe 8,437 për ripërtëritjen e lejeqëndrimeve, me një rënie prej 29% krahasuar me shkurtin e vitit 2022.

Autoritetet greke kanë lëshuar 10, 232 leje qëndrimi, me një rënie prej 10% krahasuar me shkurtin e vitit 2022.

Sipas ministrisë greke për Emigracionin dhe Azilin numri më i madh i lejeve të reja të qëndrimit për kërkesat e depozituara në dy muajt e parë të vitit 2023 në Greqi ka qenë për shtetasit nga Shqipëria, Kina dhe Rusia.

Ndërkohë rreth 13,700 shtetas nga Shqipëria pjesëtarë të pakicës greke që prej vitesh jetojnë e punojnë në Greqi kanë “statusin e homogjenit”. Ky është një status i posaçëm, që u lejon prej vitesh qëndrim të rregullt në Greqi dhe lëvizjen pa pengesa në kufi edhe kur Greqia aplikonte për Shqipërinë “regjimin e vizave”.

Rënia e ndjeshme e numrit të emigrantëve të rregullt shqiptarë në Greqi sidomos në harkun e një viti lidhet sipas analistëve të emigracionit me shumë faktorë.

Sipas analistëve, një faktor madhor në uljen e numrit të shqiptarëve në Greqi lidhet me një prirje të re të emigrantëve shqiptarë që punonin e jetonin prej vitesh në Greqi të emigrojnë drejt vendeve të tjera europiane.

Migrimi i ri i brezit të dytë është kthyer në një dukuri pasi shumë të rinj shqiptarë po largohen tani nga Greqia drejt vendeve si Anglia, Gjermania, Holanda dhe zonat e Europës Veriore, pas vështirësive në Greqi me punësimin dhe pagat e ulta.

Ndërkohë faktorët e tjerë të rënies së numrit të shqiptarëve me lejeqëndrimi lidhen me procedurat e lëshimit të lejeve të cilat vijojnë të ecin me ngadalësi, ndërsa një kategori e emigrantëve shqiptarë të brezit të dytë kanë përfituar nënshtetësinë greke duke mos aplikuar më për leje qëndrimi. / VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?