Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: REL: Çfarë zgjidhje politike pas Ramës? Si përgjigjen vetë studentët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > REL: Çfarë zgjidhje politike pas Ramës? Si përgjigjen vetë studentët
AnalizaKuriozitete

REL: Çfarë zgjidhje politike pas Ramës? Si përgjigjen vetë studentët

Published: October 23, 2026
Shpërndaje

“Rama, jep dorëheqjen!” është thirrja që prej rreth pesë muajsh jehon në Tiranë. Por, kë duan në vend të tij të rinjtë që protestojnë? Tre të rinj me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë nuk përmendin një kandidat për kryeministër, por kërkojnë më shumë llogaridhënie dhe përfaqësim më të mirë politik, duke mbështetur kërkesat e protestave për një qeveri teknike dhe reformimin e Kodit Zgjedhor, që do të mundësonin konkurrencë më të barabartë zgjedhore.

Prej nëntë ditësh, protestat me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama janë përshkallëzuar dhe janë shoqëruar me episode dhune. Rama ka ofruar dialog, por ftesa e tij për takim është refuzuar.

Pa një emër, por me kërkesa të qarta
Emir Leçini, student në vitin e parë të masterit në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, thotë se largimi i Ramës është kërkesë e panegociueshme. Por, sipas tij, protesta synon edhe krijimin e një kulture politike ku qytetarët mund t’i largojnë drejtuesit që nuk e kryejnë detyrën siç duhet.

- Publicitet -

Ai thotë se protesta bashkon qytetarë me bindje dhe interesa të ndryshme, të cilët ndajnë pakënaqësinë ndaj mënyrës se si qeveriset vendi, pa mbështetur një pasardhës të caktuar të Ramës.

“Protesta nuk ka artikuluar diçka të tillë, që të heqim Ramën për të çuar këtë individ apo atë. Mund të ketë individë që frymëzojnë, por kjo protestë nuk promovon një emër apo një parti konkrete. Unë mendoj se ka hapësirë për të rregulluar përfaqësimin politik, pasi shumë qytetarë nuk ndihen të përfaqësuar. Dhe kjo nuk zgjidhet edhe nëse nesër ikën Rama”, tha ai për REL.

Ky qëndrim është shprehur edhe nga folësit në protestat paqësore të quajtura “Revolucioni Flamingo”, që nisën në fund të majit: kundërshtimi ndaj Qeverisë Rama nuk nënkupton mbështetje për opozitën aktuale.

Edhe Hana Spahia, e cila ka përfunduar studimet e larta në Shtetet e Bashkuara dhe është kthyer në Tiranë, e vendos llogaridhënien përpara emrit të kryeministrit të ardhshëm.

“Më e rëndësishmja është të kemi një person që do të ketë frikë nga populli dhe respekt për të. Pas 13 vitesh në pushtet, Rama nuk ka as transparencë, as llogaridhënie. Është mësuar me karrigen dhe mendon se mund të veprojë si të dojë. Kjo nuk mund të ndodhë”, thotë ajo.

Hana mbështet një parti të vogël, por mendon se sistemi zgjedhor i pengon partitë e tilla të sigurojnë përfaqësimin që meritojnë.

“Personalisht kam votuar për një parti të vogël dhe do ta votoj sërish, por Shqipëria ka mbi 120 parti dhe njerëzit duhet të zgjedhin kë të duan, përmes zgjedhjeve vërtet të lira dhe demokratike”.

Për Hanën, hapi i parë pas largimit të Ramës duhet të jetë një qeveri teknike tranzitore, e cila do të përgatiste kushtet për zgjedhje më të drejta.

Ajo thotë se emrat mund të diskutohen më vonë; fillimisht duhen krijuar kushtet që qytetarët të zgjedhin lirisht dhe partitë të konkurrojnë në mënyrë të barabartë.

Shqipëria ka sistem zgjedhor proporcional rajonal, me 140 deputetë të zgjedhur në 12 qarqe. Sipas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të miratuara më 2024, me mbështetjen e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, një e treta e listës së kandidatëve është e mbyllur, ndërsa dy të tretat janë të hapura. Në pjesën e mbyllur, renditjen e përcaktojnë partitë, ndërsa në pjesën e hapur qytetarët mund të votojnë për kandidatët e parapëlqyer.

Edhe Emiri kërkon ndryshimin e mënyrës se si pushteti fitohet dhe ushtrohet.

“Kodi Zgjedhor është një nga arsyet kryesore pse kemi këtë politikë aktuale. Ky Kod shtyp çdo opsion që nuk është parti e madhe dhe lejon partinë në pushtet të ketë një avantazh të padrejtë ndaj çdo partie tjetër”, thotë ai për REL.

Në raportin për zgjedhjet e 11 majit 2025, OSBE/ODIHR i vlerësoi ato si konkurruese, por konstatoi se garuesit nuk kishin kushte të barabarta dhe rekomandoi reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore.

Por të rinjtë presin ndryshime edhe përtej reformës zgjedhore. Livia Dedej, studente e Psikologjisë klinike, thotë se mosbesimi ndaj klasës politike e shtyn të mbështesë një qeveri teknike të përbërë nga ekspertë, e cila do të niste reforma në bujqësi, arsim, shëndetësi dhe drejtësi.

Këto pritshmëri pasqyrojnë pakënaqësitë e shprehura nga protestuesit për koston e jetesës, cilësinë e arsimit dhe të shërbimeve shëndetësore, mungesën e mundësive për punësim dhe atë që ata e cilësojnë si përqendrim të përfitimeve ekonomike në duart e një pakice.

“Demokracia nuk njeh rrugë të tjera”, thotë gazetari dhe analisti Bledar Zaganjori, duke shpjeguar se, nëse Rama largohet, ka dy mundësi: Partia Socialiste të zgjedhë një kryeministër tjetër për të përfunduar mandatin, ose një qeveri e përkohshme ta çojë vendin në zgjedhje.

Gjatë kësaj periudhe, qeveria ka miratuar bonuse financiare për familjet në nevojë dhe dyfishimin e pagesave për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre. Ka premtuar gjithashtu përmirësimin e kushteve në konviktet studentore dhe rritjen e pagave për punonjësit e policisë.

Megjithatë, të rinjtë thonë se protestat do të vijojnë dhe se kërkesa për dorëheqjen e Ramës mbetet e panegociueshme.

Radio Evropa e Lirë

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shenja në qafë, plagë në shpatull dhe fytyrë, BBC publikon ekspertizën private: E mbytën nga pas, Epstein nuk kreu vetëvrasje
  • “Siguroni ujë, ushqim dhe ilaçe për 72 orë”! Pse ky urdhër, për çfarë duhet të jemi të përgatitur
  • Ndërron jetë papritur vëllai i ish-deputetit
  • E RËNDË: Përplaset me fadromën në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën kreu i Antikrimit të Vlorës
  • Dy dokumenta arkivore që tregojnë se babai i Pavarësisë nuk ishte një aktor naiv

Komentet e Fundit

  1. Kiri on Kryeministri i Shqipërisë bën batuta në Bruksel me gangstera rusë dhe lodra kineze
  2. anti25642654censurë on Veton Surroi, akuza të rënda për Baton Haxhiun: Lidhja me shërbimin serb, Shqipëria refuzoi shtetësinë (misteri i vilës në Golem)
  3. anti25642654censurë on Diçka që vërtetë të dëshpëron
  4. ANA on VIDEO: Një këngë nacionaliste serbe kundër Kosovës interpretohet në Forumin e Zgjerimit të BE
  5. Nje mik qe te do te miren on Peshku në det, tigani në zjarr

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?