Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Reuters për protestën në Tiranë: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Reuters për protestën në Tiranë: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës
AnalizaKronike

Reuters për protestën në Tiranë: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës

Published: October 14, 2026
Shpërndaje

Reuters e cilëson protestën e studentëve në Tiranë si shpërthimin më të dhunshëm të pakënaqësisë kundër kryeministrit Edi Rama, në një klimë zemërimi në rritje për korrupsionin në nivelet e larta të qeverisjes.

Mijëra e mijëra studentë vërshuan në rrugët e Tiranës të mërkurën, duke u vënë flakën një godine qeveritare dhe dy bankave, si dhe duke qëlluar me gurë ndaj policisë, gjatë një proteste kundër rritjes së kostove të arsimit dhe korrupsionit.

Policia u përgjigj me autobote uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, të cilët i vunë flakën godinës së Ministrisë së Arsimit, përmbysën kazanët e mbeturinave dhe thyen fasadat e bizneseve lokale, siç treguan pamjet e Reuters.

- Publicitet -

Një degë e Raiffeisen Bank pranë Ministrisë së Arsimit u përfshi gjithashtu nga flakët, sipas një dëshmitari të Reuters.

Protestat përfaqësojnë shpërthimin më të dhunshëm të pakënaqësisë kundër kryeministrit Edi Rama, i cili fitoi mandatin e katërt në zgjedhjet e majit të vitit të kaluar, por që prej atëherë është përballur me një pakënaqësi në rritje për shkak të korrupsionit të perceptuar në radhët e zyrtarëve të lartë. Protestuesit i konsiderojnë gjithashtu figurat e opozitës si alternativa të papranueshme.

Trazirat vijnë pas një vere protestash paqësore kundër Ramës, të nxitura nga projekti për ndërtimin e një resorti luksoz përgjatë bregdetit të paprekur të jugut të Shqipërisë, i mbështetur nga dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, projekt që është përfshirë në mosmarrëveshje ligjore.

“Ky është një revolucion. Jemi lodhur nga protestat paqësore. Nuk do të ndalemi derisa Rama të japë dorëheqjen”, tha Lora, një studente që nuk pranoi të jepte mbiemrin e saj, ndërsa qëllonte me gurë drejt policisë.

Protestues të tjerë brohorisnin “Dorëheqje” dhe “Policia e krimit”.

PROTESTA MË TË GJERA

Organizatorët studentorë thanë se protesta lidhej me kushtet në universitete, kostot më të larta të arsimit të lartë, mungesën e mbështetjes financiare dhe perspektivën e punësimit pas diplomimit.

Trazirat janë pjesë e një vale më të gjerë aktivizmi studentor që po përfshin Evropën, për shkak të problemeve me arsimin dhe kushtet e jetesës. Në Francë, nxënësit e shkollave të mesme kanë zhvilluar prej javësh protesta dhe bllokime të shkollave, duke kërkuar më shumë mësues dhe kushte më të mira. Ata argumentojnë se përkeqësimi i gjendjes së godinave shkollore dhe mbipopullimi i klasave po dëmtojnë cilësinë e arsimit.

Mediat shqiptare raportuan se protestat e së mërkurës u përhapën edhe në universitetet e Elbasanit dhe Shkodrës.

Qeveria e dënoi dhunën.

“Protesta është një e drejtë legjitime, por ajo nuk mund të përdoret si justifikim për dhunë, shkatërrimin e qytetit apo përleshje të shëmtuara në mes të rrugës”, shkroi zëvendëskryeministrja Albana Koçiu në Facebook.

“U bëj thirrje studentëve dhe çdo qytetari të ndershëm që beson në të drejtën e protestës: Distancohuni nga dhuna dhe vandalizmi!”, shtoi ajo.

Edhe policia publikoi një deklaratë, duke bërë thirrje për qetësi.

“Çdo person që ushtron dhunë, djeg apo shkatërron pronën, ose sulmon punonjësit e Policisë, mban përgjegjësi individuale dhe do të përballet me ligjin, në përputhje me veprat penale të kryera”, thuhej në deklaratën e policisë.

Reuters

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shenja në qafë, plagë në shpatull dhe fytyrë, BBC publikon ekspertizën private: E mbytën nga pas, Epstein nuk kreu vetëvrasje
  • “Siguroni ujë, ushqim dhe ilaçe për 72 orë”! Pse ky urdhër, për çfarë duhet të jemi të përgatitur
  • Ndërron jetë papritur vëllai i ish-deputetit
  • E RËNDË: Përplaset me fadromën në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën kreu i Antikrimit të Vlorës
  • Dy dokumenta arkivore që tregojnë se babai i Pavarësisë nuk ishte një aktor naiv

Komentet e Fundit

  1. Kiri on Kryeministri i Shqipërisë bën batuta në Bruksel me gangstera rusë dhe lodra kineze
  2. anti25642654censurë on Veton Surroi, akuza të rënda për Baton Haxhiun: Lidhja me shërbimin serb, Shqipëria refuzoi shtetësinë (misteri i vilës në Golem)
  3. anti25642654censurë on Diçka që vërtetë të dëshpëron
  4. ANA on VIDEO: Një këngë nacionaliste serbe kundër Kosovës interpretohet në Forumin e Zgjerimit të BE
  5. Nje mik qe te do te miren on Peshku në det, tigani në zjarr

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?