Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Regjistrimi i të drejtave të autorit online, qeveria miraton procedurën që duhet të ndiqet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Regjistrimi i të drejtave të autorit online, qeveria miraton procedurën që duhet të ndiqet
AktualitetEkonomi

Regjistrimi i të drejtave të autorit online, qeveria miraton procedurën që duhet të ndiqet

Published: July 11, 2024
Shpërndaje

Qeveria miratoi të mërkurën e kësaj jave procedurat që do të ndiqet për regjistrimin e të drejtave të autorit sipas ligjit të vitit 2016 ““Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, duke nënvizuar se gjithçka kalon përmes e-albania. Vendimi sqaron hap pas hapi të gjitha hallkat që duhet të plotësohen deri në regjistrim.

Kështu regjistrimi i së drejtës së autorit është vullnetar dhe u referohet vetëm të drejtave të autorit. Ky regjistrim  kryhet nga Drejtoria për të Drejtën e Autorit në ministrinë përgjegjëse për të drejtat e autorit.

“Aplikimi për regjistrimin e së drejtës së autorit kryhet on-line në portalin “e-Albania”, në shërbimin elektronik “Regjistrimi i së drejtës së autorit”. Aplikimi kryhet nga autori i veprës, trashëgimtari ligjor, përfaqësuesi i autorizuar prej autorit/bashkautorit ose agjencia e administrimit kolektiv. Aplikimi për regjistrimin e të drejtave të autorit shoqërohet me dokumentacionin e domosdoshëm, si më poshtë vijon: Mandatpagesën, e cila është e vlefshme vetëm për një aplikim, nëpërmjet të cilit regjistrohet një numër i caktuar veprash, sipas tarifave të parashikuara në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;

- Publicitet -

b) Kopjen e veprës on-line në portalin “e-Albania” ose fizikisht, në formë të shkruar ose CD, në protokollin e ministrisë përgjegjëse për të drejtat e autorit;

c) Dokumentin autorizues të përfaqësimit, në rast se kërkesa kryhet nga një përfaqësues;

ç) Dokumentin e dëshmisë së trashëgimisë, në rast se kërkesa kryhet nga trashëgimtari/ët ligjor/ë” thuhet në vendim.

Ky i fundit përcakton se afati maksimla për regjistrimin është 30 ditë përgjatë të cilave janë një sërë pikash që përfshihen si :

a) aplikimi i depozitimin e dokumenteve shoqëruese në portalin “e-Albania”. Përjashtimisht, vetëm dokumentet, të cilat nuk mund të ngarkohen në format elektronik, i dërgohen institucionit në format shkresor (hard copy) brenda 5 (pesë) ditëve nga data e aplikimit;

b) korrigjimin e pasaktësive nga aplikanti, brenda 5 (pesë) ditëve nga kërkesa e Drejtorisë për të Drejtën e Autorit, në rastet kur aplikimi nuk është paraqitur, në përputhje me pikën 6, të këtij vendimi. Në rast të mosplotësimit të pasaktësive brenda këtij afati, aplikimi refuzohet;

c) shqyrtimin e kërkesës në raport me parashikimet e ligjit për të drejtat e autorit brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve. Në rast se vepra që kërkohet të regjistrohet nuk është objekt i mbrojtjes së të drejtës së autorit, aplikimi refuzohet në mënyrë të arsyetuar;

ç) regjistrimin e veprës dhe pajisjen me certifikatë ose refuzimin, sipas shkronjës “c” të kësaj pike, brenda 5 (pesë) ditëve.

Në rast të plotësimit të kushteve ligjore për regjistrimin e së drejtës të autorit, Drejtoria për të Drejtën e Autorit lëshon certifikatën e regjistrimit të së drejtës së autorit. Certifikata e regjistrimit të së drejtës së autorit merret nëpërmjet “e-Albania” me nënshkrim ose vulë elektronike.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?