Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Reportazhi i RAI3, Rama: Ua thashë në mes të Italisë…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Reportazhi i RAI3, Rama: Ua thashë në mes të Italisë…
Politike

Reportazhi i RAI3, Rama: Ua thashë në mes të Italisë…

Published: June 4, 2024
Shpërndaje

Pas transmetimit të investigimit të emisionit ‘Report’ në RAI3 dhe akuzave të opozitës, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes një videomesazhi në llogarinë e tij në Facebook. Rama iu përgjigj akuzave të “Report”, ku të dielën dha edhe një intervistë duke iu përgjigjur akuzave në mënyrë direkte, duke theksuar se investigimi ishte pa fakte dhe thjeshtë përmendeshin emra, ndërsa e quajti të fabrikuar nga elementë pranë opozitës.

Rama i ka bërë thirrje shqiptarëve, të braktisin ata të cilët i kanë persekutuar gjithë këto vite, ndërsa shtoi se pakica nuk ka nevojë të ndjekë shumicën, mjafton të mos mbështesë ata të cilët janë sjellë keq me ta që në fillimet e demokracisë.

“U mbars mali për të pjellë një mi. Ishte një investigim italo-shqiptar pa fakte. Ua thash në mes të Italisë së ç’ishtë ai pseudo investigim i tyre. Nuk iu shmanga ballafaqimit dhe e publikova të pacensuruar.

- Publicitet -

Unë e kam me shqiptarët e zakonshëm: Mos i falni më. Braktisini përgjithnjë në vetminë e ujërave të zeza të politikës së tyre!

Pakica të mos i bashkohet shumicës nëse nuk do, por mos të bashkohet me ata sepse nuk i duhen më as dreqit.

Ata janë mishërimi i shpirtit të së keqes që po del nga jeta e Shqipërisë duke u çjerrë nga përpëlitjet e fundit. Ky vend ka kryer punë me ata, ka kryer me atë shpirt të keq që e persekuton që prej vitit 1912”, tha ai.

Kreu i qeverisë tha se vendin nuk e ndal më asgjë, pavarësisht nga përpjekjet sipas tij që bëhen për të hedhur baltë mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Shqipërinë nuk e ndal më asgjë dhe nuk ia përcakton më të ardhmen askush përveç nesh, shqiptarëve këtu. Kokën lart dhe vetëm përpara”, deklaroi Rama.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • U arrestuan tri ditë më parë, Gjykata e Tiranës liron 12 protestuesit
  • Ministrja e re Shëndetësisë: Në 2027-ën ose do sjell PET Scan-in, ose do jap dorëheqjen
  • “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  • FOTO: Protesta te Parlamenti, momenti kur efektivët shoqërojnë me forcë Dritan Goxhajn
  • VIDEO: Tensione pranë selisë së PD-së, protestuesit bllokojnë rrugën me kosha mbeturinash

Komentet e Fundit

  1. nastradini on FOTO: Protesta te Parlamenti, momenti kur efektivët shoqërojnë me forcë Dritan Goxhajn
  2. nastradini on A e ka vrarë Hashim Thaçi këtë burrë apo Gjykata nuk u thellua pas deklaratës së bashkëshortes?
  3. ANA on A e ka vrarë Hashim Thaçi këtë burrë apo Gjykata nuk u thellua pas deklaratës së bashkëshortes?
  4. 3D on Shqiptaria në zi, Beogradi në festë
  5. 3D on A e ka vrarë Hashim Thaçi këtë burrë apo Gjykata nuk u thellua pas deklaratës së bashkëshortes?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?