Gazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Lajmi i fundit
Lajm i mirë për Shqipërinë, Çekia shkatërron Poloninë. Edhe Franca ‘i shkul’ gjethet tulipanëve
Aktualitet Sport
Alarmi i gjeofizikantëve: Afrika po ndahet në dy kontinente dhe një oqean i ri po lind!
Aktualitet Kuriozitete Lifestyle Soft
Avokati i Bllakos: Akuza për korrupsion nuk ekziston, çështja penale ndaj tij duhet pushuar!
Aktualitet Kronike
Messi feston Botërorin me golin e 800-të personal, Laporta e josh: Derën e Barcelonës e ka të hapur
Aktualitet Sport
Vrasja në Belgjikë/ Kush është spiuni “Fati”, që sipas të penduarit Nuredin Dumani, shiti “Arjanin e vogël” te Çopjat
Aktualitet Kronike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Jeta në cift
  • Kopertina
  • Arkiva
Duke lexuar: Revoltohet gazetarja: Axhendë e qëllimshme! Media po përzë shqiptarët nga vendi i vet!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Jeta në cift
  • Kopertina
  • Arkiva
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Revoltohet gazetarja: Axhendë e qëllimshme! Media po përzë shqiptarët nga vendi i vet!
AktualitetAnaliza

Revoltohet gazetarja: Axhendë e qëllimshme! Media po përzë shqiptarët nga vendi i vet!

Published 11 Mars, 2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gazetarja Rudina Xhunga, thotë se rolin kryesor për largimin e shqiptarëve nga vendi, përveç politikës, e luan media dhe se kjo gjë nuk është e rastësishme, por e qëllimshme.

E ftuar në emisionin “Arnautistan” Xhunga tha se kjo “dëshirë” për të larguar njerëzit nuk dëmton Ramën dhe Berishën, por vetë njeriun që ikën, që nëse kthehet, do e gjeje të zënë, gjithë çfarë kishte më parë.

“Tani ka shumë njerëz që kanë krijuar oazet e tyre. Shqipëria e 2023 është kaq larg Shqiperisë 1993. Jam munduar në të gjitha kohët. Kur nuk flitej për turizmin unë shpika emisionin për turizmin. Shkoja në Durrës, i kërkoja, i lutesha: A mund të dalësh të flasësh për turizmin?

-‘Çfarë turizmi’ thoshin ata. ‘Ne s’kemi drita dhe ujë. Kush të tha të vije tek ne?’ Nëse nuk e shikon atë që do të vijë, kot që bën intervista. Une e imagjinoj, pastaj e tregoj Shqiperinë. Unë s’jam aty për të marrë rrogën. Jam aty se besoj.

Sot kam krijuar një profil tjetër. Kjo erdhi rastësisht. Dritare TV është TV online, i vetmi në vend dhe aty punoj unë, Dritan Hila dhe shumë gazetarë të rinj, të sapidiplomuar. Shihet më shumë jashtë vendit.

Dhe ndaj nisem të krijoj njerëz siç kam krijuar gjithmonë. Rama nuk ishte në politikë, para se të intervistohej nga ne, apo Veliaj. Duhet ngahera të gjesh njerëz të rinj, t’i krijosh dhe promovosh.

Ka kaq shume njerëz, ka kaq shume histori sa nuk e kuptoj pse ende TV i marrin analistët njeri- tjetrit. Shqipëria 10 milionë, ka milona histori. Duhet vetëm njerëz që dëgjojnë.

Tani jemi në episodin e “Rrëfimet e marsit” ku njerëzit tregojnë çfarë kanë ndodhur, si jeta e tyre u transformua për të ndryshuar përgjithmonë në ’97. Paralel me këtë është seria e episodeve: Unë, ika me fuçi nga Vlora.

Histori jete të atyre që e lanë dikur këtë vend. Përveç politikës rolin kryesor për largimin e shqiptarëve e luan media, mendoj se e bën me qëllim nuk është e rastësishme. Si për turizmin që në prag të sezonit dalin një lumë faturash, nga ato që tregojnë sa i shtrenjtë është turizmi dhe sa i keq.

Shqipëria ne media tregohet në ditën më të keqe shihet me gotën bosh, me kriminelë që vriten rrugës, drama, tragjedi, korrupsion, një vend të pajetueshëm. Fjala e keqe, tregimi i keq, të përzë. Po keq për ne. Nuk do bëhet më mirë po të ikin të gjithë. Dhe keq për ta.

Kur të kthehen nuk do të ketë më vend, do ta kenë zënë vendin e qiellit dhe të diellit. Dëshira për t’i larguar njerëzit nga ky vend nuk do të dëmtojë Ramën apo Berishën, por individin që po ikën dhe kur të kthehet, nëse mund të kthehet nuk mund të ketë më vend, do të jetë vend i zënë. Unë kam ikur nga Vlora fëmijë dhe kur kthehem e shoh qe vendi im i kujtimeve dhe shtëpia ime e fëmijërisë, është e zënë”, tha ajo.

m.b./dita

Blerina Moka 11 Mars, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook TwitterEmail Printo

Lajmi i Fundit

  • Lajm i mirë për Shqipërinë, Çekia shkatërron Poloninë. Edhe Franca ‘i shkul’ gjethet tulipanëve
  • Alarmi i gjeofizikantëve: Afrika po ndahet në dy kontinente dhe një oqean i ri po lind!
  • Avokati i Bllakos: Akuza për korrupsion nuk ekziston, çështja penale ndaj tij duhet pushuar!
  • Messi feston Botërorin me golin e 800-të personal, Laporta e josh: Derën e Barcelonës e ka të hapur
  • Vrasja në Belgjikë/ Kush është spiuni “Fati”, që sipas të penduarit Nuredin Dumani, shiti “Arjanin e vogël” te Çopjat

Komentet e Fundit

  1. intelektuali në NJË MARRËVESHJE “PAR EXCELLENCE”
  2. intelektuali në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
  3. Tironci në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
  4. Tironci në NJË MARRËVESHJE “PAR EXCELLENCE”
  5. intelektuali në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
Gazeta DitaGazeta Dita

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Hiq
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?