Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Regjistrimi i popullsisë nis në 18 shtator dhe kushton 5.7 euro për banor, hapat që do ndiqen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Regjistrimi i popullsisë nis në 18 shtator dhe kushton 5.7 euro për banor, hapat që do ndiqen
EkonomiKryesore

Regjistrimi i popullsisë nis në 18 shtator dhe kushton 5.7 euro për banor, hapat që do ndiqen

Published: April 25, 2023
Shpërndaje

Censi i Popullsisë pritet të nisë këtë vit në 18 shtator dhe Instituti i Statistikave ka dhënë disa detaje mbi procesin në raportin vjetor të institucionit.

Duke iu referuar kostos së Censit, INSTAT llogarit se ajo është 16.8 milionë euro ku kostoja për banor është afër mesatares së vendeve europiane.

“Kryerja e Censit të Popullsisë dhe Banesave mbështetet nga buxheti i shtetit dhe donatorë të ndryshëm. Kostoja gjithsej e këtij procesi është vlerësuar të jetë 16.9 milion Euro.

- Publicitet -

Kjo përfaqëson mesatarisht 5.7 Euro për banor, e cila korrespondon me mesataren e vendeve evropiane që kryejnë një Cens tradicional. Mbi 50% e kostove janë për stafin e angazhuar në terren” vlerëson INSTAT.

Sipas këtij të fundit numërimi në terren i popullsisë dhe banesave do të fillojë me datë 18 Shtator 2023 dhe do të vazhdojë për një periudhë gjashtë-javore.

Lidhur me suksesin e këtij procesi në raport nënvizohet se ka nevojë për ndërgjegjësim të qytetarëve për të qenë aktivë në pjesëmarrje. INSTAT nënvizon se do të angazhohet me një strategji komunikimi për të rritur informimin.

“Suksesi i Censit varet nga qasja pozitive dhe pjesëmarrja e popullatës në të. Prandaj, gjatë vitit 2023 do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë zbatimit dhe monitorimit të strategjisë së komunikimit, elementë bazë të së cilës janë komunikimi me palët e interesuara dhe publikun në përgjithësi.

Fushata e komunikimit do të promovojë Censin duke informuar publikun për qëllimin e tij, si dhe do të ndihmojë në forcimin e besueshmërisë së të dhënave dhe institucioneve përgjegjëse për prodhimin e tyre.

Fushata përfshin përdorimin e të gjithë instrumenteve mediatikë, kanalet e transmetimit dhe teknikave të tjera të komunikimit” nënvizon INSTAT.

Pas zhvillimit të censit do të ketë edhe një anketë të dytë duke përdorur modele statistikore të rekomanduara nga organizatat ndërkombëtare, pas numërimit në terren që llogarit nivelin e besueshmërisë dhe cilësisë së të dhënave.

Një rol të rëndësishëm në këtë proces ky institucion vlerëson se ka edhe pushteti vendor për të dhënë mbështetjen e tij dhe lehtësimin e punës.

I njëjti raport sjell në vëmendje edhe Censin e Bujqësisë që pritet të zhvillohet në vitin 2024 dhe që do të ketë në thelb përditësimin e listës së fermave bujqësore dhe njësive ekonomike bujqësore.

“Gjatë vitit 2023, INSTAT do të vijojë punën përgatitore për realizimin e Censit të Bujqësisë në vitin 2024.

Do të zhvillohen konsultime të vazhdueshme me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për të na vënë në dispozicion regjistrat administrativë që kjo ministri disponon, të cilat do jenë edhe bazë e përcaktimit të metodologjisë që do ndjekë Cens-i” nënvizon raporti.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. Dashi on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. R.S on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  4. Eh on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. rapsodi popullor on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?