Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rehabilitohet Ura e Çerkezës, Veliaj: U paraprijmë emergjencave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rehabilitohet Ura e Çerkezës, Veliaj: U paraprijmë emergjencave
Lajmi i fundit

Rehabilitohet Ura e Çerkezës, Veliaj: U paraprijmë emergjencave

Published: February 25, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në Urën e Çerkezës, në Zall Herr, për të parë punën e bërë për rehabilitimin e saj. Veliaj tha se, më parë, ura bëhej e pakalueshme sa herë që kishte shira, pasi niveli i ujit ngrihej mbi nivelin e urës, por falë ndërhyrjes nga Bashkia e Tiranës, niveli i urës është ngritur dhe gjithashtu është zgjeruar me dy korsi.

“Nëse kishte shi, niveli i ujit ngrihej mbi nivelin e urës dhe ajo bëhej e pakalueshme. Në të gjitha ndërhyrjet që kemi bërë në zonën e Zall Herrit, si për ngritjen e nivelit të urës, zgjerimin e saj me dy korsi, sërish jemi përgatitur edhe me një hapje të shtratit të lumit, për t’u siguruar që kemi bërë të njëjtën gjë si me Lumin e Lanës, Lumin e Tiranës dhe Lumin e Tërkuzës”, tha Veliaj.

Ai shtoi se përforcimi i digës në Urën e Çerkesës, do të shërbejë si një hapësirë rekreative, në mënyrë që të frekuentohet nga banorët e zonës. Sipas Veliajt, ajo do jetë një tjetër hapësirë e gjelbër për qytetarët, që ata të mos kenë nevojë të shkojnë deri te Parku i Liqenit Artificial apo te Parku i Liqenit të Farkës.

- Publicitet -

“Përforcimi i digës së Çerkezës ka potencialin që, përveçse si rezervuar që ndihmon vaditjen e tokës bujqësore, të jetë edhe një hapësirë e jashtëzakonshme për park, si në Farkë. Pra, të kthehet në një hapësirë rekreative dhe të gjelbër për qytetarët. Pra, hapi i radhës, tani që u bë rruga, u bë ura, u bë argjinatura, u bë edhe diga, është të sigurohemi që ta përdorim edhe si një park për komunitetin. Rritja e Tiranës është e pashmangshme, prandaj gjasat janë që brenda një dekade, kjo zonë të jetë zona tjetër që do të popullohet. Do të jetë një nga zonat më të lakmuara sepse sapo hapëm shkollën e re në Dritas, nevojat po plotësohen pa pasur nevojë të vish deri te sheshi Skënderbej për të marrë shërbime. Për sa kohë transporti, arsimi, apo hapësirat rekreative janë këtu, besoj se i kemi rritur vlerën pronës”, sqaroi Veliaj.

Për skeptikët e reformës territoriale Veliaj tha: “Ata që e kanë kritikuar reformën territoriale duhet të kuptojnë se Zall Herri, me buxhetin që kishte si ish komunë, nëse nuk do të ishte bashkuar me Tiranën, investimet për shtëpitë e rindërtuara, rrugët, urat, argjenaturat, nuk do i kishte bërë për 70-80 vjet. Rruga e Krrabës, nga Lapidari deri në Krrabë, e paprekur prej viteve ’60, nuk do të ishte bërë me buxhetin e ish komunës Krrabë. E njëjta gjë për rrugën e Shën Gjergjit, për rrugën e Zall Bastarit. Zall Bastarit do i duheshin mbi 100 vjet, me të ardhurat modeste që kishte. I jam vërtetë mirënjohës atyre që besuan se bashkimi me Tiranën na bën më të fortë.”

Në fund, kreu i Bashkisë falenderoi banorët e zonës, për të cilët tha se janë gjithmonë mirëkuptues dhe bashkëpunues. “I falënderoj të gjithë banorët, së pari për durimin e treguar; së dyti, për mirëkuptimin. Është një nga ato zona ku askush nuk i kundërshton projektet publike. Nëse në disa zona del dikush që thotë ‘te kjo ferra ka qenë gjyshi im, ndaj bllokoni punimet’, këtu ndodh komplet e kundërta. Të gjithë banorët bashkëpunojnë. Edhe nëse kemi marrë ndonjë rrip toke, nuk është bllokuar, as në gjykatë, as në protesta pa sens. Shumica e banorëve e kuptojnë se japin një rrip të vogël për një nevojë publike, por të parët që përfitojnë janë ata vetë, sepse u vjen rruga në shtëpi”, përfundoi ai.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lirohen pastruesja e Alda Klosit, e qindramijë eurove të fshehura në banesë dhe zyrtarja trafikante droge e AKSHI-t
  • “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  • Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
  • Do thirret Rama në SPAK për “Albanian Files”? Si përgjigjet Braho
  • Rozeta Dobi lë qelinë, “pastruesja e 500 mijë Eurove” përfiton nga amnistia penale

Komentet e Fundit

  1. R.S. on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  2. Dulla on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  3. Vlora 97 on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  4. K R on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  5. pyetje nga publiku on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?