Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Reforma Territoriale, PS i vendos afat PD-së deri në darkë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Reforma Territoriale, PS i vendos afat PD-së deri në darkë
AktualitetPolitike

Reforma Territoriale, PS i vendos afat PD-së deri në darkë

Published: February 3, 2026
Shpërndaje

Vendimi i një dite më parë nga ana e demokratëve për t’u ulur sërish në tryezën e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale dhe duke pohuar se nuk kishin bojkotuar kurrë punën në Kuvend, duket se ishte harruar. Në seancën e së martës demokratët shkuan me kërkesa të reja.

“Tërhiqeni ata projektvendim që keni futur sot pa rregull, sepse fillimisht duhet të kalonte në Konferencën e Kryetarëve. Nuk mundet PS t’i imponohet PD”, deklaroi deputetja Zhupa.

“Le të dalë këtu bashkëkryetari tjetër dhe të më sfidojë, le të thotë që mbledhja është thirrur me konsulencë, kjo mbledhje është nul dhe mbledhjet e tjera. Ku është rregullorja e Parlamentit këtu, pazar jemi? Po pse noterët tuaj jemi ne që ju të bëni çfarë të doni me reformën territoriale. Kemi arsyen kryesore për të mos qenë aty me ju, ne do jemi në shesh, do japim opsionin tonë por jo me ju dhe me shumicën e imponuar nga ju”, u shpreh Boçi.

- Publicitet -

Për socialistët retorika e demokratëve ishte e pakuptueshme ndaj u dhanë kohë deri në mbrëmje për të pasur një qëndrim të qartë nëse do marrin pjesë në mbledhje apo do të vijojnë t’i bojkotojnë.

“Çfarë thoni në darkë nuk e thoni në mëngjes, doli zotëria dhe unë pyeta ChatGPT për ta kuptuar se çfarë tha, por na ndihmuan djemtë dhe vajzat e medias për të kuptuar që ju jeni tërhequr nga bojkoti i reformës. Ne po ju themi që nëse ju vini nuk ka nevojë ta ndryshojmë, na i thoni deri në darkë”, tha Balla.

“Për inteligjencën e zotërisë parafolës, që e ka nën mesatare dhe ka nevojë për ChatGPT që të marrë informacione…”, iu përgjigj Boçi.

Pavarësisht qëndrimeve të deputetëve demokratë, Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se nuk ishin larguar kurrë nga Territorialja, por sipas tij edhe nëse socialistët ndryshojnë përbërjen dhe heqin paritetin, për ta nuk ndryshon asgjë.

“Të bëjnë ç’të duan. Ne jemi në komision. Duan të na përjashtojnë fare? Le ta bëjnë. Jemi, si nuk jemi. Kush tha që nuk jemi? Ne kemi qenë dhe jemi. Nuk ka asnjë diskutim. Besoni ju gënjeshtrat e Taos? E patë ju kush ishte Tao, ia lexova aty para jush. Si mund t’i besoni ju atij?”, deklaroi kreu demokrat.

Projektvendimi i për ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale është pika e fundit e rendit të ditës në seancën e kësaj të marte.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dekalog për Kryeministrin
  • Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  • Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast
  • Deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën Kryeministri?
  • 17 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  2. Phoenix on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  3. Vlora 97 on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. prehistoriku on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  5. Kokpalari 21 janarit on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?