Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Reforma territoriale, Mazniku: Nuk janë kufijtë qëllimi, analizë e thelluar e sfidave shërbimeve dhe kompetencave të bashkive
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Reforma territoriale, Mazniku: Nuk janë kufijtë qëllimi, analizë e thelluar e sfidave shërbimeve dhe kompetencave të bashkive
Politike

Reforma territoriale, Mazniku: Nuk janë kufijtë qëllimi, analizë e thelluar e sfidave shërbimeve dhe kompetencave të bashkive

Published: February 25, 2026
Shpërndaje

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku ka nënvizuar edhe njëherë nevojën e një analize të thelluar sa i takon sfidave me të cilat janë përballur bashkitë deri tani, përmes procesit që do të udhëheq punën për rishikimin e kësaj reforme.

I ftuar në “MCN Live”, Mazniku theksoi se faza e parë do të përfshijë një valë të gjerë konsultimesh publike në të gjithë vendin, së bashku me kryetarët e bashkive, kryetarët e qarqeve, aktorë të tjerë të pushtetit vendor dhe njerëzit.

“_Kemi filluar fazën e parë me ngritjen e komisionit, faza e parë e konsultimeve publike, për të krijuar një valë konsultimesh publike në të gjithë Republikën e Shqipërisë me tre nëngrupe të komisionit, një në qendër, një në jug dhe veri._

- Publicitet -

_Në fazën e parë do mbledhim opinionet e bashkive dhe kryetarëve, për gjërat që kanë funksionuar dhe atyre që kanë nevojë për përmirësim. Nëse bëjmë një analizë të mirë të sfidave që ka pushteti vendor, impakti që do të ketë integrimi në funksionimin e njësive vendore etj.

Kemi kërkuar së pari të shkojmë në territor, të flasim me kryetarët e bashkive, kryetarët e qarqeve. Më pas do të kemi një fazë të dytë, të konsultimeve tematike. Komisioni sërish i ndarë në grupe, do të diskutojë për çështjet sociale, urbanistike etj., me institucionet specifike, për të parë se si do zgjidhet kompentenca dhe si do të ofrohet shërbimi më i mirë.

Nëse ne do të ndërtojmë këtë proces bashkarisht, i cili merret me problemet që kanë njerëzit, mënyrën sesi marrin shërbimet, nëse bëjmë një analizë të thelluar të sfidave që ka pushteti vendor, besoj se do të kemi potencialisht një produkt të mirë të dalë nga ky proces dhe nga ndjekja e të gjithë këtyre hapave”, tha ai._

Për Maznikun, diskutimi nuk duhet të fokusohet mbi kufijtë apo hartën, pasi gjëja e parë që duhet analizuar janë detyrat dhe kompetencat e bashkive”, tha ai.

_”Ky është një diskutim i parakohshëm. Diskutimi parësor lidhet me kompetencat dhe funksionet. Harta e territoriale dhe kufijtë nuk janë qëllim në vetvete. Ne na duhet që bashkitë të ofrojnë më mirë shërbime, të menaxhojë më mirë territorin e tyre, dhe ne shohim a e ofrojnë dot në mënyrën si janë organizuar sot”._

Sa i takon qëndrimit të shprehur nga ambasadori i BE-së, Gonzato Mazniku theksoi se edhe mazhoranca do që të dalë vetëm me një draft nga ky proces dhe jo me disa versione.

_”Është e dëshirueshme të dalim me një zgjidhje konsesuale, pasi mazhornaca e ka treguar se drejtimi në të cilin jemi duke ecur është ai i dakordësisë, duke i dhënë parite opozitës dhe pranuam bashkëkryesimin._

_Përsa kohë kemi dakordësi për të punuar së bashku, padyshim shohim zgjidhje konsesuale”, tha ai._

Volumi i takimeve për këtë reformë, pritet të jetë i lartë me një sërë takimesh në terren si dhe në fazën e dytë.

_”Tani kemi shumë një punë të madhe përpara. Ne kemi planifikuar mbi 48 takime në territor me kryetarët e bashkive, të zgjedhurit vendor etj. Në fazën e dytë të konsultimeve tematike, janë planifikuat të jenë mbi 100 takime”,_ tha Mazniku, i cili ndër të tjera theksoi se kjo reformë duhet bërë tani për të qenë të përgatitur për zgjedhjet e ardhshme dhe për të mos humbur nga mundësitë që do të sjellë antarësimi i Shqipërisë në BE, për të pasur bashki të afta për të përfituar dhe thithur investime.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?