Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: RAPORTI: Shqipëria, 600-700 sulme kibernetike në vit. Emigrimi e lë vendin të pambrojtur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > RAPORTI: Shqipëria, 600-700 sulme kibernetike në vit. Emigrimi e lë vendin të pambrojtur
EkonomiKryesoreTeknologji

RAPORTI: Shqipëria, 600-700 sulme kibernetike në vit. Emigrimi e lë vendin të pambrojtur

Published: April 5, 2023
Shpërndaje

Në Shqipëri raportohen 600-700 incidente kibernetike në vit, si në sektorin shtetëror dhe atë privat, por emigrimi i lartë i të rinjve dhe mungesa e burimeve njerëzore të afta e kanë lënë vendin pa një mbrojtje të mjaftueshme evidentoi një raport Pricewater -house -Coopers (PwC) një markë ndërkombëtare shërbimesh profesionale, në lidhje me sigurinë kibernetike në Ballkanin Perëndimor.

PwC raportoi se mori informacion për incidentet kibernetike në dy kanale.

I pari përfshin raportet zyrtare nga infrastrukturat e informacionit kritik (CII), të cilat publikojnë 20-30 raporte në vit.

- Publicitet -

I dyti i referohet identifikimit të rreziqeve dhe incidenteve nga burime të ndryshme të inteligjencës së kërcënimeve, që rezulton në zbulimin e 600 – 700 incidenteve në vit. Për sa u përket llojeve të sulmeve, Shqipëria duket se pasqyron tendencat e përgjithshme globale.

“Të dyja palët e interesuara të sektorit publik dhe privat të intervistuar për qëllimin e këtij raporti citojnë spam, malware, phishing dhe inxhinieri sociale si sulmet më të zakonshme”, thotë raporti. Mashtrimi i email-eve ka qenë gjithashtu në rritje vitin më 2021, duke përdorur gjuhën shqipe standarde në mashtrimet nga emaili.

Pandemia globale çoi në zhvillime të vrullshme teknologjike si rrjedhojë e punës në distancë dhe transaksioneve online pa ndonjë përvojë paraprake në sigurinë kibernetike.

Sulmet kibernetike të orientuara nga biznesi, shenjestrimi i kompanive dhe përdoruesve fundorë janë rritur pas pandemisë në Shqipëri. Nga ana tjetër, sulmet janë sofistikuar. Tani grupet e sulmit nuk janë amatorë, por të organizuar.

Raporti thotë se, procesi i digjitalizimit në Shqipëri shihet si një nga rreziqet më të mëdha të mundshme të sigurisë kibernetike në të ardhmen. Palët e intervistuara në Shqipëri pohuan objektivat e sulmeve janë të shumtë dhe kryesisht të bazuar në identitetet (d.m.th. të fokusuar mbi të dhënat personale).

Shqipëria dhe në përgjithësi Ballkanit Perëndimor përballet me kapacitete të kufizuara, veçanërisht në sektorin publik. Ekspertët në Shqipëri kanë argumentuar se situata është më alarmante krahasuar me Europën Perëndimore për shkak të flukseve të emigrimit të profesionistëve të drejt tregjeve të BE-së.

Për t’iu përgjigjur rreziqeve të ardhshme kibernetike, të intervistuarit argumentojnë se, Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit duhet të zhvillojnë më tej kapacitetet e tyre për të njohur kërcënimet dhe duhet të investojë më shumë si në njerëz ashtu edhe në teknologji.

Në një afat më të gjatë duhet të ofrohet edukim adekuat për sigurinë kibernetike, sidomos brezave të rinj, për të siguruar kapacitete për të ardhmen.

Aktualisht, të intervistuarit përmendin mungesën e investimeve në edukimin e së ardhmes dhe rekrutimin e profesionistëve ekzistues për të mbështetur proceset e digjitalizimit.

Në terma afatmesëm, kjo nënkupton adoptimin e një përqasjeje sektoriale për forcimin e kapaciteteve kombëtare të sigurisë kibernetike në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Komentet e Fundit

  1. Niki on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. Realisti on Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  3. demo on Me “bukë me vete”? PO!
  4. bajg shurreliane on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. demo on Pankartat më pikante nga protesta e nëntë e qytetarëve (FOTO)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?