Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rezultatet e PISA, ministrja analizon Maturën: Kemi hartuar plan për përmirësim në testimet e ardhshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rezultatet e PISA, ministrja analizon Maturën: Kemi hartuar plan për përmirësim në testimet e ardhshme
AktualitetPolitike

Rezultatet e PISA, ministrja analizon Maturën: Kemi hartuar plan për përmirësim në testimet e ardhshme

Published: January 11, 2024
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, gjatë një konference, ka bërë analizën vjetore të arsimit, pa rezultateve në testimin e PISA 2022, ku rezultoi se aftësitë e 15-vjeçarëve shqiptarë u përkeqësuan.

Ajo u shpreh se dikasteri që ajo drejton ka hartuar një plan me synim përmirësimin e rezultateve në testimet e ardhshme Pisa 2025.

“Ne kemi hartuar një plan me synim përmirësimin e rezultateve në testimin e ardhshëm PISA 2025. Ky plan synon zbatimin e menjëhershëm, nga ky muaj. Përfshin një serë aktivitetesh dhe veprimtarish dhe hapa konkrete që bëjnë bashkë të gjithë aktoret në fushën e arsimit dhe një ndërveprim maksimal i agjencive tona, dhe padyshim fuqizimi i angazhimit mësues-nxënës.

- Publicitet -

E para, ashtu siç kemi analizuar rezultatet e përgjithshme, detyra e parë është analizimi i secilës shkollë pjesëmarrëse në PISA 2022, të angazhimit të stafeve për të identifikuar specifikisht dobësitë specifikime, në zhvillimin më pas të strategjive të përshtatshme për përmirësim.

Trajtimi i mësuesve është një shkallë e rëndësishme, trajnimi është për testimet ndërkombëtare në raport edhe me kuptueshmërinë, edhe me angazhimin por edhe me trajnimin sa u përket dijeve dhe aftësive pedagogjike duhet bërë në vazhdim.

Organizimi i trajnimeve dhe mentorimeve periodike për mësuesit e gjuhës, leximit, matematikës, gjuhës shqipe dhe shkencave do të realizohet nëpërmjet materialeve mbështetëse, të cilat janë duke u hartuar për përmirësimin e mësimdhënies në këto fusha dhe përgatitja e një kornize të detajuar të përmbajtjes së testimeve ndërkombëtare, me qëllim që institucionet arsimore të mundet të integrojnë filozofinë e këtyre testimeve në punën e tyre me nxënësit në mënyrë periodike”, deklaroi ministrja.

Gjatë 4 viteve pas rezultateve të programit PISA 2018, aftësitë e nxënësve 15-vjeçarë në Shqipëri për lëndën e matematikës, leximit dhe shkencës janë përkeqësuar, sipas rezultateve të “PISA 2022” të vendeve të OECD.

Nga rezultatet e Programit të Vlerësimit Ndërkombëtar të Nxënësve “PISA 2022” Shqipëria është renditur në vendin e 62, ndër 80 vendet që kanë marrë pjesë në testim. Në rezultatet e testimit për programin PISA 2018, Shqipëria u pozicionua në vendin e 61.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Komentet e Fundit

  1. shiko foton me kujdes !!! on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  2. Ermal Iliri on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  3. ¿? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Nje mendim on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?