Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rasti i rrallë që prek 1 në 50 milion: Një grua me mitër të dyfishtë mbetet shtatzënë tek të dyja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rasti i rrallë që prek 1 në 50 milion: Një grua me mitër të dyfishtë mbetet shtatzënë tek të dyja
AktualitetKurioziteteShendetesi

Rasti i rrallë që prek 1 në 50 milion: Një grua me mitër të dyfishtë mbetet shtatzënë tek të dyja

Published: November 16, 2023
Shpërndaje

Në SHBA është shënuar një ngjarje e rrallë. Një grua me një mitër të dyfishtë është shtatzënë në të dyja, një mundësi kjo që ndodh një në 50 milionë.

I ka ndodhur një 32-vjeçare nga Alabama, Kelsey Hatcher, tashmë nënë e tre fëmijëve, e cila po dokumenton “aventurën” e saj të re në Instagram.

Gruaja mësoi se kishte një mitër të dyfishtë në moshën 17-vjeçare. Mitra e dyfishtë është një anomali që prek afërsisht një në 2000-3000 gra.

 

Pavarësisht pranisë së dy trupave të mitrës, ka ende dy tuba fallopiane. Mitra e dyfishtë, ose didelphus, është e pranishme që në lindje dhe nëse nuk shkakton probleme, nuk kërkon ndërhyrje.

 

Një lindje e dyfishtë si ajo me të cilën përballet 32-vjeçarja amerikane është ndryshe. Shtatzënitë në të dy mitra janë jashtëzakonisht të rralla, tha për ABC Shweta Patel, mjekja obstetër-gjinekologe që kujdeset për gruan në Universitetin e Alabama në Qendrën e Grave dhe Foshnjave në Birmingham. Shanset ishin një në 50 milionë.

 

Rasti i fundit i njohur ndodhi në Bangladesh në vitin 2019, kur Arifa Sultana, atëherë 20 vjeç, lindi binjakë të shëndetshëm me 26 ditë diferencë.

 

Kelsey Hatcher zbuloi se ajo ishte në pritje të binjakëve në ekografinë e saj të javës së tetë, dhe atëherë mësoi se binjakët ishin secili në një mitër. “Me shumë gjasa ajo ka ovuluar veçmas dhe një vezë ka zbritur nga çdo tub fallopian, domethënë nga çdo anë e mitrës, pastaj spermatozoidi ka udhëtuar në secilën mitër dhe fekondimi ka ndodhur veçmas,” tha gjinekologia.

 

Edhe pse gratë me mitër të dyfishtë shpesh përballen me komplikime gjatë shtatzënisë, të tre fëmijët e mëparshëm të Hatcher lindën të shëndetshëm, por ata nuk ishin binjakë. Hatcher shpreson se nuk do t’i duhet të përdorë një prerje cezariane për foshnjat e saj, të cilët do të lindin rreth periudhës së Krishtlindjeve. Megjithatë Kelsey dhe burri i saj Caleb e di se mund të jenë të nevojshme një ose dy prerje cezariane, të cilat në fakt janë shumë të zakonshme në situatat me mitër të dyfishtë, pasi secili mund të linde në kohë të ndryshme.

 

 

32-vjeçarja mbetet optimiste rreth kësaj situate të pazakonte madje bën edhe shaka: “Në çdo vizitë te mjeku më pëlqen të më thonë ‘Nuk kemi pasur një situatë të tillë më parë, ky është një rast krejtësisht i ri për ne’. Unë kam një shtatzëni me rrezik të ulët tani, por një lindje me rrezik të lartë. Ne i besojmë plotësisht spitalit: ai do të na ofrojë kujdesin më të mirë, edhe pse pa përvojë të mëparshme”.

 

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kuvendi miratoi projektligjin për huanë nga SHBA, kush ishin tre kartonët jeshilë të PS-së që munguan
  • 302 milionë dollarë borxh për të ‘shpëtuar’ Samitin: Prapaskenat pse u votua me ngut huaja me SHBA-në
  • Ratifikimi i Marrëveshjes së Huasë direkte mes Shqipërisë dhe SHBA-së, reagon Ministri i Mbrojtjes
  • Përplasjet para Parlamentit, protestuesit lënë mesazhin: Ndalni dhunën!
  • Tentoi të rrëmbente vajzën nga Nepali, arrestohet 30-vjeçari nga Tepelena

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  2. Ela on Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  3. K O R C A on Pse heshtin artistët?
  4. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  5. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?