Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rikthehen bastet, Kuvendi miraton të enjten ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rikthehen bastet, Kuvendi miraton të enjten ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit
Lajmi i funditPolitike

Rikthehen bastet, Kuvendi miraton të enjten ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit

Published: November 7, 2023
Shpërndaje

Edhe pse situata në Kuvend është kthyer në një “betejë” të opozitës, pas më shumë se një viti diskutimesh, pritet që të enjten Kuvendi i Shqipërisë të miratojë ndryshimet në ligjin “Për lojërat e fatit”.

Në këtë mënyrë do të formalizohen bastet sportive, por tashmë “online”.

Organizatorët e kategorisë “Baste sportive online” tatohen në masën 25 % të të ardhurave bruto nga loja.

- Publicitet -

Çfarë parashikon projektligji?

Sipas projektligjit, “Çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendas ose të huaj, që kërkon të pajiset me licencë në kategorinë “Baste Sportive Online”, duhet të përmbushë kriteret minimale, siç janë: Të jetë shoqëri aksionare, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, në objektin e veprimtarisë të së cilës të pasqyrohet veprimtaria për lojëra fati në kategorinë “Baste Sportive Online”;  Shuma e kapitalit duhet të jetë jo më pak se 1.2 miliardë lekë; Të deklarojë burimin e kapitalit që do të investohet për ushtrimin e veprimtarisë për kategorinë “Baste Sportive Online”; Subjekti aplikues ose, të paktën, njëri prej aksionarëve të tij të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit në jo më pak se 3 shtete të OECD dhe për jo më pak se 3 vjet si dhe të ketë kapacitetet e duhura financiare, administruese, organizative dhe besueshmërinë e aplikantit për t’u angazhuar me sukses në projekte të tilla.  Ndërkaq, drafti vendos edhe kufizime të shumta sa i takon reklamimit të basteve sportive.

Në 1 janar 2019 qeveria shqiptare mbylli të gjithë kazinotë elektonike dhe bastet sportive në vend, duke i cilësuar si një “plagë sociale” për shoqërinë. Aksioni i para 4 viteve, “Fundi i marrëzisë”, i ka kushtuar ndjeshëm qeverisë, ndërsa preku drejtpërsëdrejti rreth 15 mijë familje që krijonin të ardhura nga ky sektor.

Në atë kohë funksiononin tre kompani mëmë të baseve sportive me afro 4200 pika në të gjithë vendin, të cilat u mbyllën fizikisht. Por mbyllja fizike e tyre, ishte fillimi i lulëzimit të një industrie bastesh informale.

Nga 2019 e deri më tani, bastet sportive janë zhvendosur online dhe funksionojnë në mënyrë informale mijëra faqe, ku çdokush përmes një llogarie të hapur përmes internetit mund të luajë normalisht. Dhe duke parë këtë ecuri, qeveria vendosi të zyrtarizojë këtë edhe një herë, duke formalizuar sërish këtë industri, me qëllim që të vjelë të ardhurat e munguara ndër vite.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?