Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Renditja e 12 qarqeve në vend: 44% e ekonomisë e përqendruar në Tiranë, cilët vijnë më pas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Renditja e 12 qarqeve në vend: 44% e ekonomisë e përqendruar në Tiranë, cilët vijnë më pas
EkonomiKryesore

Renditja e 12 qarqeve në vend: 44% e ekonomisë e përqendruar në Tiranë, cilët vijnë më pas

Published: May 23, 2023
Shpërndaje

Ekonomia po qendërzohet vit pas vit në kryeqytet teksa qarqet po shënojnë rënie të peshës në prodhimin e brendshëm bruto (PBB) kombëtar.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se nga viti 2016 në vitin 2021 vetëm ekonomia e qarkut të Tiranës ka rritur peshën e saj në ekonominë kombëtare, Durrësi është pothuajse në vendnumëro dhe 10 qarqe të tjera kanë pësuar rënie të kontributit në ekonominë e përgjithshme.

PBB -ja në vlerë shënoi rreth 15.1 miliardë euro në vitin 2021, teksa 6,6 miliardë euro ose 44% ishin të përqendruara në qarkun e Tiranës. Nga viti 2016 deri në vitin 2021 pesha e ekonomisë së kryeqytetit në ekonominë kombëtare është rritur me 4 pikë përqindje.

- Publicitet -

Pas Tiranës qarku me kontributin më të lartë në PBB është Fieri, me 10.9 për qind të totalit. Pesha e Fierit në ekonominë kombëtare ka rënë me 0.2% nga 2016-ta. Qarku i tretë me peshën më të lartë në PBB është Durrësit me 10.1 % me PBB prej 1,5 miliardë eurosh. Pesha e Durrësit në ekonominë kombëtare u rrit me vetëm 0.2 pikë përqind në krahasim me vitin 2016.

Në krahun tjetër qarku me kontributin më të ulët në ekonomi është Kukësi. Qarku verior i cili është edhe më i varfri në vend kishte një PBB prej vetëm 237 milionë eurosh në vitin 2021, ose 1.6% të ekonomisë kombëtare. Pesha e Kukësit në ekonominë e vendit u zvogëlua me 0.2 pikë përqind nga viti 2016.

Pas Kukësit, Gjirokastra është qarku më kontributin më të ulët në ekonomi me një PBB vetëm 316 milionë eurosh më 2021. Pesha e këtij qarku në ekonominë kombëtare u gjatë 2026-2021 me 0.7 pikë përqind.

Pas Gjirokastrës, Shkodra, Lezha dhe Berati kishin rënien më të madhe të peshës në ekonominë kombëtare prej vitit 2016 deri më 2021.

Rënia e shpejtë e ekonomisë së qarqeve dhe përqendrimi i saj në Tiranë po tregon për një shtim të shpejtë të pabarazisë. Thellimi i pabarazisë ekonomike shërben si arsyeja më e fortë për shpopullimin e qarqeve drejt Tiranës apo jashtë vendit.

Në këto tre dekada tranzicioni ekonomia kombëtare ka ecur pa një model të qartë zhvillimi, ndërsa për qarqet konceptet e modelit e zhvillimit rajonal duket se janë të hershme.

Po të analizohet me detaje ekonomia e qarqeve do të kishte më shumë përkeqësim më 2021 nëse sektori publik nuk do të kishte rritur peshën e tij. Në shumicën e qarqeve sektori publik ka zgjeruar peshën më tej nëpërmjet rritjes së punësimit, ndërsa kanë përparuar me tej degët e ekonomisë me produktivitet të ulët të tilla si bujqësia.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momentet kur Ergys Agasi mbërrin në Policinë e Tiranës
  • Dosja e SPAK kundër Agasit dhe ish-drejtueses së AKSHI
  • Fshati ku “Gysi, Visi e Tiku” janë fqinjë
  • Reagimi i Policisë së Shtetit për arrestimin e Ergys Agasit
  • VIDEO: Momenti i arrestimit i Ergys Agasit, në timon krahu i djathtë i Ilir Prodës, sekuestrohen disa çanta

Komentet e Fundit

  1. Pordha e Shurrelit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  2. ana on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  3. Besniku on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  4. Gani USA on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  5. Kokpalari 21 janarit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?