Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rezerva dhe kritika për investimet strategjike, por afati zgjatet me 1 vit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Rezerva dhe kritika për investimet strategjike, por afati zgjatet me 1 vit
EkonomiLajmi i fundit

Rezerva dhe kritika për investimet strategjike, por afati zgjatet me 1 vit

Published: March 5, 2024
Shpërndaje

Komisionet parlamentare miratuan të martën zgjatjen me një vit të efekteve të ligjit për investimet strategjike, ndërsa deputetë të opozitës dhe ai socialist, Erion Braçe shprehën rezerva për zbatimin e deritanishëm në ligjit.

Nisma ligjore erdhi nga deputeti Eduard Shalsi, i cili kërkoi fillimisht shtyrjen e këtij afati deri në dhjetor 2027 dhe disa ndryshime të tjera që kishin të bënin me procedurat e dhënies së statusit “investitor trategjik” e rritjes së vlerës së investimeve.

Komisioni për Ekonominë dhe Financat dhe ai për Veprimtarinë Prodhuese dhe Mjedisin ndoqën rekomandimin e Komisionin të Ligjeve duke rrëzuar të gjitha propozimet e Shalsit dhe duke votuar vetëm zgjatjen deri në fund të këtij viti të afatit të ligjit, i cili i ka përfunduar efektet e tij më 31 dhjetor 2023. Edhe Këshilli i Ministrave nuk i mbështeti ndryshimet e kërkuara nga Shalsi, përveç zgjatjes së afatit, sipas një opinioni të sjellë me shkrim në Kuvend.

- Publicitet -

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke kundërshtuar zgjatjen e afatit në Komisionin e Ekonomisë tha se zbatimi i këtij ligji nuk ka qenë transparent dhe se ai ishte një ligj abuziv dhe klientelist.

“Nga të gjitha investimet e miratuara, 75 për qind janë për fshatra turistikë,” tha Tabaku, duke ripërsëritur kërkesën për një analizë se çfarë kanë sjellë këto investime në ekonomi, punësim dhe si kanë ndikuar në stokun e investimeve.

Tabaku shprehu gjithashtu shqetësimin se zbatimi i këtij ligji ka krijuar problematikën e marrjes së pronës, duke iu referuar dhe ngritjes së këtij shqetësimi në progresraportet e Komisionit Europian.

Edhe deputeti tjetër opozitar, Dashamir Shehi e cilësoi ligjin të panevojshëm dhe në shërbim të një grushti njerëzish.

“Vetë fjala duket e madhe, duke menduar se do ketë investime në sektorin industrial, të naftës apo energjetikës, të cilët janë sektorë strategjikë, por ça ndodhi? U bënë hotele, restorante e vila buzë detit, që s’kanë asgjë strategjike,” tha Shehi gjatë diskutimit në komision.

Ai kërkoi gjithashtu që qeveria të mos e zvarriste më hartimin e ligjit integral për investimet, i premtuar prej vitesh.

Deputeti socialist, Erion Braçe shprehu gjithashtu rezerva për zbatimin e ligjit për investimet strategjike dhe shtoi se zgjatja me 1 vit e afatit ishte e mjaftueshme.

“S’ka më nevojë për ligje që favorizojnë përtej procedurave të zakonshme në këto sektorë,” tha Braçe.

Në komisionin e Veprimtarive Prodhuese dhe Mjedisit nuk pati shumë debat mbi projektligjin, ku u rrëzuan të gjitha propozimet e Shalsit përveç zgjatjes së afatit të tij deri në 31 dhjetor 2024.

Vetë Shalsi si nismëtar abstenoi, duke argumentuar se ishte më e rëndësishme që ky ligj të përfundonte efektet e tij dhe një ligj i ri për investimet të bëhej gati deri në fund të këtij viti.

Ligji integral për investimet po premtohet nga qeveria “Rama” prej afro 10 vitesh, një proces që sipas Tabakut ka thyer çdo rekord kohor që mund të marrë hartimi i një legjislacioni./BIRN

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?